IMIPRAMINE 25 mg Profarma Reviewed by Momizat on . IMIPRAMINE  25 mg tabletë ( drazhe) FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin IMIPRAMINE  25 mg tabletë ( drazhe) FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin Rating: 0
You Are Here: Home » I » IMIPRAMINE 25 mg Profarma

IMIPRAMINE 25 mg Profarma

IMIPRAMINE  25 mg

imipramine 25mg

tabletë ( drazhe)

FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përseri.
  • Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund ti dëmtojë ata edhe pse mund të kenë të njejtat simptoma me ju.
  • Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletëudhëzues:

  1. Çfarë është Imipramine 25mg dhe për çfarë përdoret
  2. Përpara se të merrni Imipramine 25mg
  3. Si ta merrni Imipramine 25mg
  4. Efekte anësore të mundshme
  5. Si ta ruani Imipramine 25mg
  6. Informacion i mëtejshëm

ÇFARË ËSHTË IMIPRAMINE  25 MG DHE PËRSE PËRDORET
Imipramina, një antidepresiv triciklik, nga ana e strukturës kimike ështe e ngjashme me fenotiazinat që janë barna antipsikotike.
Imipramina, sikurse edhe antidepresivët e tjerë triciklikë, ushtron 3 veprime farmakologjike themelore: bllokon pompën aminike, vepron si qetësuese dhe si antikolinergjike periferike e qendrore.
Antidepresivët triciklikë frenojnë rikapjen e noradrenalinës ose të serotoninës (5 — hidroksitriptamina) në neuronin presimpatik, ndryshe nga fenotiazinat, të cilat veprojnë në receptorët e dopaminës.
Antidepresivët triciklikë përthithen mirë nga aparati tretës.
Përqëndrimet maksimale ne serum shfaqen brenda 2 deri 4 orësh; ata i nënshtrohen një efekti të theksuar të kalimit të parë (metabolizmit në mëlçi).
Këta antidepresivë lidhen fort me proteinat plazmatike (>90%), janë të tretshëm në yndyrna dhe shpërndahen mirë në inde, përfshirë edhe sistemin nervor qendror.
Antidepresivët triciklikë metabolohen në mëlçi, ku ndodhe çmetilimi, hidroksilimi dhe glukuronimi; ky proçes ndryshon për çdo të sëmurë; metoboliti i ndërmjetëm veprues i imipraminë është desipramina.
Për shkak të gjysmëjetës biologjike të gjatë mund të përdoret vetëm një dozë ditore.
Mund të nevojiten 2 deri në 4 javë që të arrihet përgjigja maksimale klinike.

Imipramine 25 mg  Tabletë ( Drazhe ) përdoret në :

  • Gjendje depresive me etiologji dhe simptomatologji të ndryshme, përfshirë dhe format e maskuara:
  • depresion endogjen (unipolar, bipolar, depresion involutiv):
  • depresion somatogjen (organik, simptomatik), depresion psikogjen (neurotik, reaktiv, depresion i shoqëruar me çrregullime të personalitetit):
  • çrregullime depresive të gjendjes shpirtërore, me natyrë reaktive, neurotike ose psikopatike, përfshirë edhe barasvlerësit e tyre somatikë:
  • sindroma depresive në moshën e parapleqërisë ose të pleqërisë, të shoqëruara ndoshta me hipokondriazë, si edhe me mungesën e kontrollit emocional;
  • sindroma depresive për shkak të arterosklerozës,  aksidenteve cerebrovaskulare, gjendje kronike me dhembje dhe alkoolizëm;
  • frikë e natës (pavor noctumus):
  • enurezë e natës (nga mosha 5 vjeç e lart dhe kur përjashtohet patologjia organike).

2. PËRPARA SE TË MERRNI IMIPRAMINE 25MG

Mos merrni Imipramine 25 mg:

  • Në qoftë se jeni i ndjeshëm (alergjik) ndaj klorhidratit të imipraminës ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të Imipramine 25 mg;
  • Mbindjeshmëri ndaj antidepresivëve të tjerë triciklikë;
  • fazë akute e infarktit të miokardit.

