Kodeine fosfat 15mg Reviewed by Momizat on . KODEINE FOSFAT Tableta - 15 mg (Kodeinë fosfat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mu KODEINE FOSFAT Tableta - 15 mg (Kodeinë fosfat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mu Rating: 0
You Are Here: Home » K » Kodeine fosfat 15mg

Kodeine fosfat 15mg

KODEINE FOSFAT
Tableta – 15 mg
(Kodeinë fosfat)

kodeinë_fosfat

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Kodeine fosfat dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Kodeine fosfat
3. Si ta merrni Kodeine fosfat
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Kodeine fosfat
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË KODEINE FOSFAT DHE PËRSE PËRDORET
Kodeina është një analgjezik opioid, e cila nxit receptorët e opiateve në sistemin nervor
qendror; ajo shkakton edhe deprimim të frymëmarrjes, vazodilatacion periferik, frenim të
peristaltizmit të zorrëve, nxitje të kimioreceptorëve që shkaktojnë të vjella dhe frenim të
refleksit të kollës.
Kodeine fosfat – 15 mg tableta indikohet në:
 qetësimin e dhimbjeve të lehta ose mesatare;
 qetësimin e kollës së thatë (joproduktive);
 diarre të thjeshtë; nuk zëvendëson terapinë rehidruese (trajtim simptomatik).
2. PËRPARA SE TË MERRNI KODEINE FOSFAT
Mos merrni Kodeine fosfat:
 nëse keni mbindjeshmëri ndaj kodeinës, opiateve ose ndaj ndonjërit prej
përbërësve të tjerë të këtyre tabletave;
 nëse vuani nga obstruksion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes;
 nëse keni depresion respirator akut;
 gjatë atakut akut të astmës;
 nëse jeni metabolizues ultra i shpejtë i kodeinës;
 nëse keni diarre të shkaktuar nga helmet ose toksinat;
 nëse keni kollë me sekrecione viskoze;
 në qoftë se keni çrregullim të funksionit të mëlçisë ose të veshkave;
 nëse jeni në risk për ileus paralitik;
 nëse jeni nën 18 vjeç dhe keni hequr bajamet për trajtimin e apnesë obstruktive
të gjumit;
 në rast presioni të rritur intrakranial dhe kur ka dëmtime të kokës;
 në gjendjet ku duhet të shmanget frenimi i peristaltikës;
 në distension abdominal;
 në gjendjet e diarresë akute, si kolit ulçeroz akut ose kolit që shoqëron
antibiotikët;
 në qoftë se ushqeni fëmijën me gji.
Pacientët në gjendje kome nuk duhet të trajtohen me Kodeine fosfat.
Kodeina është e kundërindikuar në fëmijë nën 12 vjeç dhe nuk rekomandohet në fëmijë
dhe adoleshentë 12 – 18 vjeç, të cilët kanë probleme me frymëmarrjen.
Duhet shmangur përdorimi i zgjatur tek pacientët me konstipacion.
Tregoni kujdes të veçantë me Kodeine fosfat
Gjithmonë merreni Kodeine fosfat sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se nuk jeni i
sigurt, kontaktoni me mjekun ose farmacistin. Në qoftë se ndjeni që efektet e Kodeine
fosfat janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Kodeina duhet përdorur me kujdes në të sëmurët me: miksedemë, çrregullim të
funksionit respirator, astmë, alkoolizëm akut, të dhëna për përdorim abuziv të lëndëve
narkotike, kolit ulçeroz, abdomen akut, stenozë uretrale, hipoksi, hipotension,
Myasthenia gravis, hipertrofi të prostatës, konvulsione, gurë në tëmth, takikardi
supraventrikulare, shok cirkulator.
Kodeina, si analgjezik narkotik, mund të shkaktojë tolerancë dhe vartësi psikologjike e
fizike.
Bari mund t’i dëmtojë aftësitë e të sëmurit për të drejtuar automjetin ose për të punuar
me makineri.
Nëse vëreni ndonjë nga simptomat e mëposhtme pasi keni marrë kodeinë, ndërpriteni
atë dhe njoftoni menjëherë mjekun: frymëmarrje e ngadaltë ose jo e thellë, konfuzion,
përgjumje, bebëza të syve të zvogëluara, ndjenjë e të qenit jo mirë, konstipacion dhe
mungesë oreksi.
Marrja e barnave të tjera
Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Kodeine
fosfat.
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose
keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë. Mos harroni të
informoni mjekun tuaj për trajtimin me Kodeine fosfat në qoftë se ju jepet ndonjë bar
tjetër gjatë trajtimit.
Është veçanërisht e rëndësishme që mjeku juaj të jetë në dijeni të faktit që ju jeni
trajtuar me:
 antagonistë opioidë;
 anestezikë të përgjithshëm;
 antidepresivë triciklikë;
 frenues të monoaminoksidazës (IMAO);
 anksiolitikë dhe hipnotikë;
 deprimues të sistemit nervor qendror;
 meksiletinë;
 ritonavir;
 cisaprid;
 domperidon dhe metoklopramid;
 antidiarreikë të tjerë;
 rifampicin.
Barnat që pakësojnë konvertimin hepatik të kodeinës në morfinë, kur përdoren
njëkohësisht me të, mund të zvogëlojnë efektin analgjezik të kodeinës. Barna të tilla
janë: kinidina, amiodaroni, metoklopramidi, cimetidina, frenuesit e rikapjes neuronale të
serotoninës, haloperidoli, propafenoni dhe tioridazina.
Kombinimi i kodeinës me verapamilin mund të fuqizojë efektin konstipant.
Analgjezikët opioidë kur kombinohen me barnat antimuskarinikë mund të shkaktojnë
ileus paralitik.
Marrja e Kodeine fosfat me ushqim dhe pije
Tabletat Kodeine fosfat duhet të merren pas ushqimit. Nuk duhet marrë njëkohësisht
