KORONARINE 25MG Reviewed by Momizat on . KORONARINE Drazhe - 25 mg (Dipiridamol) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të ke KORONARINE Drazhe - 25 mg (Dipiridamol) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të ke Rating: 0
You Are Here: Home » K » KORONARINE 25MG

KORONARINE 25MG

KORONARINE
Drazhe – 25 mg
(Dipiridamol)

koronarinë

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Koronarine dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Koronarine
3. Si ta merrni Koronarine
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Koronarine
6. Informacion i mëtejshëm.
1. ÇFARË ËSHTË KORONARINE DHE PËRSE PËRDORET
Koronarine përmban lëndën vepruese dipiridamol. Dipiridamoli zgjat kohën e
mbijetesës, të shkurtuar në mënyrë jonormale, të trombociteve. Ai është një frenues i
bashkimit (ngjitjes) së trombociteve, ndonëse mekanizmi i veprimit ende nuk është
sqaruar plotësisht.
Mekanizmi i veprimit lidhet me
1) frenimin e rikapjes nga eritrocitet të adenozinës, e cila nga ana e saj është një
frenuese e reaktivitetit të trombociteve,
2) frenimin e fosfodiesterazës, çka shpie në shtimin e monofosfatit të 3’
, 5’ –
adenozinës ciklike në trombocite dhe
3) frenimin e tromboksanit A2
, i cili është një nxitës i fuqishëm i aktivimit të trombociteve.
Koronarine – drazhe – 25 mg përdoret si ndihmës gjatë mjekimit me antikoagulantë që
merren nga goja (antikoagulantë kumarinikë) për parandalimin e ndërlikimeve
tromboembolike prej valvolave prostetike të zemrës. I vetëm ose i kombinuar me
aspirinë indikohet edhe për parandalimin e infarktit të miokardit dhe uljen e
vdekshmërisë prej infarktit të miokardit.
2. PËRPARA SE TË MERRNI KORONARINE
Mos merrni Koronarine në qoftë se:
 jeni i mbindjeshëm (alergjik) ndaj dipiridamolit ose ndaj ndonjërit prej
përbërësve të tjerë të Koronarine të përmendur në fund të këtij
fletëudhëzuesi.
Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjendjet e përmendura më sipër, mos i merrni
tabletat, shkoni dhe flisni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e dhëna.
Tregoni kujdes të veçantë me Koronarine
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se:
 keni përkeqësim të shpejtë të anginës;
 jeni me stenozë subvalvolare aortike;
 jeni me paqëndrueshmëri hemodinamike në periudhën pas kalimit të infarktit;
 keni çrregullime të koagulimit;
 keni hipotension;
 vuani nga insufiçienca kardiake;
 vuani nga miastenia gravis;
 përdorni njëkohësisht barna që rrisin riskun për hemorragji;
 jeni me migrenë, sepse ajo mund të përkeqësohet;
 i sëmuri është nën moshën 12 vjeç, sepse siguria dhe efektshmëria e
dipiridamolit nën këtë moshë ende nuk është përcaktuar.
Marrja e barnave të tjera
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë së
fundmi barna të tjera, edhe ato pa recetë të tilla si:
 barna që përmbajnë rrjedhës të metilksantinës (përgatesat antiastmatike me
teofilinë ose aminofilinë) sepse mund ta zvogëlojnë efektin e dipiridamolit dhe
nuk duhen përdorur njëkohësisht;
 barna që zgjerojnë enët e gjakut (vazodilatatorët) sepse dipiridamoli mund ta
fuqizojë efektin antihipertensiv;
 antiacidet, efektshmëria e dipiridamolit mund të ulet kur ai përdoret në të njëjtën
kohë me antiacide ndaj duhet mënjanuar përdorimi në të njëjtën kohë i tyre.
Këto barna mund të ndikohen nga dipiridamoli ose mund të ndikojnë në mënyrën se si
ai vepron, ndaj në përdorimin e njëkohshëm të tyre mund të nevojitet të ulet ose të rritet
doza e dipiridamolit. Mjeku ose farmacisti juaj do t’ju këshillojë.
Marrja e Koronarine me ushqim dhe pije
Rekomandohet që bari të merret para ushqimit dhe nuk rekomandohet pirja e alkoolit
gjatë periudhës së marrjes së barit.
Shtatzënia
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni shtatzënë ose po planifikoni të
ngeleni shtatzënë. Dipiridamoli nuk duhet përdorur në tremujorin e parë të shtatzënisë,
