Lantigen B (vaksine polivalente bakteriale) Reviewed by Momizat on . Lantigen B (vaksine polivalente bakteriale) Përbërja: Sospensioni përmban: ekstrakt Ag të streptokokus pneumonie tip 3 63,2 UI, streptokok piogjen (grup A) 126, Lantigen B (vaksine polivalente bakteriale) Përbërja: Sospensioni përmban: ekstrakt Ag të streptokokus pneumonie tip 3 63,2 UI, streptokok piogjen (grup A) 126, Rating: 0
You Are Here: Home » L » Lantigen B (vaksine polivalente bakteriale)

Lantigen B (vaksine polivalente bakteriale)

Lantigen B (vaksine polivalente bakteriale)

lantigen b

Përbërja:

Sospensioni përmban: ekstrakt Ag të streptokokus pneumonie tip 3 63,2 UI, streptokok piogjen (grup A) 126,2 UI, Bramhamele kataralis 39,9 UI, stafilokok aureus 79,6 UI, Hemofilus influenze (tip b)50,2 UI, Klebsiela pneumonie 39,8 UI, .

Eksipiente : polisorbat 80, kloreksidine diacetat, timerosal, uje i distsluar steril.

Forma farmaceutike:
pika me rruge orale, flakon 18 ml.

Kategoria farmaceutike: Vaksinë bakteriale.

Indikacionet terapeutike
Profilaksia dhe terapia e infeksioneve bakteriale të traktit respirator superior (rinite,rinofaringite,sinusite,tonsillite,bronkite)

Informacione që duhet të dihen para përdorimit:

KUNDRAINDIKACIONET:
Nuk kundërindikohet në shtatëzëni dhe gjidhënie.

Këshilla për përdorimin:
Pikat duhen marrë mundësisht nën gjuhë, duke i mbajtur për disa minuta në gojë ,pa e përtypur duke lejuar kështu vaksinën të shpërndahet në sekrecionet e pështymës dhe mukozës orofaringeale duke lehtësuar absorbimin e preparatit.
Në fëmijë shumë të vegjël ,Lantigeni këshillohet të jepet gjatë gjumit,duke i hedhur pikat mes buzës dhe gingivave inferior.
Gjithashtu këshilohet që përveç dozës orale ,me qëllim që të zmadhojmë sipërfaqen e kontaktit të mukozës me vaksinën ,të hidhen 1 ose 2 pika Lantigen B në secilën vrimë hunde kur pacienti është në pozicion shtrirë.

Ndërveprime me barna të tjera ose tipe të tjera ndërveprimesh :
Nuk janë vërejtur.

Efekte në ngarje dhe përdorim makinerish:
Nuk janë vërejtur.

Instruksione të nevojshme për një përdorim të rregullt

Doza ,mënyra dhe frekuenca e marrjes :

fëmijët mbi 3 muaj dhe moshe nën 10 vjeç:gjysëm doze (prej 7-8 pikash ) në mëngjes dhe në darkë, ose një doze të plotë prej 15 pikash në një marrje të vetme në mëngjes.

Fëmijët mbi 10 vjeç dhe të rriturit: Një dozë të plotë prej 15 pikash në mëngjes dhe një në darkë përpara se të flenë.

Kohëzgjatja e trajtimit:

Një cikël trajtimi përfshin:
-Merren një flakon në fëmijë nën 10 vjeç dhe 2 flakone në ata mbi 10 vjeç dhe të rriturit,me posologjinë e përshkruar më lart.
-Pezullohet tratimi për 2-3 javë.
-Merren përsëri 1 flakon në të rriturit dhe fëmijët mbi 10 vjeç dhe gjysëm flakoni në ata të vegjël dhe nën 10 vjeç.,me posologjinë e përshkruar më lart.

Mënyra e përdorimit
A)
Instruksione për hapjen e flakonit.
1)
Tundeni mire flakonin dhe këputni rripin e garancisë që është një rrip plastik i vendosur në gjysëm të tapës ,duke e tërhequr nga jashtë dhe duke e shkëputur komplet nga flakoni.
2)
Hiqni tapen dhe shtypni mes dy gishtave , gradualisht dozatorin në mënyrë që të kontrolloni numërimin e pikave.

Përdorimi:
Një dozë e Lantigen B për të rritur merret duke e kthyer flakonin me kokë poshtë dhe duke shtypur dozatorin derisa të bien 15 pika.
Gjysëm doze përfitohet për fëmijët duke hedhur 7-8 pika.

Mbidozimi:
Nuk janë vërejtur raste mbidozimi.

Efekte të padëshiruara
Gjatë marrjes së dozave të para mund të shfaqet ndonjë ndjenjë konstipacioni.
Por këto shenja shikohen rrallë.
Ky specialitet përmban konservant ,kështu që është e mundur që të verifikohet ndonjë reaksion alergjik i shkaktuar prej tij.

Tags: , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top