me alkoolin.
Shtatzënia
Kategoria C.
Kërkoni këshillën e farmacistit ose të mjekut përpara se të merrni këtë bar.
Kodeina mund të shkaktojë depresion respirator tek i porsalinduri, prandaj përdorimi i
saj duhet vlerësuar me shumë kujdes.
Ushqimi me gji
Kodeine fosfat nuk duhet të merret gjatë ushqimit me gji të fëmijës, sepse kodeina
mund të dëmtojë foshnjen duke qenë se kalon në qumështin e gjirit.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Bari mund t’i dëmtojë aftësitë e të sëmurit për të drejtuar automjetin ose për të punuar
me makineri. Ky efekt theksohet nëse shoqërohet me konsum alkooli.
Informacione të rëndësishme mbi disa nga përbërësit e Kodeine fosfat
Ky bar përmban laktozë. Nëse ju është thënë nga mjeku juaj që keni intolerancë nga
disa sheqerna, kontaktoni mjekun tuaj përpara se të merrni këtë bar.
3. SI TA MERRNI KODEINE FOSFAT
Gjithmonë merrini tabletat Kodeine fosfat vetëm sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se
ndjeni që efektet e Kodeine fosfat janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me
mjekun ose farmacistin tuaj.
Dozimi:
Kodeina duhet të përdoret në dozën më të ulët efektive, për kohën më të shkurtër të
mundshme.
Si analgjezik, vetëm për trajtimin e dhimbjes mesatare, akute, dhe vetëm në rastet kur
ajo nuk lehtësohet nga analgjezikët e tjerë si ibuprofeni dhe paracetamoli, fëmijët mbi
12 vjeç dhe të rriturit: 30 – 60 mg, çdo 4 orë deri në maksimumin prej 240 mg në ditë.
Për fëmijët doza bazohet në peshën e trupit.
Kundër kollës, fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit: 15 – 30 mg, 3 ose 4 herë në ditë.
Në përgjithësi, si qetësuese e kollës, kodeina nuk rekomandohet tek fëmijët.
Kundër diarresë, të rriturit: 30 mg, 3 ose 4 herë në ditë. Në fëmijë nuk rekomandohet.
Pacientë të veçantë
Rekomandohet dozim i reduktuar tek të moshuarit, pacientët e dobësuar, në
hipotiroidizëm dhe pamjaftueshmëri adrenokortikale.
Në qoftë se keni marrë më shumë Kodeine fosfat
Në qoftë se keni marrë më shumë Kodeine fosfat se sasia që duhet të merrnit ose në
qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj,
spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë
për veprimet që duhet të ndërmerren.
Në qoftë se keni harruar të merrni Kodeine fosfat
Në qoftë se harroni një dozë (ose më shumë doza), merrni dozën në vazhdim kur të jetë
koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë (ose më të lartë) për të plotësuar dozën (dozat) e
harruar(a).
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj.
Në qoftë se ndërprisni Kodeine fosfat
Nuk duhet të ndërpritet menjëherë pas një përdorimi të zgjatur. Ndërprerja e
menjëhershme e Kodeine fosfat nga pacientë të varur fizikisht prej saj, shkakton
sindromën e abstinencës.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat e tjera, Kodeine fosfat mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse
jo çdokush i manifeston. Pjesa më e madhe e efekteve anësore janë të lidhura me
dozën dhe zhduken kur doza reduktohet ose trajtimi ndërpritet. Disa efekte anësore
mund të ndodhin në fillim të trajtimit dhe zhduken në mënyrë spontane me vazhdimin e
mjekimit.
Efektet e padëshiruara që mund të japë Kodeine fosfat janë si më poshtë:
 në sistemin kardiovaskular (vazodilatacion periferik, hipotension ortostatik,
bradikardi, takikardi, palpitacion, shok);
 në sistemin nervor qendror (sedacion, marrje mendsh, çorientim, përgjumje, dhimbje
koke, eufori, delirium, hipotermi, ndryshime të humorit, miozë, turbullime pamore,
tremor, miokloni, konvulsione, varësi, çrregullime të gjumit);
 në aparatin tretës (tharje goje, të përziera, të vjella, konstipacion, dhimbje barku,
anoreksi, spazma të traktit biliar);
 në aparatin respirator (në doza të larta): depresion respirator, laringospazëm;
 në aparatin genito-urinar (spazëm uretrale, retension urinar, efekt antidiuretik, ulje e
libidos dhe/ose impotencë seksuale);
 në lëkurë: janë vërejtur simptoma mbindjeshmërie si: prurit, rash, djersitje.
Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet ose në qoftë se vëreni efekte
anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose
farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI KODEINE FOSFAT
Mbajeni larg fëmijëve!
Mos e përdorni Kodeine fosfat pas datës së skadencës e cila është e shënuar në
paketim.
Mos e ruani në temperaturë mbi 25°C!
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga drita!
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Kodeine fosfat
Lënda vepruese është kodeinë fosfat hemihidrat.
Çdo tabletë përmban 15 mg kodeinë fosfat hemihidrat.
Përbërësit e tjerë janë: laktozë, celulozë mikrokristalore, talk, stearat magnezi.
Përmbajtja e paketimit
Kuti me 30 tableta.
Mbajtësi i autorizimit të tregtimit (MAT) dhe Prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta“
Tel.: 00355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Qershor 2015.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top