Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Kocefan (injeksion)

Kocefan (injeksion)

kocefan

Ceftriaxone (1gr)
Kocefan është antibiotik i grupit të cefalosporinave, i gjeneratës së tretë.

Ka 1g pluhur dhe 3.5ml shkrirës injektabël për përdorim intramuskular. Bëhet vetëm një herë në ditë.

Informacion klinik
Përdoret në infeksionet e rënda bakteriale të shkaktuara nga bakteriet gram negative dhe gram pozitive.
Vepron ndaj bakterieve rezistente ndaj atibiotikëve të zakonshëm.
Përdoret gjithashtu në të sëmurët me rezistencë të ulët.

Indikacione terapeutike

  • Infeksionet pulmonare: bronkit akut, bronkopneumoni, pneumoni, bronkit kronik i riakutizuar, astma bronkiale.
  • Infeksionet e ORL: tonsilit, sinozit, mastoidit, laringiti akut.
  • Infeksionet e aparatit urinar: pyelo nefrit akut dhe kronik, cystitis, prostatitis, etj.
  • Infeksione të tjera: encefalitis, meningitis, osteomielitis, pyodermatitis sepsis, etj.
  • Profilaksi të plagëve kirurgjikale.

Kundërindikacionet

  • Hipersensibilitet nga cefalosporinat apo nga ndonjë nga përbërësit e saj.
  • Në rastet e hiperndjeshmërisë nga penicilina duhet pasur parasysh shfaqja e ndonjë alergjie të kryqëzuar.
  • Në gratë shtatëzëna dhe me fëmijë në gji përdoret vetëm në rastet e domosdoshme, nën kujdesin direkt të mjekut.

Efektet anësore

  • Shqetësime gastrointestinale: diarre, të perzjera, të vjella, stomatite.
  • Ndryshimet hematologjike: eosinofilia, leucopenia, granulocitopenia, anemia, trombocitopenia.
  • Reaksione të lëkurës: ekzantema, dermatit alergjik, të kruajtura, urtikaria dhe edema.
  • Efekte të tjera anësore të rralla: dhimbje të lehta të kokës, marrje mendsh, rritje të transaminazave, kandidoza vaginale, ethe, temperaturë dhe reaksionet anafilaktike. Shfaqja e shokut anafilaktik është shumë i rrallë.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Të rritur dhe fëmijë mbi 12 vjeç: doza e këshilluar është 1g KOCEFAN një herë në ditë (çdo 24 orë). Në rastet më të rënda apo në infeksionet e shkaktuara nga mikrooganizmat e ndjeshëm doza mund të shkojë deri në 4g në nje përdorim të vetëm.

Të sapolindurit (deri 2 javësh): doza ditore është 20-50 mg/kg për peshë trupore për një përdorim të vetëm. Për shkak se sistemi enzimatik nuk është i maturuar nuk duhen kaluar 50mg/kg.

Fëmijë (nga 3 javesh deri 12 vjeç): doza ditore mund të variojë nga 20 në 80 mg/kg. Për fëmijët me peshë trupore 50kg do të përdoret doza e të rriturve.

Të moshuarit: skema e dozimit të të rriturve nuk modifikohet për rastet e pacientëve të moshuar.
Zgjatja e terapisë është në funksion të dekursit të infeksionit.
Si të gjithë terapitë me antibiotik, në përgjithësi përdorimi i KOCEFAN vazhdon minimalisht deri 48-72 orë mbas largimit të temperaturës.

Veçoritë farmaceutike

  • Ceftriaxoni ushtron veprimin e tij antibakterial nëpërmjet bllokimit të enzimave bakteriale të veçanta që marrin pjesë në sintezën e murit qelizor të qelizës bakteriale.
  • Është antibiotik që vepron mbi bakteriet gram pozitiv dhe gram negativë aerobe.
  • Vepron dhe në bakteriet anaerobe.
  • Është antibiotik që vepron një herë në ditë.
  • Nuk metabolizohet në organizëm dhe eliminohet në menyrë aktive respektivisht 56% nga veshka dhe 44% nga mëlçia. Eliminimi në veshkë bëhet nëpermjet filtrimit në glomerula.
  • KOCEFAN nuk mund të përzjehet në shiringë me medikamente të tjera, por duhet përdorur veçantë.
  • Tretësira e përgatitur mund të ruhet në kushte frigoriferike deri në 24 orë.
  • antibiotik
  • antibiotik i grupit të cefalosporinave
  • astma bronkiale
  • bakteriet gram negativë aerobe
  • bakteriet gram pozitiv
  • bronkit akut
  • bronkit kronik i riakutizuar
  • bronkopneumoni
  • ceftriaxone
  • Ceftriaxone 1g
  • cystitis
  • efektet anesore te ceftriaxone
  • efektet anesore te Kocefan
  • encefalitis
  • Hipersensibilitet nga cefalosporinat
  • Infeksione të tjera
  • Infeksionet e aparatit urinar
  • Infeksionet e ORL
  • Infeksionet pulmonare
  • laringiti akut
  • mastoidit
  • meningitis
  • menyra e perdorimit te ceftriaxone
  • menyra e perdorimit te Kocefan
  • osteomielitis
  • pneumoni
  • profilaksi të plagëve kirurgjikale
  • prostatitis
  • pyelo nefrit akut
  • pyelo nefrit kronik
  • pyodermatitis sepsis
  • reaksion nga antibiotiket
  • sinozit
  • tonsilit
  • Vepron ndaj bakterieve rezistente ndaj atibiotikëve të zakonshëm
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes