Ipsoflog (tableta, krem,ampule) Reviewed by Momizat on . Ipsoflog (tableta, krem) Eshtë antiflamatori që i përgjigjet një përdorimi afatgjatë deri në 180 ditë pa asnjë lloj efekti anësor. Ipsoflog (piroxicam) indikohe Ipsoflog (tableta, krem) Eshtë antiflamatori që i përgjigjet një përdorimi afatgjatë deri në 180 ditë pa asnjë lloj efekti anësor. Ipsoflog (piroxicam) indikohe Rating: 0
You Are Here: Home » I » Ipsoflog (tableta, krem,ampule)

Ipsoflog (tableta, krem,ampule)

Ipsoflog (tableta, krem)

ipsoflog

Eshtë antiflamatori që i përgjigjet një përdorimi afatgjatë deri në 180 ditë pa asnjë lloj efekti anësor.

Ipsoflog (piroxicam) indikohet në trajtimin simptomatik të:

  • infeksioneve reumatologjike;
  • gjendjet inflamatore dhe degjenerative;
  • në gjëndjet e dhimbjes akute;
  • në dhimbjen post operatore, postraumatike;
  • në dismenorre primare.

Përqëndrimi i principit aktiv me një marrje të vetme, qëndron në gjak dhe në inde në vlere të pandryshueshme për 24orë.
Efikasiteti i Ipsoflog i dedikohet mekanizmit të shpejtë të veprimit duke frenuar shpejt sintezën e prostaglandinave nëpërmjet bllokimit të ciklooksigjenazave.
Ipsoflogu është më i tolerueshëm se ketoprofeni i cili për të qene efikas ka nevojë për një dozë shumë të rritur duke krijuar probleme gastro-intestinale.
Ipsoflogu është dhe më i tolerueshëm se diklofenaku, sepse ky i fundit ka një mekanizem veprimi jo të plotë në frenimin e sintezës së prostaglandinave dhe në frenimin e enzimave duke krijuar në fillim të mjekimit shqetesime gastro-intestinale me nauzea dhe diarre.
Në krahasim me meloxicam sipas studimeve të fundit kanë arritur në përfundimin se meloxicam maximalisht duhet të merret me një doze 15 mg që të jetë e tolerueshme në traktin gastro-intensinal, por kjo dozë nuk arrin nivelet e efektivitetit antiflamator të piroxicam-it.
Është shumë i përdorshëm edhe nga dentistët.
Pra Ipsoflogu për mekanizmin e veprimit dhe për dozimin është më efikas, më i shpejtë e më i tolerueshëm.

Ipsoflog krem tubet 50g 1%
Ipsoflog krem është një antiinflamator dhe analgjezik për përdorimin lokal shumë efikas.
Efikasiteti i tij qëndron në liposolubilitetin e përbërësit aktiv që e lejon të përthithet shumë shpejt nga indi kutan.
Ndërkohë që antiflamatorët e tjerë hidrosolubël përthithen më pak nga lëkura duke shkuar më pak lëndë aktive në zonën e inflamuar dhe rrjedhimisht duke mos arritur efektin e kërkuar.

Përdorimi
Ipsoflog tablet 20 mg merret me rrugë orale.
Merret një tabletë në ditë.
Ipsoflog ampulë 20 mg/ml jep një përgjigje kundër dhimbjes brenda 10-15 minutash dhe arrin pikun pas 2 orësh.
Gjithashtu edhe ipsoflog ampulë merret një herë në ditë nga 1 ampulë që përmban piroxicam 20 mg.
Ipsoflog crem, lyhet me krem 3 here në ditë zona e inflamuar.

Tags: , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top