Lenicyst (solucion) Reviewed by Momizat on . Lenicyst (solucion) Për parandalimin dhe trajtimin e  çrregullimeve të rrugëve urinare. Formulë efikase natyrale që ndihmon në trajtimin e çrregullimeve të rrug Lenicyst (solucion) Për parandalimin dhe trajtimin e  çrregullimeve të rrugëve urinare. Formulë efikase natyrale që ndihmon në trajtimin e çrregullimeve të rrug Rating: 0
You Are Here: Home » L » Lenicyst (solucion)

Lenicyst (solucion)

Lenicyst (solucion)

lenicyst

Për parandalimin dhe trajtimin e  çrregullimeve të rrugëve urinare.
Formulë efikase natyrale që ndihmon në trajtimin e çrregullimeve të rrugëve urinare.

LENICYST indikohet në rastet me:

  • Uretrit;
  • Cistit akut, duke përfshirë rastet e shkaktuara nga vendosja e katetereve;
  • Cistit recidivues;
  • Pielit;
  • Pielonefrit;
  • Kolibacilozë;
  • Hipertrofi beninje të prostatës (HBP) kur ajo shoqërohet me komponentë inflamatorë.

Sinergjizmi i LENICYST sigurohet nga prania e përbërësve të tij:

Boronica e kuqe (Vaccinium macrocarpon)
Është një bimë e pasur me anticianoside, bioflavonoide, acid citrik, malik, kinik dhe ipurik.

  • Studimet e fundit klinike kanë demonstruar se kjo bimë shfaq veprim antiadeziv mbi sipërfaqen e mukozës së rrugëve urinare dhe për pasojë frenon adezionin e baktereve, përfshirë këtu edhe E.coli (shkaktarin kryesor të infeksioneve të traktit urinar).
  • Boronica e kuqe gjithashtu ka aftësi të ulë ph e rritur urinar dhe për pasojë aciditetin e urinës, duke frenuar në këtë mënyrë rritjen bakteriale dhe shfaqjen e vetë infeksionit urinar.

Pompelmo (Citrus grandis osbek)
Është një bimë e pasur me bioflavonoide, vit A, B, C dhe pektinë. Gjithashtu në përbërje të saj gjejmë sasi të mëdha të calcium, kalium, magnez, fosfor, klor, hekur dhe bakër.

  • Studime të ndryshme klinike demonstrojnë efektin baktericid me spekter të gjërë, pa shfaqur asnjë efekt toksik, ndaj 800 llojeve të ndryshme të shtameve bakteriale si salmonella, E. coli, vibrio cholerae, staphylococcus, streptococcus, lysteria, shigella disenteria, clamydia; ndaj 100 llojeve të ndryshme shtameve të mykrave si dhe ndaj shumë parazitëve njëqelizore.
  • Naringina është flavonoidi i gjendur në sasi më të madhe dhe është përgjegjësi kryesor për efektet anti-oksidante dhe anti-tumorale.
  • Ekstraktet e farave të Pompelmo-s fuqizojnë sistemin imun.
  • Potencon funksionin e mëlçisë dhe të veshkës.

Uva ursina (Arctostaphylos uva-ursi)

  • Ndihmon në reduktimin e akumulimit të acidit urik dhe lehtëson dhimbjen e një vezike urinare me gurë.

Verga e artë (Solidago virgaurea)

  • Shfaq veti diuretike duke rritur deri në 400% volumin e urinës së ekskretuar, dhe për pasojë favorizon zbrazjen e plotë dhe periodike të vezikës urinare.

Përdorimi

Fëmijët: 10 ml LENICYST treten në1 litër ujë dhe konsumohet gjatë një dite.

Të rriturit: 20 ml LENICYST treten në 1 litër ujë dhe konsumohet gjatë një ditë.
Solucioni duhet të tundet mirë përpara përdorimit.
Mund të shtohet sheqer ose mjaltë në varësi të shijeve individuale.

Përkujdesje të veçanta

  • Nuk duhet kaluar doza e rekomanduar ditore.
  • Të mos përdoret gjatë shtatëzanisë dhe gjidhënies.
  • Të evitohen substancat ose ushqimet që acidifikojnë urinën pasi rritja e ph urinar favorizon rritjen bakteriale.
  • Pacientët duhen lajmëruar që përdorimi i Lenicyst mund të shoqërohet me ngjyrosje të urinës (kafe në jeshile) si pasojë e hidrokinoneve.

Të mbahet larg vendeve të arritshme nga fëmijët.

Përbërësit
Flakon prej 20 ml që përmban: Fruktozë, ujë, Boronicë të kuqe (Vaccinium macrocarpon) 4.0 g, Uva ursina (Arctostaphylos uva-ursi) 0.4 g, fara të bimës së Pompelmo (Citrus grandis osbek) 0.3 g, lule nga Verga e artë (Solidago virgaurea) 0.2 g.
Acidifikues: Acid citric,
Konservant: Kalium.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top