Kamfart (krem) Reviewed by Momizat on . Kamfart (krem) Informacion për pacientët: Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut. Pavarësisht kësaj, Kamfart (krem) Informacion për pacientët: Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut. Pavarësisht kësaj, Rating: 0
You Are Here: Home » K » Kamfart (krem)

Kamfart (krem)

Kamfart (krem)

kamfart

Informacion për pacientët:

  • Këtë bar mund ta bleni pa recetën e mjekut,për trajtimin e sëmundjeve të lehta pa ndihmën e mjekut.
  • Pavarësisht kësaj, duhet ta përdorni me kujdes këtë bar në mënyrë që të keni rezultate më të mira prej tij.
  • Drejtohuni faramacistit nëse ju nevojitet me shumë informacion apo këshillë.
  • Në qoftë se simptomat përkeqësohen apo nuk përmirësohen pas disa ditëve, patjetër drejtohuni mjekut!

Përmbajtja e substancave aktive: 10 mg benzil nikotinat; 10 mg metil salicat; 10 mg mentol dhe 20 mg kamfor.
Përmbajtja e substancave ndihmëse: vaj parafinik, dyllë i bardhë, dyllë i ripastruar, emulgator E 2155, cetil palmitat, vaj eterik pishe, ujë i ripastruar.

1.Çfarë është KAMFART® krem dhe për çfarë përdoret
Kamfart është preparat i kombinuar i cili në mënyrë efikase vepron në proceset reumatike kronike në muskuj dhe nyje.

Përbërja:
1 gram krem përmban: 10 mg benzil nikotinat; 10 mg metil salicat; 10 mg mentol dhe 20 mg kamfor.

Paketimi: Tubet me 40 g krem.

Si vepron KAMFART® krem
Kremi Kamfart është preparat i kombinuar i cili në mënyrë efikase vepron në proçeset reumatike kronike në muskuj dhe nyje.
Të gjitha substancat aktive përbërëse të barit në këtë preparat kanë ndikim vazodilator, duke përmirësuar perfuzionin në nivel të mikroqarkullimit të gjakut.
Në këtë mënyrë mundëson largimin e dhembjeve me prejardhje reumatike në muskuj dhe nyje përmes përshpejtimit të largimit me anë të qarkullimi i gjakut të produkteve metabolike që shkaktojnë këto dhembje.
Pas aplikimit lokal, 4 komponentet e përmendura aktive manifestojnë veprim rubefacient (benzil nikotinati dhe kamfori) dhe ndikim kundëriritativ (metilsalicilati dhe kamfori) dhe efekt të lehtë analgjetik (mentoli dhe kamfori).
Për shkak të efekteve të tilla të komponenteve aktive si dhe për shkak të efekteve të ftohjes lokale që shkaktojnë mentoli dhe kamfori arrihet efekti i largimit të dhimbjeve në muskuj dhe nyje.

Kur përdoret KAMFART® krem
Mjekim simptomatik të dhimbjeve të lokalizuara të tipit neuralgjik reumatik dhe mialgjik, përkatësisht zbutje të dhembjeve gjatë:
-Sëmundjeve reumatike (reumatizëm muskulor dhe reumatizëm degjenerativ i nyjave);
-Lumbalgjisë;
-Lumboishilagjisë;
-Fibrozitit;
-Neuritit;
-Neuralgjisë;
-Lëndimeve sportive, luksacioneve (përdredhjeve të nyjeve) dhe kontuzionit (ndrydhjeve).

2.Çfarë duhet të dini para se të përdorni
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet ta përdorni KAMFART® krem
-Tejndjeshmëria në komponentet e barit;
-Përdorimi në mukozë, sidomos në mukozën e syrit te fëmijët;
-Lëndimet e hapura në lëkurë;
-Ulçerat venoze;
-Proceset inflamatore akute në lëkurë;
-Përdorimi te fëmijët nën 12 vjeç;

Përkujdesjet
Kremi Kamfart përdoret në mënyrë lokale, në lëkurë. Nuk duhet aplikuar në mukozë, në lëkurë të dëmtuar ose në sy.
Nuk përdoret te fëmijët.
Në vendin e aplikimit nuk duhet vënë fasha të nxehta, e gjithashtu bari nuk duhet përdorur kur lëkura është e nxehur gjatë aktiviteteve fizike ose kohës së nxehtë.
Nuk duhet ekspozuar rrezeve diellit për shkak të mundësisë së shfaqjes fotosensitivitetit.
Pas aplikimit të kremit, duart duhet larë mirë me ujë dhe sapun.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar.
Kremi Kamfart nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.
Komponentet aktive të barit,  kamfori dhe metil salicilati kalojnë në placentë dhe mund të shkaktojnë dëmtime të fetusit.

Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Bari mund të ndikojë në aftësitë psikofizike të pacientit.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Kremi Kamfart nuk duhet të përdoret te pacientët të cilët janë në terapi me barna antihipertensivë ose antidepresivë, meqë komponentet aktive të kamforit dhe mentolit mund të manifestojnë ndërveprime me këto barna.
Terapia në të nj]jtën kohë e metilsalicatit lokal dhe disa antikuagulatëve, te pacientët mund të shkaktojë efekt të rritur antikuagulant, përkatësisht deri te zgjatja e kohës protrombine, ndërsa përdorimi në të njëjtën kohë me varfarinën shkakton gjakderdhje.

3. Si përdoret KAMFART® krem
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Kremi Kamfart është preparat për përdorim të jashtëm. Vendi i sëmurë lyhet me të përmes fërkimit, kryesisht në lëkurë të palënduar në të cilën nuk ka dëmtime të hapura.
Përdoret disa herë në ditë (mesatarisht 4 herë në ditë).
Gjatë kësaj duhet kushtuar kujdes që sipërfaqja e lyer me krem të mos e tejkalojë madhësinë e sipërfaqes së caktuar të nyjes respektivisht të mos kalojë madhësinë sa 2 shplakave të duarve.
Lyerja nuk duhet të bëhet në disa shtresa, ndërsa për përdorim të njëhershëm nga tuba mjaftojnë rreth 2 cm krem.
Njëkohësisht kremi Kamfart përdoret në më së shumti në 2 vende të sëmura.

Nëse përdorni KAMFART® krem më shumë sesa duhet
Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin!
Mundësia e paraqitjes së intoksikimit, e shkaktuar gjatë përdorimit të kremit Kamfart është mjaft e vogël, sidomos nëse kemi kujdes për kundërindikacionet.
Nëse manifestohet intoksikimi me këtë preparat, kjo do të ishte pasojë e depërtimit të metil salicatit, mentolit ose kamforit në qarkullim sistemik të gjakut.
Në këtë rast duhet përdorur diuretikë, të alkalizohet urina dhe të realizohet hemodializa.
Deri tani nuk është raportuar asnjë rast i intoksikimit md karakter sistemik i shkaktuar me përdorimin e kremit.

Nëse haroni të merrni KAMFART® krem
Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar.

4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat e tjera, edhe KAMFART® krem mund të shkaktojë efekte anësore.
Nëse vëreni çfarëdo simptome të cilat do të mund të jenë reaksion i padëshiruar nga KAMFART® krem e nuk janë përmendur në këtë udhëzim, informojeni mjekun Tuaj ose farmacistin!
Përbërësit aktiv të kremit Kamfart, kur përdoren sipas udhëzimeve të dhëna, paraqesin bari të sigurt dhe të padëmshëm.
Vetëm në raste të ralla mund të vijë deri te iritimi lokal, sidomos te personat me lëkurë të ndjeshme ose personat e tejndjeshëm në aspirinë dhe salicilatet tjera.
Në rast të paraqitjes së kruarjes terapia duhet ndërprerë.
Nëse kremi përdoret në sipërfaqe të madhe të lëkurës, ose nëse sipërfaqet e lyera ngrohen, mund të shfaqen efekte të padëshirueshme të shkaktuara nga salicilatet në formë të tinitusit dhe vjelljes.
Te disa persona mentoli mund të shkaktoj reaksion të tejndjeshmërisë, përfshirë edhe dermatitin e kontaktit.
Nuk duhet përdorur te fëmijët, meqë edhe sasia minimale e kremit që përmbanë kamfor, e sidomos gjatë aplikimit në vrimat e hundës mund të shkaktojë kolaps ose gjendje komatoze.

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve.

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet edhe pa recetë të mjekut.

Tags: , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top