Iktiol pomade Reviewed by Momizat on . IKTIOL Pomadë – 10% – 20 g (Iktamol) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni IKTIOL Pomadë – 10% – 20 g (Iktamol) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni Rating: 0
You Are Here: Home » I » Iktiol pomade

Iktiol pomade

IKTIOL
Pomadë – 10% – 20 g
(Iktamol)

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Iktiol dhe përse përdoret?
2. Përpara se të merrni Iktiol.
3. Si ta merrni Iktiol?
4. Efekte anësore të mundshme.
5. Si ta ruani Iktiol?
6. Informacion i mëtejshëm.
1. ÇFARË ËSHTË IKTIOL DHE PËRSE PËRDORET?
Iktiol ka veprim antiseptik, antiparazitar dhe keratolitik.
Për përdorim të jashtëm dermatologjik. Iktioli përdoret lokalisht në të gjitha format e
dermatiteve ekzematoze dhe në veçanti në ekzemën kronike,kur ka një trashje të
theksuar të lëkurës dhe deskuamim të theksuar.Iktioli përdoret gjithashtu në psoriaziz
dhe erizipelë.Kjo përgatesë është e përshtatshme për shumicën e rasteve , por ato
kanë kufizimet e tyre për pamjen e papëlqyeshme dhe erën jo të këndshme, si edhe për
faktin se ato nuk mund të përdoren në fytyrë.
2. PËRPARA SE TË MERRNI IKTIOL:
Mos merrni IKTIOL :
- Në qoftë se jeni alergjik nga sulfoiktiolati i amonit ose përbërësit e tjerë të
pomadës .
Tregoni kujdes të veçantë me Iktiol
Iktiol është vetëm për përdorim dermatologjik dhe nuk duhet përdorur në mukoza, sy,
buzë dhe në vrimat e hundës .
Marrja e barnave të tjera:
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose
keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë. Mos harroni të
informoni mjekun tuaj për trajtimin me Iktiol në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër gjatë
trajtimit.
Megjithate ekperienca klinike nuk ka identifikuar një ndërveprim të Iktiol si rezultat i
administrimit lokal ose sistemik të barnave të tjerë njëkohësisht me këtë pomadë.
Marrja e Iktiol me ushqim dhe pije
Nuk ka të dhëna
Shtatzënia
Kërkoni këshillën e farmacistit ose të mjekut përpara se të merrni këtë bar
Nuk ka të dhëna klinike që tregojnë që Iktiol të mos përdoret tek gratë shtatzëna apo
gjatë ushqimit të fëmijëve me gji.
Ushqimi me gji
Nuk dihet akoma nëse pas aplikimit lokal të pomadës me Iktiol mund të jetë gjetur sasi
të lëndës vepruese në qumështin e nënave që kanë perdorur Iktiol.
Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive.
Efekti i këtyre produkteve mjekësore mbi aftësine për të drejtuar automjetin dhe
përdorur makineri është i pa dëmshëm .
3. SI TA MERRNI IKTIOL?
Gjithmone merreni Iktiol sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se nuk jeni i sigurt
kontaktoni me mjekun ose farmacistin. Në qoftë se ndjeni që efektet e Iktiol janë shumë
të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Dozimi:
Për trajtimin e ekzemave kronike të formave të përshkruara më lart rekomandohet
aplikimi i një sasie të mjaftueshme pomade sa për të mbuluar plotësisht vendet e
dëmtuara të lëkurës, çdo 1-3 herë në ditë. Doza që aplikohet varet nga sipërfaqja totale
e dëmtimeve.
Doza mund të ketë nevojë të rritet ose të reduktohet .Mjeku juaj duhet t’ju këshillojë si të
veproni.
Terapia duhet të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur që në momentin e shfaqjes së
simptomave të para.
Në qoftë se keni marrë më shumë Iktiol:
Në qoftë se keni marrë më shumë Iktiol se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se
fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose
të telefononi urgjencen për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet
që duhet të ndërmerren.
Raste mbidozimi nuk njihen sepse përthithja ndërmjet lëkurës është minimale.
Në qoftë se keni harruar të merrni Iktiol:
Në qoftë se harroni një dozë (ose më shumë doza), merrni dozën në vazhdim kur të jetë
koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë (ose më të lartë) për të plotësuar dozën (dozat) e
harruar(a).
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË IKTIOL:
Si të gjithë barnat e tjera, Iktiol mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo
çdokush i manifeston.
Pjesa më e madhe e efekteve anësore janë të lidhura me dozën dhe zhduken kur doza
reduktohet ose trajtimi ndërpritet. Disa efekte anësore mund të ndodhin në fillim të
trajtimit dhe zhduken në mënyrë spontane me vazhdimin e mjekimit.
Efektet e padëshiruara që mund të shfaqen janë :
- Irritim
- rritje e ndjeshmërisë së lekurës.
Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë së vëreni efekte
anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmeroni mjekun ose
farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI IKTIOL?
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Iktiol pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani mbi 25°C
Ruajeni ne paketimin original per ta mbrojtur nga drita.
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban IKTIOL?
Lënda vepruese është iktamol (sulfoiktiolat amoni)
1 g pomadë Iktiol përmban 100 mg iktamol .
Përbërësit e tjerë janë: vazelinë, vaj vazeline.
Përmbajtja e paketimit
Kuti me 1 tub, 20 g.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim (MAT) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel.: 00355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Mars 2012.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top