Lanzul 30 mg Reviewed by Momizat on . Lanzul®  30 mg kapsula të forta LanzuI® S 15 mg kapsula të forta Lansoprazol Lexoni me kujdes të gjithë këtë fletëudhëzues përpara se ta përdorni atë. Ruajeni f Lanzul®  30 mg kapsula të forta LanzuI® S 15 mg kapsula të forta Lansoprazol Lexoni me kujdes të gjithë këtë fletëudhëzues përpara se ta përdorni atë. Ruajeni f Rating: 0
You Are Here: Home » L » Lanzul 30 mg

Lanzul 30 mg

Lanzul®  30 mg kapsula të forta
LanzuI® S 15 mg kapsula të forta
lanzul
Lansoprazol

Lexoni me kujdes të gjithë këtë fletëudhëzues përpara se ta përdorni atë.

  • Ruajeni fletëudhëzuesin. Mund të duhet ta lexoni përsëri atë.
  • Nëse keni pyetje të tjera, pyesni mjekun ose farmacistin.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos ja jepni atë të tjerëve. Mund të jetë i dëmshëm për ta, edhe nëse simptomat e tyre janë të njëjta me tuajat.
  • Nëse ndonjë prej efekteve anësore është serioz, ose ju dalloni ndonjë efekt anësor që nuk është përshkruar në këtë fletëudhëzues, ju lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin.

Në këtë fletëudhëzues do të gjeni:

  1. Çfarë është dhe përse përdoret Lanzul dhe Lanzul S
  2. Përpara se të merrni Lanzul dhe Lanzul S
  3. Si merret Lanzul dhe Lanzul S
  4. Efektet anësore të mundshme
  5. Si të ruhet Lanzul dhe Lanzul S
  6. Informacion i mëtejshëm

1.Çfarë është dhe përse përdoret Lanzul dhe Lanzul S
Lansoprazoli frenon enzimën e pompës protonike në membranën mukoze të stomakut që mundësojnë sekretimin e acidit gastrik.
Kështu që ai redukton sasinë dhe aciditetin e lëngut gastrik, duke parandaluar kështu efektet e tij të dëmshme në membranën mukoze të ekspozuar.
Fillimi i veprimit ndodh një deri dy orë pas marrjes së tij dhe efektet qëndrojnë për më shumë se 24 orë.
Dhimbja ndalon jo më vonë se në pak ditësh; membrana mukoze e prekur shërohet në pak javë.
Marrja për një kohë të gjatë e lansoprazolit mund të parandalojë përsëritjen e sëmundjes.
Mjeku përshkruan Lanzul ose Lanzul S për ju sepse ju keni një nga sëmundjet e mëposhtme:

  • ulçer duodenale;
  • ulçer beninje e stomakut,
  • sëmundjet e refluksit gastroezofageal ( e cila mund të manifestohet si djegie gjoksi ) me ose pa inflamacion të fytit ( ezofagiti ),
  • infeksion nga Helicobacter pylori ( kërkohet trajtimi i kombinuar me antibiotikë ), ose
  • disa gjendje të tjera me rritje të sekretimit të acidit gastrik, të tilla si sindromi i Zollinger-Ellison.

Ju mund të përshkruani Lanzul ose Lanzul S për trajtimin e ulçerës së stomakut ose duodenit shkaktuar nga barnat anti – inflamatore ( barnat që përdoren për trajtimin e dhimbjes, inflamacionit dhe temperaturës ).
Ju mund të jepni gjithashtu Lanzul ose Lanzul S për parandalimin e përsëritjes së ulçerës duodenale, ose për parandalimin e dëmtimit sipërfaqësor ( erozione ) dhe të thellë ( ulçera ) të membranës mukoze të stomakut dhe duodenit dhe në diskomfort dhe dhimbje në pjesën e sipërme të barkut ( dyspeptic simptomat dispeptike ) të shkaktuar nga barnat anti-inflamatore josteroidale.

2. Përpara se te merrni Lanzul dhe Lanzul S
Mos merrni Lanzul dhe Lanzul S

  • nëse jeni alergjik ( i mbindjeshëm ) ndaj lansoprazolit ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të Lanzul dhe Lanzul S;

Tregoni kujdes të veçantë me Lanzul dhe Lanzul S

  • nëse keni sëmundje të mëlçisë, mjeku juaj do të përshkruaj dozën më të vogël efektive për ju:
  • nëse gjendja juaj mjekësore përmirësohet gjatë trajtimit me Lanzul ose Lanzul S, kjo nuk përjashton mundësinë e malinjitetit ezofageal ose gastrik.

Ka të dhëna të kufizuara për sigurinë dhe efikasitetin e lansoprazolit tek fëmijët.

Marrja e barnave të tjera
Ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit ndonjë bar tjetër, përfshirë edhe ato barna që merren pa përshkrimin e mjekut.
Lansoprazoli redukton aciditetin e lëngut gastrik, si rrjedhojë absorbimi i disa agjentëve, të tillë si ketokonazoli, ampicilina, kripërat e hekurit ose digoksina, mund të ndryshojë.
Lansoprazoli mund të shpejtojë në mënyrë të veçantë ekskretimin e teofilinës.
Nëse jeni duke marrë njëkohësisht sukralfat me lansoprazol, merreni atë të paktën 30 minuta pas dozës së Lanzulit ose Lanzul S.

Marrja e Lanzul dhe Lanzul S me ushqim dhe pije
Merreni dozën në mëngjez, para se të hani.
Nëse duhet ta merrni barin dy herë në ditë, merreni një dozë para mëngjezit dhe një dozë para darkës.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Pyesni mjekun dhe farmacistin për këshilla para se të merrni çdo bar.
Lansoprazoli nuk njihet të jetë i dëmshëm për fetusin.
Gratë shtatzëna mund ta merrni atë kur përfitimet e pritura justifikojnë riskun potencial për fëmijën.
Ushqyerja me gji nuk rekomandohet gjatë trajtimit.

Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Lansoprazoli nuk është raportuar të prekë aftësinë për të drejtuar automjetet dhe për të përdorur makineritë.

Informacion i rëndësishëm rreth disa përbërësve të Lanzulit dhe Lanzul S
Lanzul dhe Lanzul S përmbajnë sukrozë.
Nëse ju i keni thënë mjekut tuaj se keni intolerancë ndaj disa sheqernave, kontaktoni mjekun përpara se të merrni secilin nga dy barnat.

3. Si merret Lanzul dhe Lanzul S
Gjithmonë merrni Lanzul dhe Lanzul S ekzaktësisht siç ju ka thënë mjeku juaj.
Ju duhet të kontrolloheni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse nuk jeni i sigurt .
Doza e zakonshme ditore është 1 kapsulë Lanzul ( 30 mg ) ose 1 kapsulë Lanzul S ( 15 mg ), në varësi të tipit dhe rëndesës së sëmundjes.
Doza e zakonshme për çrrënjosjen e Helicobacter pylori është 1 kapsul Lanzul ( 30 mg ) dy herë në ditë për 1 deri 2 javë, në kombinim me barna të tjerë.
Doza më e lartë e rekomanduar e Lanzulit është 60 mg në ditë.
Për pacientët me prekje të mëlçisë, doza më e lartë e rekomanduar është 30 mg në ditë.
Në pacientët me sindromin Zollinger-Ellison, dozat mund të jenë në mënyrë të konsiderueshme më të larta.
Trajtimi zakonisht zgjat prej 4 javësh deri 8 javësh; trajtimi për parandalimin e rikthimit të sëmundjes është afatgjatë.
Gëlltiteni të gjithë kapsulën.
Nëse ju nuk mund ta gëlltisni të gjithë kapsulën, hapeni atë dhe përzijeni përmbajtjen me pak lëng molle ( afërsisht një lugë ) dhe gëlltiteni menjëherë pa u përtypur.
Nëse keni përshtypjen se efekti i Lanzul ose Lanzul S është shumë i fortë ose shumë i dobët, njoftoni mjekun ose farmacistin.

Nëse merrrni më shumë se duhet Lanzul dhe Lanzul S
Konsultohuni me mjekun ose farmacistin.

Nëse harroni të merrni Lanzul dhe Lanzul S
Mos merrni doze të dyfishtë për të zëvendësuar dozën e humbur.
Nëse keni pyetje tjetër mbi përdorimin e këtij bari, pyesni mjekun ose farmacistin.

4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjithë ilaçet, Lanzul dhe Lanzul S mund të shkaktojnë efekte anësore, megjithëse ato shfaqen rrallë.
Efektet anësore më të zakonshme që ndodhin gjatë trajtimit janë çrregullimet gastrointestinale (konstipacioni, diarrea, të përzierat, fryrje apo dhimbje barku ) dhe dhimbje koke.
Skuqje, marrje mendsh, tharje goje dhe lodhje ndodhin më rrallë.
Nëse ndonjë prej efekteve anësore bëhet serioz, ose nëse vini re ndonjë efekt anësor që nuk është përmendur në këtë fletëpalosje, ju lutemi të njoftoni mjekun apo farmacistin tuaj.

5. Si të ruajmë Lanzul dhe Lanzul S
Mbajini larg shikimit apo vendeve që arrihen prej fëmijëve.
Mbrojini prej lagështirës.
Të ruhet nën 25°C.

Data e skadencës
Mos e përdorni Lanzul dhe Lanzul S pas datës së skadencës së shënuar mbi kuti.
Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij muaji të shënuar.

6. Informacione të mëtejshme
Çfarë përmbajnë Lanzul dhe Lanzul S
Substanca aktive është lansoprazol.
Çdo kapsulë e fortë Lanzul përmban 30 mg lansoprazol.
Çdo kapsulë e fortë Lanzul S përmban 15 mg lansoprazol.
Përbërësit e tjerë në bërthamën e kapsulës janë kokërriza ( sukrozë, niseshte misri ); hidroksipropil celuloze; subkarbonat magnezi, e rëndë; sukrozë; niseshte misri; laurilsulfat natriumi; hipromeloz; acid- etil akrilat kopolimer metakrilik ( 1:1 ) tretësirë koloidale 30 %; talk: makrogol 6000; dioksid titaniumi (E171 ).
Mbështjella e kapsulës së forte të Lanzulit: dioksid titaniumi ( E171 ), xhelatin.
Mbështjella e kapsulës së forte të Lanzulit S: dioksid titaniumi ( E171 ), oksid hekuri ( E172 ), xhelatin.

Si duken dhe çfarë përmbajnë paketimet e Lanzul dhe Lanzul S
Kapsulat e forta Lanzul janë të mbushura me kokërriza me ngjyrë të bardhë deri kafe e hapur ose rozë e lehtë; trupi dhe mbështjella e kapsulës janë me ngjyrë të bardhë.
Kapsulat e forta Lanzul S janë të mbushura me kokërriza me ngjyrë të bardhë deri kafe e hapur ose rozë e lehtë; trupi i kapsulës është i bardhë, ndërsa mbështjella është me ngjyrë të kuqe-kafe.
Kapsulat e forta Lanzul janë të disponueshme në kuti me 14 kapsula në paketim me blistera.
Kapsulat e forta Lanzul janë të disponueshme në kuti me 28 kapsula në paketim me blistera.
Kutitë përmbajnë 2 deri 4 blistera.                                KRKA

Tags: , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top