Intratect CP (solucion për infuzion) Reviewed by Momizat on . Intratect CP (solucion për infuzion) Lënda vepruese Imunoglobulinë G ( 1 ml tretësirë përmban: Proteinë plazmatike human 50 mg nga e cila imunoglobulinë G është Intratect CP (solucion për infuzion) Lënda vepruese Imunoglobulinë G ( 1 ml tretësirë përmban: Proteinë plazmatike human 50 mg nga e cila imunoglobulinë G është Rating: 0
You Are Here: Home » I » Intratect CP (solucion për infuzion)

Intratect CP (solucion për infuzion)

Intratect CP (solucion për infuzion)

Intratect CP

Lënda vepruese
Imunoglobulinë G ( 1 ml tretësirë përmban: Proteinë plazmatike human 50 mg nga e cila imunoglobulinë G është të paktën 96 % IgG 1  57%, IgG 2  37%, IgG 3   3%, IgG 4  3% IgA max. 2mg/ml).

Indikacionet

Terapi zëvendësimi në:
Sindromat primare të mungesës së imunitetit të tilla si:
• agammaglobulinaemia e lindur dhe hypogammaglobulinaemi.
• në raste të ndryshme të mungesës së imunitetit.
• Sindroma Wiskott Aldrich Mieloma ose leuçemia kronike lymphocytic me hypogammaglobulinemia forma të mesme dhe të rënda si në dhe infeksione e përsëritura.
Fëmijët me AIDS dhe infeksione të përsëritura kongjenitale.

Immunomodulacion
• Purpura idiopatike thrombocytopenike (ITP), në fëmijët apo të rriturit në rrezik të lartë te gjakderdhjes, ose para operacionit për të korrigjuar nivelin e trombociteve;
• Sindroma Guillain-Barre;
• Sëmundje e Kawasakit  Transplant allogenik i palcës së kockës .

Dozimin, mёnyrёn dhe kohёzgjatjen e pёrdorimit

Doza dhe mënyra e dhënies.
Në terapite zëvendësuese doza e medikamentit mund të jete individuale për çdo pacient në varësi nga reagimi farmakokinetik si dhe klinik.
Udhëzuesit e dozave janë përshkruar më poshtë: Doza e rekomanduar fillestare është 8-16ml (0,4-0,8) / kg ndjekur nga të paktën 4ml (0.2g) / kg çdo tre javë. Nivelet duhet të maten në mënyrë që të përshtatet doza dhe intervali i dhënies. Terapi zëvendësimi në leuçemi, mielomë ose chroniclymphocytic me hypogammaglobulinemia të rënda të mesme dhe infeksione te përsëritura, terapi zëvendësimi në fëmijët me AIDS dhe infeksionet e përsëritura.
Doza e rekomanduar është 4-8 ml (0,2 – 0.4g) / kg çdo 3-4 javë. Purpura Idiopatike thrombocytopenike
Për trajtimin e një episodi akut, 16 – 20ml (0.8 – 1g) / kg në ditë, të cilat mund të përsëritet një herë brenda 3 ditëve, apo 8 ml (0.4g) / kg në ditë për 2-5 ditë. Trajtimi mund të përsëritet nëse rikthimi do të ndodhë. Sindroma Guillain-Barre 8ml (0.4g) / kg / ditë për 3 deri në 7 ditë. Përvoja e fëmijëve është e kufizuar. Sëmundja e Kawasakit.
32-40ml (1.6-2g) kg duhet të administrohen në doza të ndara më shumë se 2-5 ditë apo 40ml (2G) / kg si një dozë të vetme. Pacientët duhet të marrin trajtim të njëkohshëm me acid acetilsalicilik. Metoda e administrimit  Intratect ® duhet të aplikohet intravene me nje fluks 1.4ml kg / orë për 30 minuta. Nëse tolerohet mirë, shkalla e administrimit mundet të rritet gradualisht deri në një maksimum prej 1.9ml/kg/orë për pjesën e mbetur të infuzionit.

Kundërindikacionet
Mbindjeshmëri ndaj ndonjë nga komponentët. Mbindjeshmëri ndaj homologe immunoglobuline, sidomos në raste shumë të rralla të IgA mangësi, kur pacienti ka antitrupa kundër IgA.

Efektet anësore/ dhe masat që duhen të ndërmerren
Efekte anësore si të dridhura, dhimbje koke, ethe, nauzea dhe të vjella, reaksione alergjike, presion i ulët i gjakut, artralgji dhe dhimbje e moderuar në pjesën e poshtme të shpinës mund të shfaqen në disa raste.
Shumë rrallë imunoglobulinat normale humane mund të shkaktojnë një rënie të papritur në presionin e gjakut dhe, në raste të izoluara, shok anafilaktik, madje edhe kur pacienti nuk ka qënë i ndjeshëm ndaj administrimit të mëparshëm.

Ruajtja
Të ruhet nën 25 Gradë Celcius.
Të mbahet larg arritshmërisë së fëmijëve.

Tags: , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top