Indometacine 100mg Reviewed by Momizat on . INDOMETACINE Suposte - 100 mg (Indometacine ) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit. • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund INDOMETACINE Suposte - 100 mg (Indometacine ) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit. • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund Rating: 0
You Are Here: Home » I » Indometacine 100mg

Indometacine 100mg

INDOMETACINE
Suposte – 100 mg
(Indometacine )

indometacinë

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
• Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
• Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
• Ky bar është përshkruar për ju. Mos ja rekomandoni personave të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
• Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet ose në qoftë se vëreni ndonjë
efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun
ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues do të lexoni:
1. Çfarë është Indometacine dhe për çfarë përdoret
2. Përpara se të merrni Indometacine
3. Si të merrni Indometacine
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si të ruani Indometacine
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARЁ ЁSHTЁ INDOMETACINE DHE PЁR ÇFARЁ PЁRDORET
Indometacina bën pjesë në grupin e medikamenteve të quajtur antiinflamator jo steroidë (NSAID). Këto
medikamente janë qetësues të dhimbjeve të cilët reduktojnë enjtjen. Indometacine suposte mund të
përdoren për:
• sëmundjet inflamatore të kyçeve ose indeve rrethuese si: artriti reumatoid, osteoartriti dhe
sëmundja degjenerative e artikulacionit kokso-femoral,
• deformimin dhe shtangësinë e shtyllës kurrizore (ankilozë, spondilit),
• dhimbjet muskulare, dhimbjet e fundit të shpinës dhe dhimbjet që vijnë nga kockat
• dhimbjet periodike
• gutë
Mjeku juaj mund t´ju ketë dhënë Indometacine për një qëllim tjetër. Pyesni mjekun tuaj në qoftë
se doni të dini pse ju është dhënë Indometacine.
2. PЁRPARA SE TЁ MERRNI INDOMETACINE
Mos merrni Indometacine në qoftë se:
♦ keni pësuar një reaksion alergjik prej Indometacinës ose ndonjë prej përbërësve të
supostit;
♦ keni kaluar atake të astmës ose nëse keni pësuar një reaksion alergjik të lëkurës,
enjtje, sidomos të fytit ose rashe kutane gjatë kohës që merrni aspirinë ose
antiinflamatorë të tjerë jo steroidë (NSAID),
♦ vuani nga hemorroidet, inflamacionet ose gjakrrjedhje të fundit të shpinës,
♦ vuani ose keni vuajtur më parë nga ulçerat e stomakut ose nga gjakrrjedhje të
sistemit tretës,
♦ keni sëmundje të rënda të mushkërive, të veshkave ose të zemrës
♦ vuani nga polipet nazale,
♦ jeni në tre mujorin e fundit të shtatzanisë.
♦ jeni duke i dhënë supostet një fëmije nën moshën 12 vjeç
Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjendjet e përmendura më sipër, mos merrni
Indometacine suposte, konsultohuni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e dhëna prej tij.
Tregoni kujdes të veçantë me Indometacine
Njoftoni mjekun tuaj në rast se:
♦ keni shqetësime gjakrrjerdhjeje ose probleme mpiksjeje të gjakut
vuani nga një shqetësim psikiatrik, epilepsi ose parkinsonizëm,
♦ keni probleme me veshkat,
♦ keni një infeksion (të trajtuar ose jo) ose nëse merrni vaksina,
♦ vuani nga gjendje të mushkërive ose të zemrës që shkaktojnë retension të lëngjeve ose
presion të lartë të gjakut,
♦ vuani nga astma,
♦ vuani nga ndonjë sëmundje e zorrëve si sëmundja e Krohn ose nga kolitet ulçerative,
♦ keni lupus eritematoz sistemik (SLE) ose ndonje çrregullim tjetër indor të lidhur me të
mëparshmit,
♦ jeni të detyruar të kryeni një operacion.
Shtatzania
Indometacine suposte mund të vështirësojnë ngeljen shtatzanë. Njoftoni mjekun ose farmacistin
tuaj në qoftë se jeni shtatzanë, po planifikoni të ngeleni shtatzanë ose nëse keni vështirësi në
ngeljen shtatzanë. Nëse jeni shtatzanë konsultohuni me mjekun ose me farmacistin tuaj përpara
se të përdorni këtë bar.
Ushqimi me gji
Nëse ushqeni me gji fëmijën tuaj duhet të konsultoheni me mjekun ose me farmacistin tuaj
përpara përdorimit të barit.
Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive
Gjatë përdorimit të Indometacine suposte ju mund të ndjeni përgjumje, enjtje ose prekje të
shikimit duke shkaktuar turbullirë. Për këto arsye nuk sugjerohet drejtimi i makinës dhe përdorimi
i makinerive nën efektin e këtij medikamenti.
Marrja e barnave të tjera
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qofte se jeni duke marrë ose keni marrë së fundmi barna
të tjera,qoftë edhe ato pa recetë sepse:
Kur indometacina përdoret së bashku me etanolin, alendronatin, glukokortikoidet, salicilatet ose
antiinflamatorë të tjerë rritet rreziku i toksicitetit gastrointestinal.
Mund të vërehen efekte aditive kur jepet së bashku me antiagregantë trombocitarë,
antikoagulantë ose tromboliltikë.
Marrja e njëkohshme me cidofovirin kundërindikohet për shkak të rritjes së nefrotoksicitetit.
Indometacina rrit përqëndrimin plazmatik të aminozidikëve tek të porsalindurit prematurë.
Indometacina mund të rritë përqëndrimin plazmatik të litiumit dhe digoksinës.
Përqëndrimet plazmatike të indometacinës rriten kur kur jepet së bashku me probenecidin.
Indometacina mund të potencojë nefrotoksicitetin e ciklosporinës.
Përdorimi i njëkohshëm me diuretikët (kryesisht triamterenin) mund të shtojë nefrotoksicitetin.
Indometacina mund të potencojë efektin hipoglicemiant të antidiabetikëve.
Mund të reduktojë efektin hipotensiv të frenuesve të enzimës angiokonvertazë.
Antiinflamatorët jo steroidë reduktojnë eleminimin renal të metotreksatit.
Mund të reduktojë efektin e beta-bllokuesve.
3. SI TЁ MERRNI INDOMETACINE
Ndiqni gjithmonë këshillat e mjekut tuaj në lidhje me dozat Indometacine që duhet të merrni dhe
shikoni gjithnjë instruksionet e përshkruara në etiketën e barit. Dozat e zakonshme përshkruhen
më poshtë:
Indikime dozimi:
Të rriturit: Një supost merret në rrugë rektale në darkë dhe përsëritet ky veprim në rastet kur
është e nevojshme edhe në mëngjes.
Të Moshuarit: Mjeku juaj mund të përshkruajë një dozë të ndryshme për ju dhe të monitorojë
progresin tuaj nga afër.
Fëmijët: Nuk rekomandohet.
Këto suposte duhet të përdoren sipas instruksioneve dhe duhet të merren në rrugë rektale. NUK
duhet të gëlltiten.
Doza e zakonshme ditore ne rastin e Indometacine suposte është 75-150 mg, e cila jepet në
rrugë rektale.
Në qoftë se keni marrë më shumë Indometacine:
Mos merrni më shumë Indometacine suposte sesa rekomandimi i mjekut tuaj.Nëse ju keni marrë
një dozë më të madhe sesa e përcaktuara, ose nëse fëmija juaj ka gëlltitur një supost, drejtohuni
