Ketoftil (kolir) Reviewed by Momizat on . Ketoftil (kolir) Përmbajtja: Në 100 ml solucion përmbahet: Ketotifen fumarat 0.069g të njejtë me 0.05 g ketotifen. Shtesat :Glicerol, Klorur benzalkoni, ujë për Ketoftil (kolir) Përmbajtja: Në 100 ml solucion përmbahet: Ketotifen fumarat 0.069g të njejtë me 0.05 g ketotifen. Shtesat :Glicerol, Klorur benzalkoni, ujë për Rating: 0
You Are Here: Home » K » Ketoftil (kolir)

Ketoftil (kolir)

Ketoftil (kolir)

Ketoftil kolir

Përmbajtja:
Në 100 ml solucion përmbahet: Ketotifen fumarat 0.069g të njejtë me 0.05 g ketotifen.
Shtesat :Glicerol, Klorur benzalkoni, ujë për përdorim injeksionesh.

Forma farmaceutike dhe përmbajtja.
Koliri, solucion.
Flakon me 10 ml solucion me përmbajtje 0.05%.

Kategoria farmakoterapeutike:
Antihistaminik-antialergjik okular.

Indikimet:
Konjuktivite dhe keratokonjuktivite akute dhe kronike me natyrë alergjike (pranveror,atopike dhe të tjera.)

Kundërindikimet:
Hipersensibilitet i njohur ndaj këtij produkti ose substance ngushtësisht të ngjashme nga pikpamja kimike.
Eshtë i kundërindikuar plotësisht në shtatëzëni(v.Këshillime speciale në përdorim ).

Këshilla speciale dhe kujdes gjatë përdorimit
Në subjektet sensibël ndaj trajtimit me KETOFTIL kolir në fillimin e trajtimit mund të kemi një lloj reaksioni.
Ketoftil kolir mund të japë një skuqje të lehtë dhe një ndjenjë të lehtë djegieje.
Prania e clorur benzalkonit ,tek Ketoftili është e papranueshme tek pacientët me lente kontakti.

Shtatzënia :
Edhe se studimet në kafshë nuk kanë treguar asnjë efekt negative mbi fetusin gjatë përdorimit të Ketoftilit ,në gratë shtatzënë sidomos gjatë 3 mujorit të parë të shtatzanisë, marrja e tij, duhet të jetë e limituar vetëm në rastet e nevojshme.

Ndërveprime me barna të tjera
Nuk duhet të përdoret së bashku me medikamentet trankuilisante, hipnotikët dhe alkool ,përqëndrimet plazmatike gjatë marrjes shkaktojnë fenomene të padëshirueshme.
Mbajeni preparatin në vende të paarritshme nga fëmijët.

Mënyra e dhënies së barit:
1 pikë ne qesen konjuktivale 2 ose më shumë herë sipas përshkrimit të mjekut.

Mënyra e përdorimit
Për të hapur shtyp kapakun e mbyllur dhe njëkohësisht zhvidhose.
Pas përdorimit mbylleni duke evituar derdhjen.

Efektet të padëshiruara
Në raste të rralla vihen re djegie të lehta, iritime lokale me skuqje dhe blefarite(inflamacion i anëve të palpebrave).
Ftohen pacientët të komunikojnë me mjekun dhe farmacistin për çfarëdolloj efekti të padëshiruar që nuk është përshkruar në fletëudhëzimin.

Skadenca dhe ruajtja:
Shiko daten e skadencës të treguar në paketim.kjo tregon që produkti është i ruajtur në mënyrë korrekte.

Tags: , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top