KODEINE FOSFAT 15 mg Reviewed by Momizat on . KODEINE FOSFAT Tableta - 15 mg ( Kodeine fosfate ) FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin          Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara s KODEINE FOSFAT Tableta - 15 mg ( Kodeine fosfate ) FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin          Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara s Rating: 0
You Are Here: Home » K » KODEINE FOSFAT 15 mg

KODEINE FOSFAT 15 mg

KODEINE FOSFAT
Tableta – 15 mg
( Kodeine fosfate )

kodeine fosfat

FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin         
Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
  • Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
  • Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fietëudhezues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletëudhëzues:

  1. Çfarë është Kodeine fosfat dhe për çfarë përdoret
  2. Përpara se të merrni Kodeine fosfat
  3. Si ta merrni Kodeine fosfat
  4. Efekte anësore të mundshme
  5. Si ta ruani Kodeine fosfat
  6. Informacion i mëtejshëm

1. ÇFARË ËSHTË KODEINE FOSFAT DHE PËRSE PËRDORET
Kodeina nxit receptorët e opiateve në sistemin nervor qendror; ajo shkakton edhe deprimim të frymëmarrjes, vazodilatacion periferik, frenim të peristaltizmit të zorrëve, nxitje të kimioreceptorëve që shkaktojnë të vjella dhe frenim të refleksit të kollës.
Kodeine fosfat — 15mg tableta indikohet në:

  • qetësimin e dhimbjeve të lehta ose mesatare;
  • qetësimin e kollës së thatë ( joproduktive ),
  • diarre të thjeshtë; nuk zëvendëson terapinë rehidruese ( trajtim simptomatik ).

2. PËRPARA SE TË MERRNI KODEINE FOSFAT
Mos merrni Kodeine fosfat:

  • nëse keni mbindjeshmëri ndaj opiateve,
  • nëse vuani nga obstruksion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes,
  • nëse vuani nga astma akute,
  • nëse keni diarre të shkaktuar nga helmet dhe toksinat,
  • nëse keni kollë më sekrecione viskoze.

Tregoni kujdes të veçantë me Kodeine fosfat
Pyesni mjekun tuaj përpara se të merrni Kodeine fosfat.
Kodeina duhet përdorur me kujdes në të sëmurët me: miksedemë, alkoolizëm akut, të dhëna për përdorimin abuziv të lëndëve narkotike, kolit ulçeroz, trauma të kokës ose rritje të presionit intrakranial, hipoksi, takikardi supraventrikulare, shok cirkulator.
Kodeina, si analgjezik narkotik, mund të shkaktojë tolerancë dhe vartësi psikologjike e fizike.
Bari mund t’i dëmtojë aftësitë e të sëmurit për të drejtuar automjetin ose për të punuar me makineri. Gjithmonë merreni Kodeine fosfat sipas këshillës së mjekut.
Në qoftë se nuk jeni i sigurt kontaktoni me mjekun ose farmacistin.
Në qoftë se ndjeni që efektet e Kodeine fosfat janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Marrja e barnave të tjera
Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Kodeine fosfat.
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë.
Mos harroni të informoni mjekun tuaj për trajtimin me Kodeine fosfat në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër gjatë trajtimit.
Eshtë veçanërisht e rëndësishme që mjeku juaj të jetë në dijeni të faktit që ju jeni trajtuar me:

  • agonistë opioidë
  • anestezikë të përgjithshëm;
  • antidepresivë tricikiike
  • frenues të monoaminoksidazës (IMAO);
  • trankuilizantë;
  • deprimues të sistemit nervor qendror;
  • antidiarreikë të tjerë.

Marrja e Kodeine fosfat me ushqim dhe pije Tabletat Kodeine fosfat duhet të merren pas ushqimit. Nuk lejohet marrja e këtij bari njëkohesisht me konsum alkooli.

Shtatzania
Kategoria C. Kërkoni këshillën e farmacistit ose të mjekut përpara se të merrni këtë bar.
Kodeine fosfat nuk duhet të përdoret në tremujorin e tretë të shtatzanisë për shkak te rrezikut të depresionit respirator tek i porsalinduri.

