Karbamazepine 200mg Reviewed by Momizat on . KARBAMAZEPINE Tablet - 200 mg (Karbamazepine ) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mun KARBAMAZEPINE Tablet - 200 mg (Karbamazepine ) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mun Rating: 0
You Are Here: Home » K » Karbamazepine 200mg

Karbamazepine 200mg

KARBAMAZEPINE
Tablet – 200 mg
(Karbamazepine )

karbamazepine

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë ata
edhe pse mund të kenë të njejtat simptoma me ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni ndonjë efekt
tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose
farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Karbamazepine dhe për cfarë përdoret?
2. Përpara se të merrni Karbamazepine.
3. Si ta merrni Karbamazepine ?
4. Efekte anësore të mundshme.
5. Si ta ruani Karbamazepine?
6. Informacion i mëtejshëm.
1 ÇFARË ËSHTË KARBAMAZEPINE DHE PËRSE PËRDORET?
Karbamazepine është një antiepileptik i grupit të karboksamideve, që ushtron edhe
veprim psikotrop dhe neurotrop. Mekanizmi i veprimit të karbamazepinës ende nuk
është sqaruar. Mesa duket stabilizimi i membranës neuronike është bazë e veprimit
antiepileptik. Efekti psikotrop shfrytëzohet për mjekimin e epilepsisë dhe të psikozave
depresive. Karbamazepine qetëson dhembjet paroksizmale në nevralgjitë trigeminale
dhe glosofaringeale, kurse në diabetin insipid neurogjen ose qendror zvogëlon vëllimin e
urinës dhe qetëson ndjenjën e etjes.
Karbamazepine – 200 mg – tablet përdoret për trajtimin e :
 Epilepsisë (kriza të pjesshme me simptomatologji komplekse dhe simptomatologji të thjeshtë) ;
 formave primare ose sekondare epilepsisë së gjeneralizuar, me kriza e komponentë toniko –
klonikë, forma të përziera të epilepsisë;
 manive dhe si mjekimit profilaktik te çrregullimeve maniakodepresive (bipolare);
 në nevralgjive trigeminale dhe nevralgjive glosofaringeale;.
 Sindromit te abstinencës nga alkooli, kokaina dhe benzodiazepinat;
 diabetit insipid qendror; poliurise dhe polidipsise me origjinë neurohormonale;
 neuropative diabetike me dhembje
Mjeku juaj mund ta ketë dhënë Karbamazepine për një qëllim tjetër. Pyesni mjekun tuaj në
qoftë se doni të dini pse ju është dhënë Karbamazepine.
2. PËRPARA SE TË MERRNI KARBAMAZEPINE.
Mos merrni Karbamazepine në qoftë se:
 Në qoftë se jeni i ndjeshëm (allergjik) ndaj karbamazepine ose lëndëve të ngjashme
nga ana strukturor me të (psh. antidepresivët triciklikë);
 Në qoftë se jeni duke përdorur njëkohësisht me frenuesit e monoaminoksidazës (IMAO)
(kur përdoret karbamazepine, duhet që mjekimi me këta frenues të jetë ndërprerë dy javë më
parë);
 në qofte se jeni të sëmurë me bllok atrioventrikular;
 në qofte se jeni me të dhëna për deprimim të mëparshëm të palcës së kockave
 në qofte se jeni me të dhëna për porfiri akute intermitente.
Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjendjet e përmendura më sipër, mos i merrni tabletat,
shkoni dhe flisni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e dhëna.
Tregoni kujdes të veçantë me Karbamazepine.
Karbamazepine nuk është një analgjezik i thjeshtë, prandaj ajo nuk duhet përdorur për
qetësimin e dhembjeve. Bari duhet përdorur vetëm nën mbikqyrjen e mjeku
Pyesni mjekun tuaj përpara se të merrni Karbamazepine.
 në qoftë se vuani nga sëmundje të rënda kardiovaskulare
 në qoftë se vuani nga çrregullime të funksionit të mëlçisë,gjithmonë para fillimit të
mjekimit duhen bërë analizat e gjakut dhe provat për funksionin e mëlçisë. Analizat e
gjakut duhen përsëritur çdo javë gjatë muajit të parë dhe pastaj në intervale mujore;
edhe analizat për funksionin e mëlçisë duhen kryer në mënyrë periodike.
 në qoftë se shfaqen reaksione alergjike në lëkurë ose analizat tregojnë një keqësim të
funksionit të mëlçisë, atëherë mjekimi me karbamazepinë duhet ndërprerë.
 në qoftë se vuani nga çrregullime të funksionit të veshkave.
 në qoftë se jeni të sëmurë te moshuar doza e Karbamazepine duhet përcaktuar me
kujdes
 Në qoftë se mjekimi me Karbamazepine duhet ndërprerë menjëherë, atëherë kalimi në