në spitalin më të afërt ose flisni urgjentisht me mjekun tuaj. Nëse keni marrë mbidozë mund të
keni shenja të tilla si: dhimbje koke, ndjesinë e të qënit sëmurë, dhimbje të stomakut ose
gjakrrjedhje, përgjumje, enjtje, zhurmë në vesh ose dobësi.
Në qoftë se keni harruar të merrni Indometacine:
Në qoftë se harroni të merrni një supost Indometacine, përdorni një tjetër sa më shpejt që të
kujtoheni përveç rastit kur ka ardhur koha që të merrni dozën pasardhëse. ASNJЁHERЁ mos
merrni dy suposte në të njëjtën kohë. Përdorni dozat në kohën e duhur.
4. EFEKTE ANЁSORE TЁ MUNDSHME TЁ INDOMETACINE
Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore. Ndonjëherë ato janë serioze, shumicën e
rasteve jo. Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore. Mund të mos ju
shfaqet asnjë prej tyre. Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të
mëposhtme ju shqetëson:
♦ efekte anësore në sistemin nervor si: dhimbje koke dhe marramendje,
♦ ju shfaqet rash ose nëse zverdheni (lëkurë ose sy të verdhë),
♦ ndjeni mostretje ose urth, dhimbje abdominale (dhimbje stomaku) ose simptoma të
tjera abdominale,
♦ mund të shfaqet një kombinim i simptomave si: dhimbje koke, shtangësi qafe, lodhje,
ndjenjë e të qënit sëmurë dhe sytë tuaj bëhen tepër të ndjeshëm ndaj dritës së diellit,
♦ efekte në gjak: ndryshim i numrit dhe tipeve të qelizave të gjakut.
♦ mund të shkaktojë mavijosje, fyt të acaruar (çjerrë), gjakrrjedhje të hundës ose
infeksione,
♦ reaksione alergjike: rash kutan, që sjell kruarje dhe skuqje, enjtje sidomos të fytit,
vështirësi në frymëmarrje, astmë dhe lëngje në mushkëri,
♦ efekte në sistemin nervor: lodhje, përgjumje, marramendje, dhimbje koke, probleme
në të folur, dobësi, nervozizëm,
♦ efekte në mushkëri: inflamacion, zverdhje (lëkurë ose sy të verdhë),
♦ efekte në lëkurë: ndjeshmëri ndaj dritës, përkeqësim i psoriazës,
♦ efekte në veshkë: inflamacion, sëmundje ose insufiçiencë, gjak ose proteina në urine
dhe rritje e përqëndrimit të uresë në gjak,
♦ rritje e sheqerit në gjak, prani e sheqerit në urinë, nivele të larta të kaliumit,
gjakrrjedhje nga vagina, ndryshime te gjoksit (zmadhim, ndjeshmëri, zhvillim i gjoksit
tek meshkujt), skuqje, djersitje, dobësi muskulare, përkeqësim të dëmtimeve të
kartilageve dhe ulçera të gojës,
♦ efekte të lidhura me përdorimin e Indometacine suposte si: gjakrrjedhje, inflamacion,
diskomfort, kruarje ose ndjesinë e defekimit.
Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju lutemi
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
5. SI TЁ RUANI INDOMETACINE
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Indometacine suposte pas datës së skadencës e cila është e shënuar në
paketim.
Ruajeni në temperaturë më të ulët se 25°C.
Ruajeni Indometacine suposte nga dielli dhe nga lagështia.
6. INFORMACON I MЁTEJSHЁM
Çfarë përmban Indometacine
Lënda vepruese është: Indometacinë
Çdo supost përmban: Indometacinë 100 mg .Përbërësit e tjerë janë: Për supostin: Aerosil ; DUB
PP.E.5 (Yndyrna të ngurta) aq sa duhet .
Përmbajtja e paketimit
Forma e paketimit: Kuti tip x 10 suposte
Mbajtësi i liçencës së tregtimit (MAH) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta “
Tel.Fax. ++355 4 23 62 800
Tiranë – ALBANIA
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit më: Maj 2011

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top