Imodium Reviewed by Momizat on . Imodium Kapsula PËR ÇFARË PËRDORET IMODIUM ? Në diarre, IMODIUM bënë feçet më të ngurta dhe më të rralla. Ju mund të merrni IMODIUM  për diarretë  e papritura ( Imodium Kapsula PËR ÇFARË PËRDORET IMODIUM ? Në diarre, IMODIUM bënë feçet më të ngurta dhe më të rralla. Ju mund të merrni IMODIUM  për diarretë  e papritura ( Rating: 0
You Are Here: Home » I » Imodium

Imodium

Imodium

imodium

Kapsula

PËR ÇFARË PËRDORET IMODIUM ?
Në diarre, IMODIUM bënë feçet më të ngurta dhe më të rralla.
Ju mund të merrni IMODIUM  për diarretë  e papritura (akute) ose për diarretë që zgjasin në kohë (kronike).
Juve mund t’iu jepet IMODIUM dhe nëse  keni pjesë të zorrëve tuaja të hequra,  përderisa kjo shpesh shkakton diarre.

KUR NUK DUHET PËRDORUR IMODIUM

Imodium nuk përdoret në fëmijët nën moshën 2 vjeç.

Mos e përdorni Imodium:

  • nëse keni hemorragji në feçet ose kur keni temperaturë të lartë;
  • nëse keni inflamacion në zorrën e trashë, (p.sh., kolit ulçeroz ose kolit pseudomembranor, si rezultat i përdorimit të antibiotikëve);
  • nëse mjeku juaj ju ka treguar se keni një sëmundje ku ngadalsimi i zorrëve duhet shmangur, ju nuk duhet të përdomi IMODIUM. Për shembull, nëse jeni kaps ose e keni barkun e fryrë.
  • kur ju e dini që keni mbindjeshmeri (alergji) ndaj loperamid hidroklorid ose ndaj përbërësve  të barit.

Në qoftë se keni dyshime, pyesni mjekun ose farmacistin.

ÇFARË PËRKUJDESJESH TË VEÇANTA DUHET TË KENI PARASYSH?

  • Ndonëse Imodium e ndërpret  heqjen e barkut, ai nuk e mjekon shkakun e saj. Aty ku është e mundur, duhet mjekuar edhe shkaku i heqjes së barkut.
  • Kur keni heqje barku, ju do të humbni edhe lëngje. Prandaj duhet ti zëvendësoni lëngjet e humbura, duke pirë sasi të madhe lëngjesh. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët e vegjël. Farmacisti juaj do t’iu japë një pluhur të posaçëm, cili përmban sheqer dhe kripëra. Kur pluhuri  tretet në ujë dhe lëngu që përfitohet pihet, ai i zëvendëson kripërat që ju keni humbur gjatë heqjes se barkut. Tretësira është e përshtatshme sidomos për fëmijët.
  • Në një krizë akute (të menjëhershme) të heqjes se barkut, Imodium zakonisht i ndërpret simptomat brenda 48 orësh. Në qoftë se kjo nuk ndodh, ndërpriteni marrjen e këtij bari dhe kontaktoni me mjekun tuaj.
  • Nëse keni AIDS dhe jeni duke u trajtuar për diarre me IMODIUM, nëse keni ndonjë shenjë të enjtjes se barkut ose fryerje; ndaloni  menjëherë marrjen e MODIUM dhe tregojini mjekut.

Fëmijët
IMODIUM nuk mund tu jepet fëmijëve nën moshën 2 vjeç dhe mund t’ju jepet fëmijëve nën moshën 6 vjeç vetëm në qoftë se e ka këshilluar mjeku.

Shtatzania
Në qoftë se, jeni shtatzënë ose mendoni se mund të jeni, ju duhet,të informoni mjekun tuaj, i cili do të vendos nëse ju mund të përdorni  IMODIUM.

Ushqyerja e fëmijëve me gji
Nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji, këshillohet që të mos përdorni IMODIUM, sepse sasi të vogla të IMODIUM kalojnë në qumështin e gjirit.

Drejtimi i automjetit ose puna me makineri
Lodhja, marramendje, ose përgjumja mund të shfaqen kur keni diarre.
Prandaj, është e këshillueshme të tregoni kujdes kur ngisni makinën ose  punoni me makineri.