Tregoni kujdes të veçantë me Imipramine  25 mg
Pyesni mjekun tuaj përpara se të merrni Imipramine 25 mg.
Kombinimi i imipraminës me frenuesit e monoaminoksidazës (IMAO) mundësisht duhet shmangur.
Ky kombinim mund të përdoret vetëm në të sëmurë të përzgjedhur, që vuajnë nga depresioni refraktar dhe vetëm në kushte spitalore.
Në raste të tilla mjekimi me imipraminë, me një dozë të individualizuar duhet filluar para ose të paktën njëherësh me IMAO, me qëllim që të mënjanohen ndërveprimet potenciale të fuqishme. si: hiperaktiviteti, kriza hipertensive, hiperpireksia, konvulsionet spastike, koma.
Kujdes i posaçëm duhet treguar kur imipramina përdoret në të sëmurët me insufiçiencë  kardiake, bllok atrioventrikular (gradët I deri III) dhe aritmi.
Kujdes duhet treguar edhe në të semurët me çrregullime kardiovaskulare, sidomos në ata me të dhëna për çrregullime të përçimit, si edhe në të moshuarit.
Në raste të tilla duhet të mbikqyret funksioni kardiovaskular dhe për këtë qëllim këshillohet ekzaminimi me EKG.
Me qëllim që të mënjanohen efektet e mundshme kardiotoksike, në fëmijët nuk duhet tejkaluar një dozë ditore e imipraminës prej 2,5 mg/kg peshë.
lmipramina duhet përdorur me kujdes edhe në rastet e mëposhtme: glaukomë me kënd të ngushtë, çrregullime të urinimit (p.sh. në sëmundjet e prostatës), në pragun e ulët konvulsiv (p.sh. për shkak të dëmtimeve të trurit me etiologji të ndryshme, epilepsi, alkoolizëm), sëmundje të mëlçisë ose të veshkave, tumore të pjesës medulare të gjëndrave mbiveshkore (p.sh. feokremocitomë, neuroblastomë), ku bari mund të shkaktojë kriza hipertensive.
Shumë të sëmurëve me gjendje paniku mund tu shfaqet një ankth i theksuar në fillim të mjekimit me antidepresivë triciklikë.
Kjo rritje fillestare paradoksale e ankthit është më e theksuar gjatë ditëve të para të mjekimit dhe në përgjithësi qetësohet brenda dy javësh.
Në të sëmurët skizofrenikë që marrin antidepresivë triciklikë nganjëherë vihet re aktivimi i psikozës.
Përpara fillimit të mjekimit me imipraminë këshillohet kontrolli i presionit të gjakut, sepse në të sëmurët me hipotension postural ose me presion të lëvizshëm gjaku mund të ndodhë një ulje e tij.
Kujdes duhet treguar në të sëmurët me hipertiroidizëm ose në të sëmurët që marrin përgatesa të tiroidës, për shkak të mundësisë së shfaqjes së efekteve kardiake të padëshirueshme.
Në personat me sëmundje të mëlçisë këshillohet që të kryhen analiza periodike të enzimave të mëlçisë.
Në raste të rralla është shfaqur agranulocitozë, çka dikton nevojën e kontrollit periodik të hemoleukogramës  gjatë mjekimit me imipraminë, sidomos kur shfaqen ethe, angina ose simptoma të tjera të gripit.
Imipramina mund t’i dëmtojë aftësitë e të sëmurit për të drejtuar automjetin ose për të punuar me makineri.
Duhet mënjanuar ndërprerja e menjëherëshme e mjekimit.
Përdorimi immipraminës si terapi antidepresive nuk e përjashton mundësinë e një mjekimi të kombinuar me neuroleptikë, hipnotikë ose trankuilizues të vegjël.
Në rastet kur depresioni kalon në një fazë maniakale, mjekimi me imipraminë duhet ndërprerë.
Bari duhet përdorur me kujdes në shtatzëni, sidomos gjatë tremujorit të parë.
Meqenëse lënda vepruese jashtëqitet edhe me qumështin e nënës, kjo gjë dikton ushqimin artificial të fëmijës ose ndërprerjen e mjekimit.

Marrja e barnave të tjera:
Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Imipramine 25 mg.
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë.
Mos harroni të informoni mjekun tuaj për trajtimin me Imipramine  25 mg në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër gjatë trajtimit.

