Jodex spray Reviewed by Momizat on . Jodex Spray - 8.5% - 30 ml (Povidon jod) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të k Jodex Spray - 8.5% - 30 ml (Povidon jod) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të k Rating: 0
You Are Here: Home » J » Jodex spray

Jodex spray

Jodex
Spray – 8.5% – 30 ml
(Povidon jod)

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Jodex dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Jodex
3. Si ta merrni Jodex
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Jodex
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË JODEX DHE PËRSE PËRDORET
Povidonjodi është një kompleks i jodit me povidonin (polivinilpirolidon), kurse povidoni
është polimer sintetik hidrofil që luan rolin e bartësit të jodit.
Ky polimer nuk ushtron veprim antibakteror, por ka afri të lartë për membranën qelizore,
kurse në trajtë kompleksi me jodin, pra në trajtë të povidonjodit, çliron jod të lirë
drejtpërdrejt në sipërfaqen e qelizës bakterore.
2
Jodex – Spray – 8.5% indikohet si dezinfektant otorino-laringologjik. Lënda kryesore
vepruese është jodi, i cili çlirohet gjatë kontaktit të povidonjodit me mukozat. Allantoina
mbron mukozat nga dëmtimi.
Ky bar përdoret:
- si mjekim plotësues në infeksionet e hapësirës së gojës, qiellzës, grykës dhe gjuhës;
- në infeksionet pas veprimeve kirurgjikale në gojë;
- gjatë sëmundjeve gripale që shoqërohen me gërvishtje dhe dhimbje të fytit;
- në infeksionet kronike të zgavrës së gojës;
- në anginat streptotoksike (i shoqëruar me antibiotik).
2. PËRPARA SE TË MERRNI JODEX
Mos merrni Jodex:
- në qoftë se jeni i ndjeshëm (alergjik) ndaj povidonjodit ose ndaj ndonjërit prej
përbërësve të tjerë të barit pasi mund të shfaqen reaksione alergjie (përfshirë
dhe anafilaksinë).
Të evitohet përdorimi i rregullt apo i zgjatur në të sëmurët me patologji të tiroides apo në
pacientët që janë nën mjekim me litium.
Barnat që përmbajnë jod nuk duhet të përdoren 2 javë para dhe pas kurimit me jod
radioaktiv si dhe gjatë dëmtimeve serioze të funksionit të mushkërive.
Tek pacientët me dëmtime të mëlçisë duhet të përdoret vetëm me rekomandim të
mjekut.
Ky bar nuk duhet të përdoret në fëmijët nën 8 vjeç.
Tregoni kujdes të veçantë me Jodex
Pyesni mjekun tuaj përpara se të merrni Jodex.
Gjatë spërkatjes në mukozën e gojës duhet të mbyllni sytë, të mos gëlltiteni dhe të mos
merrni frymë. Këto rekomandime duhen patur parasysh sidomos tek fëmijët.
Gjatë përdorimit të povidonjodit njëkohësisht me barna të tjera në brendësi të gojës
duhet të këshilloheni me mjekun.
Këshillohet të evitohet përdorimi gjatë shtatzënisë dhe ushqimit me gji.
3
Në qoftë se nuk keni shenja përmirësimi ose ju shfaqen efekte anësore duhet të
konsultoheni me mjekun.
Marrja e barnave të tjera
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose
keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë. Mos harroni të
informoni mjekun tuaj për trajtimin me Jodex në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër gjatë
trajtimit. Ndërveprimet klinikisht të rëndësishme vërehen pas përthithjes sistemike të
Jodex.
Është veçanërisht e rëndësishme që mjeku juaj të jetë në dijeni të faktit që ju jeni
trajtuar me sulfadiazinë argjendike ose me klorheksidinë pasi përdorimi në të njëjtën
kohë me povidonjod mund të shkaktojë çaktivizim të jodit.
Shtatzënia dhe Ushqimi me gji
Kërkoni këshillën e farmacistit ose të mjekut përpara se të merrni këtë bar.
Këshillohet të evitohet përdorimi gjatë shtatzënisë dhe ushqimit me gji.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Nuk njihen efekte të këtij bari në aftësinë për të drejtuar automjetin ose për të përdorur
makineri.
3. SI TA MERRNI JODEX
Gjithmonë merreni Jodex sipas këshillës së mjekut. Është e rëndësishme që të ndiqni
udhëzimet e mjekut tuaj me përpikmëri dhe asnjëherë mos ta ndryshoni dozën vetë,
sido që të ndiheni. Në qoftë se nuk jeni i sigurt kontaktoni me mjekun ose farmacistin.
Jodex – Spray duhet spërkatur me kujdes në sipërfaqen e mukozës së gojës, pa e futur
tubin shumë në thellësi.
Fëmijët mbi 8 vjeç dhe të rriturit: 2-3 sprucime në anën e djathtë dhe të majtë, deri katër
herë në ditë.
Në raste të veçanta mund të aplikohet edhe më shpesh (çdo 4 orë).
Para përdorimit duhet të shpëlahet goja me ujë të ngrohtë.
4
Në qoftë se keni marrë më shumë Jodex
Në qoftë se keni marrë më shumë Jodex se sasia që duhet të merrnit ose në qoftë se
fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose
të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet
që duhet të ndërmerren.
Efektet anësore që vijnë si pasojë e mbidozimit të Jodex janë të rralla.
Në qoftë se keni harruar të merrni Jodex
Në qoftë se harroni një dozë Jodex merreni atë sa më shpejt. Në qoftë se është
pothuajse koha për dozën tjetër, merreni atë dhe kalojeni dozën e humbur. Mos merrni
dozë ekstra për të plotësuar dozën e humbur.
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË JODEX
Si të gjithë barnat e tjerë, Jodex mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo
çdokush i manifeston.
Pjesa më e madhe e efekteve anësore janë të lidhura me dozën dhe zhduken kur doza
reduktohet ose trajtimi ndërpritet. Disa efekte anësore mund të ndodhin në fillim të
trajtimit dhe zhduken në mënyrë spontane me vazhdimin e mjekimit.
Povidonjodi mund të japë reaksione mbindjeshmërie që shfaqen me irritim të lëkurës
dhe të membranave mukoze, skuqje dhe kruarje në vendin e përdorimit.
Në rast se gëlltitet mund të japë irritim gastrointestinal.
Flisni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se vëreni efekte të tjera jo të përmendura
më sipër.

5
5. SI TA RUANI JODEX
Ruajeni në një vend të thatë dhe të freskët në një temperaturë jo më shumë se 25°C.
Duhet të ruhet nga drita dhe lagështia.
Mos e ruani në ngrirje.
Mos e përdorni Jodex pas datës së skadencës.
Mbajeni barin tuaj në një vend të sigurt ku fëmijët tuaj nuk mund ta marrin.
Bari juaj mund t’i dëmtojë ata.
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Jodex – spray
Lënda vepruese është Povidonjod.
1 flakon 30 ml tretësirë përmban 2.55 g povidonjod (8.5%).
Përbërës të tjerë: allantoinë, propilenglikol, alkool etilik, mentol, acid citrik, citrat
natriumi, ujë për injeksion.
Përmbajtja e paketimit
Kuti me 1 flakon plastik 30 mL i pajisur me pompë sprucimi.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim (MAT) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel.: 00355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Shtator 2013.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top