LECORIN Reviewed by Momizat on . Lecorin Tableta të veshura me film - 10 mg (Lerkanidipinë klorhidrat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni Lecorin Tableta të veshura me film - 10 mg (Lerkanidipinë klorhidrat) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni Rating: 0
You Are Here: Home » L » LECORIN

LECORIN

Lecorin
Tableta të veshura me film – 10 mg
(Lerkanidipinë klorhidrat)

lecorin

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Lecorin dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Lecorin
3. Si ta merrni Lecorin
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Lecorin
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË LECORIN DHE PËRSE PËRDORET
Lecorin përmban si lëndë aktive lerkanidipinë klorhidrat, që është një bllokues i
kanaleve të kalçiumit me veprime të njëjta me ato të nifedipinës.
Lecorin ndikon në qelizat e miokardit, qelizat brenda sistemit të specializuar të përçimit
të zemrës, dhe qelizat e muskulaturës së lëmuar të enëve të gjakut. Kështu, kontraktimi
kardiak, formimi dhe përhapja e impulsit elektrik dhe toni i arterieve koronare apo
sistemike mund të zvogëlohet.
Lecorin përdoret për trajtimin e hipertensionit esencial të lehtë deri të moderuar.
2
2. PËRPARA SE TË MERRNI LECORIN
Mos merrni Lecorin nëse:
 keni mbindjeshmëri ndaj principit aktiv lerkanidipinë klorhidrat ose ndaj çdo
dihidropiridine tjetër ose ndaj çdo përbërësi tjetër të tabletave Lecorin;
 jeni në periudhën e shtatzënisë ose të laktacionit;
 keni stenozë të aortës;
 vuani nga sëmundje kardiake të tilla si: angina e paqëndrueshme, jeni brenda 1
muaji nga infarkti i miokardit, insufiçienca kardiake e lindur e patrajtuar;
 keni çrregullim serioz të mëlçisë;
 keni çrregullim të rëndë të veshkave;
 keni porfiri akute.
Tregoni kujdes të veçantë me Lecorin
Pyesni mjekun tuaj përpara se të merrni Lecorin:
 në qoftë se keni çrregullime kardiake si sindroma e sinusit të sëmurë (nëse ka
probleme me vendosjen e pejsmejkërit);
 në qoftë se keni mosfunksionim të ventrikulit të majtë.
Përdorimi i njëkohshëm me lëngun e qitros (grejpfrut) rrit përqëndrimin plazmatik të
Lecorin, prandaj mos e konsumoni atë gjatë kohës që trajtoheni me Lecorin.
Marrja e barnave të tjera
Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Lecorin.
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose
keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë. Mos harroni të
informoni mjekun tuaj për trajtimin me Lecorin në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër gjatë
trajtimit, sidomos këta të mëposhtmit:
 antibakterialët: shmangni përdorimin e njëkohshëm me eritromicinën;
 antimykotikët: itrakonazoli dhe ketokonazoli mund të frenojnë metabolizmin e
lerkanidipinës – shmangni përdorimin e njëkohshëm;
 antihipertensivët: stimulim i efektit hipotensiv; doza e parë e alfa – bllokuesve
post – sinaptikë rrit riskun e efektit hipotensiv;
3
 antiviralët: ritonaviri rrit përqëndrimin e Lecorin – shmangni përdorimin e
njëkohshëm;
 glikozidët kardiakë: përqëndrimi i digoksinës rritet nga Lecorin;
 ciklosporina: përdorimi i njëkohshëm me Lecorin mund të rrisë përqëndrimin e të
dy barnave;
 benzodiazepinat: midazolami rrit përthithjen e Lecorin.
Përdorimi i njëkohshëm me lëngun e qitros (grejpfrut) rrit përqëndrimin plazmatik të
Lecorin.
Shtatzënia dhe Ushqimi me gji
Këshillohet të mos përdoret Lecorin në periudhën e shtatzënisë ose të ushqimit me gji.
Konsultohuni me mjekun tuaj në qoftë se jeni duke marrë Lecorin dhe mendoni se jeni
shtatzënë.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Përvoja klinike me lerkanidipinë klorhidrat tregon se nuk ka gjasa që të pengojë aftësinë
e një pacienti për të drejtuar automjetin. Gjithsesi duhet patur kujdes për shkak se mund
të ketë: marrje mendsh, asteni, lodhje dhe rrallëherë përgjumje.
Informacione të rëndësishme mbi disa nga përbërësit e Lecorin
Ky bar përmban laktozë. Nëse ju është thënë nga mjeku juaj që keni intolerancë nga
disa sheqerna, kontaktoni mjekun tuaj përpara se të merrni këtë bar.
3. SI TA MERRNI LECORIN
Gjithmonë Lecorin merret ekzaktësisht si ju thotë mjeku juaj. Duhet të konsultoheni me
mjekun ose me farmacistin tuaj në qoftë se nuk jeni i sigurt.
Tabletën merreni nga goja. Gëlltiteni çdo tabletë me ujë.
Të rriturit: doza e zakonshme është një tabletë 10 mg në ditë, në të njëjtën orë çdo ditë
(preferohet në mëngjes 15 minuta para mëngjesit). Pas të paktën dy javë përdorimi,
4
mjeku juaj mund t’ju këshillojë të rrisni dozën në 20 mg në ditë në qoftë se është e
nevojshme.
Pacientë me probleme hepatike ose renale
Nevojitet kujdes i veçantë në fillim të terapisë në këta pacientë dhe gjatë rritjes së dozës
në 20 mg.
Në qoftë se keni marrë më shumë Lecorin
Në qoftë se keni marrë më shumë Lecorin se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se
fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose
të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet
që duhet të ndërmerren.
Në qoftë se keni harruar të merrni Lecorin
Në qoftë se harroni një dozë (ose më shumë doza), merrni dozën në vazhdim kur të jetë
koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë (ose më të lartë) për të plotësuar dozën (dozat) e
harruar(a).
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat e tjera, Lecorin mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo
çdokush i manifeston. Njoftoni mjekun tuaj për efektet anësore të mëposhtme që mund
t’ju shfaqen:
 të zakonshme: skuqje, edemë periferike, palpitacione, takikardi, dhimbje koke,
marrje mendsh;
 të rralla: çrregullime gastro – intestinale, angina, asteni, përgjumje, poliuri,
mialgji, rash;
 shumë të rralla: hiperplazi të gingivave, infarkt i miokardit, hipotension.
Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte
5
anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose
farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI LECORIN
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Lecorin pas datës së skadencës, e cila është e shënuar në paketim.
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga dielli dhe nga lagështia, në një
temperaturë jo më të lartë se 30 ºC.
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Lecorin – Tableta të veshura me film 10 mg.
Lënda vepruese është lerkanidipinë klorhidrat.
Çdo tabletë e veshur me film përmban 10 mg lerkanidipinë klorhidrat.
Përbërës të tjerë: laktozë monohidrat, glikolat natriumi i amidonit, celulozë
mikrokristalore, povidon K – 30, stearat magnezi, Opadry II i bardhë.
Përmbajtja e paketimit: kuti me 30 tableta të veshura me film.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel.Fax: 00 355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u formulua në Janar 2014.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top