Është veçanërisht e rëndësishme që mjeku juaj të jetë në dijeni të faktit që ju jeni trajtuar me:

  • Karbamazepine mund t’i ulë nivelet e imipraminës, kurse kjo e fundit mund t’i rrisë nivelet e karbamazepinës.
  • Cimetidine dhe fluoksetina mund t’i rrisin nivelet në gjak si edhe efektin e imipraminës.
  • Përdorimi i njëkohëshëm i imipraminës dhe i klonidinës mund të shkaktojë krizë hipertensive.
  • Efektet e deprimuesve të sistemit nervor qëndror dhe të imipraminës mund të jene aditive.
  • Kombinimi i imipraminës me frenuesit e monoaminoksidazës (IMAO) mund të shkaktojë kriza hiperpitetike, konvulsione të rënda dhe madje edhe vdekje.
  • Veprimi antikoagulues i dikumarolit mund të rritet nga imipramina, kurse veprimi hipotensiv i guanetidinës mund të frenohet.

Shtatzania
Kërkoni këshillën e farmacistit ose të mjekut përpara se të merrni këtë bar.
Këshillohet mënjanimi i përdorimit të Imipramine 25 mg  gjatë shtatëzanisë.
Imipramine 25 mg nuk duhet të përdoret gjatë tremujorit të parë të periudhës së shtatzanisë vetem në qoftë se mjeku e sheh të nevojshme dhe matet faktori rrisk /benefit.
Prandaj, gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të përdorni lmipramine 25 mg gjatë shtatzanisë.

Ushqimi me gji
Imipramine 25mg  kalon në qumështin e gjirit dhe prandaj nuk duhet të përdoret gjate ushqimit të foshnjes me gji.

Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive
Imipramine 25 mg mund të shkaktojë marrje mendësh,  turbullim të të parit dhe hipotension postural, çka mund t’i dëmtojë aftësitë e të sëmurit për të drejtuar automjetin ose për të punuar me makineri.

3. SI TA MERRNI IMIPRAMINE 25 MG
Gjithmonë merreni Imipramine 25 mg sipas këshillës së mjekut.
Në qoftë se nuk jeni i sigurt kontaktoni me mjekun ose farmacistin.
Në qoftë se ndjeni që efektet e Imipramine 25 mg janë shumë të forta ose shumë të dobëta flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Tabletat duhet të gëlltiten me të paktën gjysëm gotë ujë.

Tabletat e lmipramine disponohen në formdozën : 25 mg.
Doza e imipraminës duhet përcaktuar në mënyrë individuale dhe duhet përshtatur në përputhje me gjendjen e të sëmurit.
Në parim,duhen bërë përpjekje që të arrihet një efekt optimal, me një dozë mundësisht sa më të vogël sidomos gjatë mjekimit të të semurëve të moshuar ose në depresionet e adoleshentëve, me paqëndrueshmëri të sistemit nervor autonom, sepse këta dy kategori të sëmurësh reagojnë më intensivisht ndaj imipraminës, sesa ata të moshës së ndërmjetme.
Tabletat duhen gëlltitur  të plota.

Për të rriturit:
Mjekimi ambulator fillohet me 25 – 75 mg në ditë dhe pastaj doza rritet gradualisht deri në një dozë ditore prej 150 — 200 mg në ditë, dozë që arrihet në fundin e javës së parë; kjo dozë vazhdohet derisa të arrihet një përmirësim klinik i dukshëm.
Doza mbajtese duhet përcaktuar me kujdes, në mënyrë individuale, duke e ulur deri në 50 —100 mg në ditë.

Për fëmijët:
Mjekimi fillohet me 12.5 mg në ditë dhe doza gjatë 10 ditëve rritet me 25 mg në ditë për fëmijët 5 – 8 vjeç, 25- 50 mg në ditë për ata 9-14 vjeç dhe 50-75 mg në ditë për ata mbi 14 vjeç.

Enureza e natës (vetëm për fëmijët mbi 5 vjeç):
Doza fillestare është 12.5-25 mg; për fëmijët 5-8 vjeç; 25 — 50 mg për fëmijët 9-12 vjeç dhe 25 – 75 mg për fëmijët mbi 12 vjeç; dozat më të larta përdoren vetëm në rastet kur përgjigja e fëmijëve është e pakënaqshme pas një javë mjekimi.
Drazhetë duhet të jepen si një dozë e vetme, pas ngrënies së darkës; në fëmijët me enurezë në fillim të natës, një pjesë e dozës së caktuar, duhet të jepet në ora 16.
Sapo të arrihet përgjigja e dëshiruar, mjekimi duhet vazhduar me doza që vijnë gradualisht duke u ulur për 1 – 3 muaj.