një epileptik tjetër duhet bërë, i kombinuar me diazepam.
 në rastet e shfaqjes së leukopenisë asimptomatike joprogresive dhe fluktuative, e cila
ndeshet shpesh, nuk është e nevojshme ndërprerja e mjekimit me Karbamazepine.
 Megjithatë mjekimi me këtë bar duhet ndërprerë në qoftë se i sëmuri vuan nga një
leukopeni progresive, të shoqëruar me shfaqje klinike, si psh. me ethe ose dhembje
gryke.
Marrja e Karbamazepine me ushqim dhe pije .
Nuk ka të dhëna që ushqimi ndikon në përthithjen e Karbamazepine. Gjithashtu nuk
rekomandohet përdorimi i njëkohshëm i këtij medikamenti me alkool.
Shtatzania
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni shtatzanë ose po planifikoni të ngeleni
shtatzanë sepse ende nuk është përcaktuar siguria e përdorimit të Karbamazepine në
shtatzani. Mjeku ose farmacisti do të diskutojnë mbi rreziqet dhe përfitimet e marrjes së saj
gjatë shtatzanisë.
Ushqimi me gji
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se ushqeni foshnjën me qumësht gjiri sepse
siguria dhe efektshmëria e saj në fëmijët më të vegjël se 6 vjeç ende nuk është përcaktuar.
Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive.
Karbamazepine mund të shkaktojë përgjumje, marrje mendsh ose turbullim të të parit, prandaj
të sëmurët duhet të jenë tepër të kujdesshëm kur drejtojnë automjetin ose punojnë me makineri.
Marrja e barnave të tjera.
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marre ose keni marrë se fundmi barna
të tjera, edhe ato pa recetë të tilla si:
Karbamazepine mund të ndikojë në efektin e barnave të mëposhtme:
 cimetidin, danazol, diltiazem, eritromicin, klaritromicin, fluoksetin, izoniazidi, nikonamid,
propoksifeni, ketokonazoli, itrokonazoli, verapamili, valproati i natriumit këto janë barna
që mund ti rrisin nivelet e Karbamazepine në serum.
 Cisplatina, doksorubicina, rifampicina,fenobarbitali, primidoni dhe teofilina këto janë
barna që mund të ulin nivelet e karbamazepinës në serum.
 Nivelet në serum të kontraceptivëve që merren nga goja, haloperidolit, antikoaguluesve,
acidit valproik, felodipinës, antidepresevëve triciklike dhe lamotriginës mund të ulen nga
Karbamazepine.
Këto barna mund të ndikohen nga Karbamazepine ose mund të ndikojnë në mënyrën se si ai
vepron.Ndaj në përdorimin e njëkohshem të tyre kemi nevoje të ulim ose të rrisim sasinë e
Karbamazepine. Mjeku ose farmacisti juaj do t’ju këshillojë.
3. SI TA MERRNI KARBAMAZEPINE
Gjithmonë merrini tabletat Karbamazepine vetëm sipas këshilles së mjekut. Në qoftë se ndjeni
që efektet e Karbamazepine janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose
farmacistin tuaj.
Tabletat e Karbamazepine disponohen në formëdozën 200 mg.
Tabletat e Karbamazepine duhen përdorur gjatë ose pas ngrënies me pak lëng.
Epilepsia. Kur është e mundur lëndët antiepileptike duhet të jepen të vetme. Këshillohet që
mjekimi me Karbamazepine të fillohet me doza të vogla dhe pastaj ato rriten në mënyrë
individuale deri në efektin e dëshiruar terapeutik. Përcaktimi i niveleve plazmatike të barit mund
të shërbejë si tregues për vendosjen e dozës optimale, sidomos kur karbamazepina përdoret si
terapi e kombinuar. Kur i sëmuri kalon në mjekim me karbamazepine, doza e barit antiepileptik
që duhet të ndërpritet, duhet ulur gradualisht.
Dozimi i tabletës është si vijon :
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: Në fillim 200 mg, 1 ose 2 herë në ditë e pastaj doza rritet
ngadalë deri në një nivel prej 400 mg, 2 – 3 herë në ditë, me të cilën arrihet një efekt optimal.
Fëmijët: 10 – 20 mg/ kg peshë, dmth. deri në 1 vjeç, 100 – 200 mg në ditë; 1 – 5 vjeç; 200 –
400 mg në ditë; 6 – 12 vjeç; 600 – 900 mg në ditë, që merren në doza të ndara. Nevralgjia
trigeminale: Doza fillestare është 100 mg, 2 herë në ditë (ditën e parë); doza mund të rritet deri
në 200 mg në ditë e pastaj 200 mg, 3 – 4 herë në ditë derisa i sëmuri të qetësohet nga
dhembja; pastaj doza ulet gradualisht deri në një nivel të pranueshëm.
Sindromi i abstinencës nga alkooli, kokaina dhe benzidiazepinat: Doza mesatare është
200 mg, 2 herë në ditë. Karbamazepina duhet përdorur e kombinuar me barna qetësuese e
