Izopamil 80 mg, (film tableta) Reviewed by Momizat on . Izopamil 80 mg, (film tableta) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim, para se të filloni përdorimin e këtij bari. Nëse keni pyetje shtese, drejtohuni tek mjeku apo Izopamil 80 mg, (film tableta) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim, para se të filloni përdorimin e këtij bari. Nëse keni pyetje shtese, drejtohuni tek mjeku apo Rating: 0
You Are Here: Home » I » Izopamil 80 mg, (film tableta)

Izopamil 80 mg, (film tableta)

Izopamil 80 mg, (film tableta)

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim, para se të filloni përdorimin e këtij bari.

  • Nëse keni pyetje shtese, drejtohuni tek mjeku apo farmacisti juaj.
  • Ky bar ju është përshkruar juve dhe nuk duhet të ja jepni të tjerëve. Mund të ju bëjë dem, edhe atëherë kur kanë simptomë të njejta të sëmundjes sikur ju.
  • Në rast se ndonje efekt i padëshirueshëm bëhet serioz ose vëreni ndonjë efekt anësorë i cili nuk është i parashtruar në këtë fletëudhëzim, ju lutemi që për këtë ta informoni mjekun apo farmacistin tuaj.

Në këtë udhëzim do të lexoni:

  1. Çfare është IZOPAMIL dhe për çfarë është i destinuar
  2. Çfare duhet të dini para se të merrni IZOPAMIL
  3. Si përdoret IZOPAMIL
  4. Efektet e mundëshme anësore
  5. Si te ruajmë IZOPAMIL
  6. Informacione shtesë

1. ÇFARË ËSHTË IZOPAMIL DHE PËR ÇFARË PËRDORET
IZOPAMIL i takon grupit te ilaçeve të cilët quhen bllokues të kanaleve të kalciumit.
IZOPAMIL merret në shërimin e tensionit të lartë të gjakut, disa çrregullime të ritmit të zemrës dhe të gjitha llojet e agina pectoris ( dhembje në gjoks i cili është pasojë e mungesës së oksigjenit në muskulin e zemrës).

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË MERRNI IZOPAMIL
Izopamil nuk duhet ta përdorni:
- Shokut kardiogenog (furnizim i pamjaftueshëm i gjakut në organet vitale për shkak të rënies së madhe të tensionit të gjakut),
- Infarkt jo i larget i miokardit (atak i zemres) me komplikime siç jane rrahjet e ngadalësuara të zemrës, tensioni i ulet i gjakut ose dobësim i ventrikulit të majte të zemrës.
- Çrregullime të rënda të shtrirjes së zemres siç janë blloku artioventrikular i shkallës së I, II, dhe III, blloku sino-atrial, sindromi bradikardia – takikardia, sindromi wolf – Parkinson – white;
- Forma e rëndë e insufiçiencës së zemrës ( dobësim i zemrës),
- Marrja e barnave intravenoze nga grupi beta – bllokues,
- Ndjeshmëria e tepërt ( alergjia) në verapamil – klorid ose në ndonjë përmbajtje tjeter e barit,
- Shtatëzënisë, përveç nëse vlerësimi i mjekut është që është e domosdoshme marrja e tij.

Kur merrni IZOPAMIL duhet patur kujdes të veçantë:

Para fillimit të përdorimit të IZOPAMIL gjithesesi konsultohuni me mjekun nëse:
- Vuani nga dobësimi i zemrës,
- Keni dëmtim të funksionit të mëlçisë;
- Vuani nga distrofia muskulare,
- Jeni në terapi me ilaçin kolhicin ( merret në shërimin e uricemisë).
Kujdesi gjatë marrjes së IZOPAMIL është i nevojshëm nëse keni tension të ulët të gjakut, ku tensioni i mësipërm është më i ulët se 90 mmHg, punën e ngadalësuar të zemres (<50 rrahje/minutë).
Ose çrregullim të shtrirjes së zemrës siç janë AV blloku i shkallës së parë ose takikardia.
Gjatë marrjes së IZOPAMIL rregullisht kontrolloni presionin e gjakut.
Në rastin e paraqitjes së uljes drastike të presionit të gjakut, ngadalësim të rrahjeve të zemres, çrregullim i ritmit të zemres, paraqitje e menjëhershme e dobësimit të zemrës gjatë marrjes së këtij medikamenti, menjëherë drejtohuni në institucionin më të afërt shëndetësor.

Marrja e barnave të tjera.