Barnat e tjerë
Informoni mjekun tuaj ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë se fundmi barna te tjera.
Kjo përfshinë dhe barnat e marra pa përshkrimin nga mjeku ose barnat  bimore.

Në veçanti, informoni mjekun ose farmacistin tuaj nëse jeni duke marrë ndonjë nga barnat e mëposhtme:

  • ritonavir (i përdorur për trajtimin e HIV);
  • quinidine (përdorur për trajtimin e ritmit jonoramal të zemrës);
  • desmopresin nga goja (përdorur për trajtimin e urinimit të tepruar);
  • itraconazole ose ketoconazole (përdorur për trajtimin e infeksioneve fungale);
  • gemfibrozil (përdorur për të ulur kolesterolin).

Çrregullimi i funksonit të mëlçisë
Tregojini mjekut tuaj nëse keni çrregullime të mëlçisë; juve mund t’u nevojitet mbikqyrje e kujdesshme mjekësore kur përdorni lMODIUM.

DOZIMI DHE MËNYRA E PËRDORIMIT
Doza e IMODIUM që ju duhet të përdorni varet nga mosha dhe nga tipi i diarresë.
Imodium është një bar në trajtë kapsulash, që merren nga goja.
Ju mund ta merrni IMODIUM në çdo kohë të ditës.
Kapsulat duhet të merren të shoqëruara me lëngje.

Kapsulat

Të rriturit (përfshirë të moshuarit)

  • për nje krizë akute heqje barku, merrni 2 kapsula njëherësh e pastaj merrni nga 1 kapsulë, pas çdo heqje barku. Në qoftë se keni feçe të forta ose për 24 orët që vijojnë nuk keni më heqje barku, ju nuk duhet të përdorni më kapsula.
  • për diarretë që zgjasin në kohë (kronike), doza e duhur duhet të jepet me konsuitimin e mjekut tuaj.

Por: Mos merrni më shumë se 8 kapsula në 24 orë!

Fëmijët mbi 6 vjeç

  • për heqjen akute heqje barku, merrni 1 kapsulë e pastaj merrni nga 1 kapsulë, pas çdo heqje barku. Në qoftë se keni feçe të forta ose për 24 orët që vijojnë nuk keni më heqje barku, ju nuk duhet të përdorni më kapsula.
  • për diarretë që zgjasin në kohë (kronike), doza e duhur duhet të jepet me konsultimin e mjekut tuaj.

Por: asnjëherë mos merrni më shumë se doza maksimale ditore e këshilluar dhe për kilogramë peshë trupore të fëmijës suaj!

Pesha e fëmijës në (kg) Numri maksimal i kapsulave IMODIUM në ditë
Nga 14 kg Asnjëherë më shumë se 2
Nga 20 kg Asnjëherë më shumë se 3
Nga 27 kg Asnjëherë më shumë se 4
Nga 34 kg Asnjëherë më shumë se 5
Nga 40 kg Asnjëherë më shumë se 6
Nga 47 kg Asnjëherë më shumë se 7
Nga 54 kg Asnjëherë më shumë se 8

Ndërpritni përdorimin e IMODIUM kur feçet bëhen normale ose kur nuk keni pasur heqje barku për 12 orë.
Në qoftë se keni dyshime pyetni mjekun tuaj ose farmacistin për këshilla.

EFEKTET E PADËSHIRUARA
Ashtu si të gjitha barnat e tjera, dhe IMODIUM mund të shkaktoj efekte anësore, megjithëse jo të gjithë njerëzit mund të provojnë këto efekte anësore gjatë përdorimit të barit.

Ndaloni përdorimin e IMODIUM dhe tregojini menjëherë mjekut tuaj nëse vini re ose dyshoni për efektet e mëposhtme. Juve mund t’ju nevojitet trajtim urgjent mjekësor.

  • Ënjtje e papritur e fytyrës, buzëve ose fytit, frymëmarrje të shpeshta, njolla të kuqe në lëkurë (gjithashtu të njohura si urtikarie), irritim të rëndë në lëkurë, skuqje ose skuama në lëkurë. Këto mund të jenë shenja të mbindjeshmërisë së rëndë ose reaksioneve alergjike.
  • Ndjenjë lodhje ekstreme, pamundësi për të lëvizur në mënyrë të kordinuar, humbje të ndërgjegjes.
  • Dhimbje të rënda në stomak, fryrje të stomakut ose mufatje, ose temperaturë e cila mund të jetë si pasojë e bllokimit të zorrës se trashë.