gjumësjellëse (psh. klometiazol, klordiazepoksid). Pasi të ketë kaluar faza akute, mjekimi mund
të vazhdohet vetëm me Karbamazepine.
Diabeti insipid: Doza mesatare për të rriturit është 200 mg, 2 herë në ditë, kurse për fëmijët
doza përcaktohet në përputhje me moshën dhe peshën e fëmijës. Psikoza maniako –
depresive: Doza ditore është 400 deri 600 mg.
Megjithatë doza mund të ketë nevojë për tu rritur ose për tu ulur. Mjeku juaj do t’ju këshillojë në
përputhje me rrethanat.
 Këshillojmë që tabletat t’i merrni në të njejtën orë çdo ditë.
 Tabletat e Karbamazepine duhet të gëlltiten të plota me një gotë ujë.
Mjeku juaj mund t’ju kërkojë të merrni Karbamazepine për një kohë më të gjatë. Pyesni mjekun
tuaj për këshillë në qoftë se nuk jeni të sigurt për sa kohë duhet ta merrni.
Në qoftë se keni marrë më shumë Karbamazepine:
Në qoftë se keni marre më shumë Karbamazepine se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë
se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të
telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të
ndërmerren.
Në qoftë se keni harruar të merrni Karbamazepine:
Në qoftë se harroni një dozë, merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e
zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar Në qoftë se keni pyetje të
metejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË KARBAMAZEPINE.
Karbamazepine përgjithësisht tolerohet mirë nga organizmi, në qoftë se respektohen dozat e
këshilluara dhe po t’i kushtohet vëmendje udhëzimeve të dhëna por si të gjithë barnat e tjera,
Karbamazepine mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush i manifeston.
Ndonjëherë ato janë serioze ndonjëherë jo. Këto efekte të padëshirueshme zakonisht zhduken
në mënyrë të vetvetishme pas 7 deri 14 ditësh ose duke bërë një ulje të përkohshme të dozës
Mos u alarmoni nga kjo liste e efekteve të mundshme anësore . Mund të mos ju shfaqet asnjë
prej tyre .
Efektet e padëshirueshme të mundshme mund të jenë :
 mungesa e oreksit, tharja e gojës, të përzierat e të vjellat, diarreja e konstipacioni,
 dhembja e kokës, marrja mendsh, përgjumja, ataksia, çrregullimet e akomodimit të të
parit, diplopia ose në të sëmurët e moshuar
 gjendjet e konfuzionit dhe të agjitimit mund të shfaqen në ndonjë rast, sidomos në fillim
të mjekimit
 në raste të rralla vërehet hiponatremi, si pasojë e efektit antidiuretik të karbamazepinës
dhe që ka mundësi të shoqërohet me të vjella, dhembje koke dhe konfuzion mendor
 janë konstatuar edhe reaksione alergjike në lëkurë, si edhe shfaqje të veçuara të
dermatitit eksfoliativ, sindromi Stivens – Xhonson, nekrolizë epidermike toksike dhe
rënie flokësh
 janë konstatuar edhe leukopeni, trombocitopeni, agranulocitozë, tromboembolizëm,
 çrregullime të përçimit të impulsit kardiak,
 hepatit, proteinuri dhe edemë e gjendrave limfatike
Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte anësore
që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose farmacistin tuaj.
Kur efektet anësore janë të prapësueshme edhe mjekimi nuk ndërpitet. Kur këto efekte
janë mesatare ose të rënda doza e Karbamazepine duhet ulur ose mjekimi duhet ndërprerë.
Në qoftë se vereni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju lutemi
të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI KARBAMAZEPINE?
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Karbamazepine pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani mbi 25°C.
6. INFORMACON I MËTEJSHËM.
Çfarë përmban Karbamazepine?
Lënda vepruese është: Carbamazepine.
Çdo tabletë përmban: 200 mg Karbamazepine.Përberësit e tjerë janë: Amidon, Laktoz,
Xhelatinë, Ujë i pastruar, Stearat magnezi, Talk, Glikolat natriumi i amidonit.
Përmbajtja e paketimit:
Format e paketimit:
Tabletat : kuti me 30 tableta.
Mbajtësi i autorizimit të tregëtimit dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta “
Tel.Fax. ++35542362800
Tirane- ALBANIA
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit : Janar 2014

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top