ndërsa në pjesën tjetër të kësaj periudhe ai duhet përdorur me kujdes dhe vetëm pasi të
ballafaqohen përfitimet terapeutike për nënën me rreziqet e mundshme për fetusin.
Ushqimi me gji
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se ushqeni foshnjen me qumësht gjiri.
Dipiridamoli kalon në qumështin e gjirit. Mjeku ose farmacisti do të diskutojnë mbi
rreziqet dhe përfitimet e marrjes së tij në qoftë se jeni duke ushqyer foshnjen me gji apo
keni në plan ta bëni këtë.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Tregohuni të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjetit ose përdorimit të makinerive sepse
Koronarine mund të shkaktojë efekte të tillla si: marramendje, këputje ose turbullim të
shikimit.
Informacione të rëndësishme mbi disa nga përbërësit e Koronarine
Ky bar përmban laktozë dhe sukrozë. Nëse ju është thënë nga mjeku juaj se keni
intolerancë nga disa sheqerna, kontaktoni mjekun tuaj përpara se të merrni këtë bar.
3. SI TA MERRNI KORONARINE
Gjithmonë merreni Koronarine vetëm sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se ndjeni që
efektet e saj janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin
tuaj.
Bari mund të merret një orë para ushqimit me një gotë ujë.
Këshillohet që tabletat t’i merrni në të njëjtën orë çdo ditë.
Më poshtë jepet një pasqyrë praktike për dozimin e Koronarine:
Të rriturit dhe të moshuarit: Doza normale ditore është 75-100 mg në ditë, në 3 ose
4 doza të ndara.
Fëmijët: Doza normale ditore është 5 mg/kg peshë, në doza të
ndara.
Mjeku juaj mund t’ju kërkojë të merrni Koronarine për një kohë më të gjatë. Këshillohuni
me mjekun tuaj në qoftë se nuk jeni i sigurt për sa kohë duhet ta merrni.
Në qoftë se keni marrë më shumë Koronarine
Në qoftë se keni marrë më shumë Koronarine se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë
se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin,
ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për
veprimet që duhet të ndërmerren.
Në qoftë se harroni të merrni Koronarine
Në qoftë se harroni një dozë, merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e
zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar.
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore. Ndonjëherë ato janë serioze,
shumicën e herëve jo. Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore.
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
Efektet e padëshirueshme nga përdorimi i dozave terapeutike zakonisht janë minimale
dhe kalimtare. Gjatë përdorimit afatgjatë, efektet e padëshirueshme fillestare zakonisht
zhduken.
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të mëposhtme ju
shqetëson:
 për shkak të efekteve vazodilatatore të dipiridamolit, ndonjëherë mund të
shfaqen dhimbje vaskulare të kokës, të cilat zakonisht zhduken me uljen e
dozës;
 marrje mendsh;
 të fikët;
 hipotension;
 skuqje në fytyrë;
 dispepsi,
 të vjella;
 diarre e lehtë;
 ekzantema.
Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju
lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI KORONARINE
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Koronarine pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani mbi 25°C!
Ruajeni barin në paketimin origjinal.
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Koronarine
Lënda vepruese është dipiridamoli.
Çdo drazhe përmban 25 mg dipiridamol.
Përbërësit e tjerë janë: amidon, laktozë monohidrat, xhelatinë, talk, stearat magnezi,
celulozë mikrokristalore, povidon, karbonat kalçiumi, dioksid titani, sukrozë, Opalux
portokalli, Opaglos i bardhë 6000.
Përmbajtja e paketimit:
Kuti me 60 drazhe.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim (MAT) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel.: 00355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u rishikua për herë të fundit në Dhjetor 2012.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top