Informoni mjekun nëse ju vini re ndonjë nga efektet e mëposhtme gjatë përdorimit të IMODIUM:

  • Tharje të gojës, ndjenjë djegie ose pickimi në gjuhë *, Dispepsi(keqtretje), Dhimbje, të stomakut,parehati ose fryrje (gazra),Të përziera (ndihesh jo mirë), Të vjella, Gazra (fryrje), konstipacion (kapsllëk).
  • Dhimbje koke, Marramendje, Ndjenjë lodhje.
  • Njolla në trup .
  • Mbajtje të urinës (vështirësi për të urinuar).
  • Miosis (ngushtim të bebes së syrit).

*vetëm tabletat që shkrihen në gojë
Nëse ndonjë nga këto efekte anësore bëhet serioz, ose vini re ndonjë efekt tjeter anësor që nuk është listuar në këtë fletë udhëzuese, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin tuaj.

MBIDOZIMI
Në qoftë se keni marre sasi të madhe IMODIUM,  telefononi mjekut tuaj, veçanërisht nëse ju keni simptomat  e mëposhtme:
shtangëti muskulore, lëvizje të pakordinuara, përgjumje, vështirësi në urimin ose frymëmarrje të dobët.
Fëmijët reagojnë më shumë ndaj sasive të mëdha të IMODIUM, krahasuar me të rriturit.
Në qoftë se një fëmijë merr dozë të lartë IMODIUM  ose i shfaqen simptomat e mësipërme, telefononi menjëherë mjekun.

Informacion për mjekun në rast mbidozimi
Injektoni nalokson.
Në rast nevoje përsëriteni injektimin e naloksonit  pas 1-3 orësh.
Nevojitet një mbikqyrje mjekësore të paktën 48 orë.

SI DUHET RUAJTUR IMODIUM
Ky bar mund të ruhet vetem për një periudhë  të kufizuar kohe.
Mos e përdorni Imodium pas datës (muaji dhe Viti) së shënuar pas “EXP”, madje edhe kur është ruajtur ashtu siç duhet.
Këshillohet që barnat e vjetëra ti ktheni tek farmacisti.

ÇFARË PËRMBAN IMODIUM?
IMODIUM përdoret për mjekimin e diarresë.
Lënda vepruese e Imodium është loperamide.

Kapsulat e IMODIUM
Një kapsulë përmban 2 miligram hidroklorid loperamid.
Kapsula përmban edhe laktozë monohldrat amidon misri, talk dhe stearat magnezi.
Vetë kapsula përbëhet prej oksidi të verdhë hekuri, oksidi të zi hekuri, indogotine disufonat natriumi, eritrozin natriumi, dioksid titanium dhe xhelatine.

Mbajtësi i regjistrimit
Janssen-Cilag, AG, Zvicër

Prodhuesit:
Janssen Pharmaceutica N.V., Belgjikë
Janssen-Cilag SA; Val de Reuil, Francë

Rishikimi i fundit i fletëudhëzuesit.16 Dhjetor 2010
Për çdo informacion mbi këtë produkt mjekësor, ju Iutem kontaktoni mjekun, farmacistin ose përfaqësuesit lokal të mbajtësit të liçensës se produktit.

Çfarë duhet të dini për barnat ..
Gjithmonë njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në se ju përdorni barna të tjerë, sepse disa prej tyre nuk mund të merren së bashku.

Është e rëndësishme që ju të përdorni barnat në mënyrë korrekte: Prandaj ju duhet:
- Të lexoni me kujdes të gjithë fletë-udhëzuesen;
- Të përdorni barin vetëm për qëllimin për të cilin është dhënë bari;
- Të përdorni barin vetëm në sasinë e këshilluar;
- Të përdorni barin vetëm për kohën e këshilluar;

Mbajini barnat larg fëmijëve.
Mos lejoni kurrë që të tjeret ti përdorin barnat  e këshilluar për ju dhe kurrë mos përdorni barnat e këshilluara për të tjerët.
Ruajini barnat në paketimin origjinal dhe në vend të thatë (p.Sh: asnjëherë ne banjë!):
Bëjeni rregull që t’t ktheni barnat e papërdorura tek farmacisti juaj.
Nëse dikush merr një mbidozë bari, njoftoni menjëherë mjekun ose qendrën kundër helmimeve.

Tags: , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top