Të moshuarit.
Mjekimi fillohet me 12.5 mg në ditë; doza rritet gradualisht den në nje nivel optimal 25 — 50 mg në ditë; ky nivel arrihet afërsisht pas 10 ditësh; me këtë dozë optimale vazhdohet deri në fund të mjekimit.

Krizat e panikut:
Në fillim përdoren 12.5 mg mundësisht e kombinuar me një benzodiazepinë.
Në varësi se si tolerohet mjekimi, doza rritet derisa të arrihet përgjigja e dëshiruar , ndërkohë që doza e benzodiazepinës ulet gradualisht.
Doza ditore e duhur luhatet shumë nga i sëmuri në të sëmurë dhe është midis 75 dhe 150 mg.
Në rast nevoje kjo dozë mund të rritet deri në 200 mg.
Këshillohet që mjekimi të mos ndërpritet para 6 muajsh dhe gjatë kësaj kohe doza mbajtëse të ulet gradualisht.
Megjithatë doza mund të ketë nevojë për tu rritur ose për tu ulur.
Mjeku juaj do t’ju këshillojë në përputhje me rrethanat.

Në qoftë se keni marrë më shumë Imipramine 25 mg:

Në qoftë se keni marrë më shumë Imipramine 25 mg se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren.
Nuk duhet të merret për një kohë të gjatë lmipramine 25 mg sepse shfaqet vartësi ndaj ndaj këtij bari.

Në qoftë se keni harruar të merrni Imipramine 25 mg:
Në qoftë se harroni një dozë (ose me shumë doza), merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë (ose më të lartë) për të plotësuar dozën (dozat) e harruar(a).
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

4. EFEKTEANESORE TË MUNDSHME TË IMIPRAMINE 25 MG
Si të gjithë barnat e tjera, Imipramine 25 mg mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush i manifeston.
Ndonjëherë ato janë serioze ndonjëherë jo .
Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore.
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.

Efektet e padëshirueshme më të shpeshta janë:

Imipramina,  në fillim të mjekimit, ashtu sikurse edhe antidepresivët e tjerë triciklikë mund të japë reaksione antikolinergjike, si:

  • djersitje, tharje të gojës, dridhje të lehtë, marrje mendsh, turbullim të të parit, çrregullime të urinimit si edhe hipotension postural.
  • Mund të shfaqen edhe reaksione alergjike në lëkurë.
  • Nganjëherë, zakonisht, si rezultat i përdorimit të dozave të larta, mund të shfaqen çrregullime të përçimit kardiak, aritmi kardiake, pagjumësi, gjendje konfuzionale kalimtare dhe një shtim i ankthit.
  • Në raste të rralla janë konstatuar çrregullime të funksiont të mëlçisë, hiperpireksi, zhurmë në veshë, rritje e gjendrave mamare, galaktorre, renie flokësh dhe konvulsione.
  • Në rast se mjekimi ndërpritet menjëherë mund të shfaqen të përziera, të vjella, dhembje koke, nervozizern dhe ankth.
  • Në qoftë se efektet e mësipërme të padëshirueshme zhduken vetvetiu, atëherë doza e barit duhet ulur ose duhet përdorur një mjekim shtesë i përshtatshëm.

Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. SI TA RUANI IMIPRAMINE 25 MG
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Imipramine 25 mg pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani mbi 25°C.
Ruajeni në paketimin original për ta mbrojtur nga drita.

6. INFORMACON I MËTEJSHËM

Çfarë përmban Imipramine  25 mg tablete ( drazhe ).

Lënda vepruese është:Klorhidrat i Imipraminës.

Çdo tabletë ( drazhe) përmban 25 mg klorhidrat imipramine .

Përbërësit e tjerë janë: amidon , laktoze , xhelatine,stearat magnezi , masë drazhifikuese.

Përmbajtja e paketimit
Format e paketimit:

kuti me 30 tableta ( drazhe);

kuti me 60 tableta ( drazhe);                                                                                                    PROFARMA

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top