Para fillimit të përdorimit të IZOPAMIL gjithësesi këshillohuni me mjekun tuaj nëse jeni në terapi me ndonjërin nga këto ilaçe:
- Ilaçe të cilat merren në terapi për sëmundjet e zemrës siç janë beta – bllokuesit ( p.sh atenolol, propranolol), digoksin, ilaçe të tjera për kurimin e presionit të lartë të gjakut, ilaçe të tjera për kurimin e çrregullimit të ritmit të zemrës,
- Ilaçet të cilat merren në terapi kundër izotemisë siç janë sulfiniprazon dhe kolhicin,
- Teofilin (përdoret për kurimin e astmës bronkiale),
- Litium ( përdoret për kurimin e disa sëmundjeve psikologjike),
- Disa ilaçe për kurimin e depresionit ( p.sh impiramin),
- Disa anksiolotik ( përdoren për kurimin e ndjenjës së ligështisë, p.sh midazolam, buspiron),
- Disa ilaçe të cilat merren në terapinë e sëmundjes së diabetit,
- Cimetidin (përdoret për kurimin e ulçerës),
- Ilaçet të cilat përdoren në terapinë e epilepsisë siç janë karbamazepin, fenobarbital,
- Rifampicin ( antibiotik i cili merret në terapinë e tuberkulozit),
- Ciklosporin (përdoret në terapinë e sëmundjeve autoimunitare ose pas transplantimit),
- Ilaçet të cilat zvogëlojnë nivelin e ngritur të kolesterolit në gjak,
- Anestetiket inhalator ( përdoren në përgatitjen preoperative),
- Ilaçet të cilat përdoren në terapinë e infeksioneve të HIV ( p.sh ritonavir),
- Miorelaksantet ( ilaçet të cilat zvogëlojne tonusin muskular),
- Acidi acetilsalicilik ( aspirin),
- Doksorubicin ( përdoret në terapinë e sëmundjëve malinje).

Marrja e IZOPAMIL me ushqim ose pije
Gjatë marrjes së IZPOAMIL mos pini lëng nga qitoja apo pije alkoholike.
Marrja e IZOPAMIL ne periudhën e shtatëzenisë dhe gjidhënies.
Mos përdorni IZOPAMIL gjatë shtatezënisë dhe gjidhënies, përveç nëse mjeku juaj vlereson që është e nevojshme.

Ndikimi i IZPOPAMIL në drejtimin e automjeteve dhe punimin me makineri
Përdorimi i IZOPAMIL te disa persona mund të provokojë marramendje dhe në këtë mënyrë zvogëlon aftësinë e drejtimit të automjetit dhe/apo punimin me makina.
Veçanërisht mund të manifestohet në fillim të marrjes së barit me alkohol.

Informacione të rëndësishme për disa nga përbërësit e IZOPAMIL
Nuk janë të njohura reaksionet e padëshiruara në substancat ndihmëse të cilat i përmban ky medikament.

3. SI PËRDORET IZOPAMIL
Ilaçi merret në mënyrë orale, tabletën gëlltiteni me pak lëng, më së miri gjatë apo menjëherë pas ushqimit.
Gjate marrjes se IZPOAMIL mos pini lëng nga qitroja.
Përmbajuni strikt ndaj udhëzimit të mjekut tuaj në lidhje me dozën dhe kohëzgjatjes së kurimit me këtë medikament.

Angina pektoris: doza e zakonshme është 80 deri 120 mg, 3 deri 4 herë në ditë,

Çrregullim i ritmit të zemrës: 40 deri 120 mg, 3 deri 4 herë në ditë,

Presion i rritur i gjakut L 40-120 mg, 3 deri 4 herë në ditë.
Doza maksimale ditore nuk duhet të tejkalojë 480 mg, vetëm në rast se mjeku juaj vendos ndryshe.

Nëse keni marrë më shumë IZOPAMIL sesa duhet.
Simptomet e mbidozës janë rënia e dallueshme e presionit të gjakut, ngadalësim i rrahjeve të zemrës, çrregullim i ritmit të zemrës, paraqitje drastike ose përkeqësim i dobësimit të zemrës.
Nëse keni marrë më shumë tableta se sa ju është rekomanduar ose dikush tjeter gabimisht ka marrë ilaçin tuaj, menjehere drejtohuni tek mjeku apo farmacisti apo në qëndrën më të afërme të shëndetësisë.
Paketimin e ilaçit me tabletat e mbetura mbajini me vete dhe tregojani mjekut.