Ushqimi me gji
Duhet bërë kujdes me përdorimin e këtij bari  tek nënat që ushqejnë femijët me gji.
Nuk janë venë re efekte anësore në fëmijët e ushqyer me gji nga nënat të cilat merrnin kodeinë, kështu që mendohet si bar i pajtueshëm me gjidhënien.
Megjithatë, duhet kërkuar keshilla e mjekut dhe përdorimi të jetë i kujdesshëm.
Në këtë rast duhet bërë vlerësimi mes përfitimit dhe riskut nga përdorimi i barit si për nënën dhe fëmijën.

Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive
Bari mund t’i dëmtojë aftesitë e të sëmurit për të drejtuar automjetin ose për të punuar me makineri.
Ky efekt theksohet nëse shoqërohet me konsum alkooli.

3. SI TA MERRNI KODEINE FOSFAT
Gjithmone merrini tabletat Kodeine fosfat vetëm sipas keshillës së mjekut.
Në qoftë se ndjeni që efektet e Kodeine fosfat janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Tabletat e Kodeine fosfat disponohen në formëdozën 15 mg.
Si analgjezik: 30 — 60 mg çdo 4 orë deri në maksimumin e zakonshëm prej 240 mg në ditë.
Fëmijët deri në 12 vjeç: 0.5 — 1 mg/kg çdo 4— 6 orë.
Kunder kollës: 15 — 30 mg 3 ose 4 herë në ditë.
Fëmijët 5 – 12 vjeç: 7.5 — 15 mg 3 ose 4 herë në ditë.
Fëmijet 1 – 5 vjeç: 3 mg 3 ose 4 herë në ditë.
Në përgjithesi, si qetësuese e kollës, kodeina nuk rekomandohet tek fëmijët dhe duhet shmangur plotësisht tek fëmijët nën 1 vjeç.
Kundër diarrese:Të rritur dhe fëmijë mbi 12 vjeç në dozën 30 mg 3 ose 4 herë në ditë.
Në qoftë se keni marrë më shumë Kodeine fosfat:
Në qoftë se keni marrë më shumë Kodeine fosfat se sasia që duhet të merrnit ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencen për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren.

Në qoftë se keni harruar të merrni Kodeine fosfat
Në qoftë se harroni një dozë ( ose më shumë doza ), merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë ( ose me të lartë ) për të plotesuar dozën ( dozat ) e harruar( a ).
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e ketij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË KODEINE FOSFAT
Si të gjithë barnat e tjera, Kodeine fosfat mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush i manifeston.
Pjesa më e madhe e efekteve anësore janë të lidhura me dozën dhe zhduken kur doza reduktohet ose trajtimi ndërpritet.
Disa efekte anësore mund të ndodhin në fillim te trajtimit dhe zhduken në mënyrë spontane me vazhdimin e mjekimit.
Efektet e padëshiruara që mund të japë Kodeine fosfat janë si më poshtë:

  • në sistemin kardiovaskular ( hipotension ortostatik, bradikardi, takikardi, shok );
  • në sistemin nervor qendror ( marrje mendsh, çorientim, përgjumje, dhimbje koke, eufori, delirium );
  • në aparatin tretës ( tharje fyti, të përziera, të vjella, konstipacion, dhimbje barku, anoreksi, spazma të traktit biliar );
  • në aparatin respirator ( në doza të larta ): depresion respirator, laringospazëm;
  • në aparatin genito-urinar ( spazern uretrale, retension urinar; efekt antidiuretik, dhe/ose impotencë seksuale );
  • në lëkure: janë vërejtur simptoma mbindjeshmërie si: prurit, rash, djersitje.

Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet ose në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk përmenden në ketë fleteudhëzues, ju luterni të lajmëroni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. SI TA RUANI KODEINE FOSFAT
Mbajeni larg fëmijëve!
Mos e përdorni Kodeine fosfat pas datës së skadencës e cila ështe e shënuar ne paketim.
Mos e ruani në temperaturë mbi 25′C!
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga drita!

6. INFORMACION I MËTEJSHEM
Çfarë përmban Kodeine fosfat
Lënda vepruese ështe kodeinë fosfat.
Çdo tabletë përmban 15 mg kodeine fosfat.
Përbërësit e tjerë janë: laktoze, celuloze mikrokristalore, talk, stearat magnezi.
Përmbajtja e paketimit
Forma e paketimit: kuti me 30 tableta. PROFARMA

Tags: , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top