Nëse keni harruar të merrni IZOPAMIL
Asnjëherë mos merrni dozë të dyfishtë për të kompensuar barin të cilin keni harruar për ta pirë!
Nëse keni harruar të merrni 1 apo më shumë doza, merrni dozën tjetër sa më shpejt dhe vazhdoni siç ju është përshkruar.
Nëse koha e marrjes së dozës tjetër është afër atëherë pritni pak dhe atëherë merreni ilaçin.

Nëse menjëherë ndaloni marrjen e IZOPAMIL
Tek ndërprerja e terapisë, këshillohet që në mënyrë të shkallëzuar të zvogëloni dozën.

4. EFEKTET E MUNDSHME ANËSORE
Ashtu si ilaçet e tjera edhe IZOPAMIL mund të ketë efekte anësore.
Disa efekte të këtij medikamenti mund të jenë më të forta në zemër se sa është e dëshiruar gjatë ketij trajtimi, dhe mund të vijë deri tek rënia drastike e presionit të gjakut, ngadalësimi i rrahjeve të zemrës, çrregullim i ritmit të zemrës, paraqitja apo perkeqësimi i dobësimit të zemrës.
Gjatë terapisë me këtë medikament shumë e shpeshtë është lajmerimi i opstipacionit.
Rrallë mund të lajmërohen kokëdhembje, marramendje, ligështimi, skuqje, nervozizmi, dridhje, mundime, vjellje, dhembje të barkut, ileus ( ndalimi i përmbajtjes në zorrë), vlera të ngritura të enzimës në mëlçi ( transaminaze dhe fosfataze alkali), dhembje në muskuj dhe kyqe, impotencë, ndjenjë e pakëndëshme në lëkurë në lloje të therrjes dhe mpirjes.
Nëse vëreni ndonjë nga simptomat në vijim menjëherë paraqituni tek mjeku juaj: ngjyra e verdhe e lëkurës dhe zbardhje, temperaturë e ngritur, palpitime (rrahje të zemrës të parregullta dhe me shpejtesi abnormale), ndjenje e lodhjes, enjetja e këmbëve, gjymtyrë të nxehtë dhe me dhembje, frymëmarrje e vështirësuar, enjtja e buzëve, gjuhës dhe ose fytit, krruarje, skuqje, nxitje, urtikari, sindromi Stiven Johns (sëmundje e lëkurës e cila karakterizohet me temperaturë të ngritur, erosion në laprën e veshit, konjuktivit dhe ndryshime në lëkurë).
Gjatë terapisë afatgjatë me IZOPAMIL mund të vijë deri tek ënjtja e mishërave, rritje të gjoksit tek meshkujt,.
Këto simptoma shihen shumë rrallë dhe tërhiqen në mënyre spontane me ndërprerjen e marrjes së ilaçit.
Nëse vëreni cilindo simptomë i cili mund të jetë efekt anësor ndaj ilaçit IZOPAMIL e të cilat nuk janë të thëna në këtë udhëzim, lajmeroni mjekun apo farmacistin tuaj.

5. SI TË RUAJMË IZOPAMIL

Afati i përdorimit
5 vite.
Ilaçi nuk duhet të përdoret pas skadimit të afatit të përdorimit i cili është i shkruar në paketim.

Ruajtja
IZOPAMIL të ruhet larg arritjes së fëmijëve!
Të ruhet në paketim original.
Ilaçi nuk kërkon kushte të posaçme të ruajtjes.

6. INFORMACIONE SHTESË

Çfarë përmban IZOPAMIL

Përmbajtja e substancave aktive:
1 film tablet përmban 80 mg verapamil – hidrohloride.

Përmbajtja e substancave ndihmëse:

Përmbajtja e bërthamës së tabletës:
Nisështë misri; calcium – fosfat; krospovidon; povidon K-25; celuloz; mikrokristalin; magneziumstearat.

Përmbajtja e mbështjellësit të film tabletës:
Hipromeloz E-5; makrogol 6000; hekur (III)-oksid I verdhe ( E172); ngjyra Quinoline Yellow (E 104); titan-dioksid ( E 171); talk.

Si duket IZOPAMIL dhe përmbajtja e paketimit

Dukja:
Tableta të mbështjellura me film bikonveks, rrumbullake me ngjyrë të verdhë, në thyerrje me ngjyrë të bardhë.

Paketimi:
45 film tableta ( 3 blistera).

Mënyra e dhënies së medikamentit:
Ilaçi mund të jepet vetëm me recetë të mjekut.

Tags: , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top