Lentrat (tableta) Reviewed by Momizat on . Lentrat (tableta) Veprimi Pentaeritritoltetranitrati është një nga grupet alkile të nitrateve, i cili njihet si një nga vazodilatatorët klinikë më efikasë. Falë Lentrat (tableta) Veprimi Pentaeritritoltetranitrati është një nga grupet alkile të nitrateve, i cili njihet si një nga vazodilatatorët klinikë më efikasë. Falë Rating: 0
You Are Here: Home » L » Lentrat (tableta)

Lentrat (tableta)

Lentrat (tableta)

Veprimi
Pentaeritritoltetranitrati është një nga grupet alkile të nitrateve, i cili njihet si një nga vazodilatatorët klinikë më efikasë.

Falë përgatitjes speciale të përbërjes, kapsulat mundësojnë lirim të njejtë të komponimeve aktive përgjatë gjithë traktit digjestiv dhe përthithje kontinuale gjatë shumë orëve.
Në këtë mënyrë arrihet veprim i mesëm dhe i zgjatur në muskulaturën e lëmuar të arterieve koronare.

Aplikimi i Lentrat® te pacientët me angjinë pektorale zvogëlon me sukses intenzitetin e sulmeve dhe shpeshtësinë e tyre.
Efekt i mirë është vërejtur edhe në raste me aterosklerozë të arterieve koronare.
Në këto raste Lentrat® vepron duke zgjeruar enët kolaterale të gjakut dhe mundëson furnizim më të mirë me gjak të regjioneve iskemike të miokardit.

Indikimet
Mjekimi i anginës pektorale stabile profilaksë orale.

Kundërindikimet
Mbindieshmëria në nitrate.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Në mëngjes dhe në mbrëmje nga një kapsulë, sipas nevojës mund të merren disa kapsula brenda ditës.
Që të pengohet toleranca dhe nevoja për doza më të larta (që është karakteristikë e përgjithshme e nitrateve), pas disa javësh, mjekimin me nitrate duhet ndërpërë një ose dy javë, dhe nëse është e nevojshme të jepen barna sedative.

Veprimet anësore
Dhembja e kokës është e shpeshtë, por në këtë simptomë shpejt zhvillohet toleranca brenda 2-5 ditëve.
Rrallë paraqiten efekte tjera anësore si rezultat i vazodilatimit, siç janë: marramendja, zbehja, mundimi, vjellja, palpitacioni dhe takikardia.
Sipas tolerancës duhet të përshtatet doza. Por nëse paraqiten ushla terapinë duhet ndërprerë.

Ruajtja
Bari të ruhet në temperaturë të dhomës 15 – 25 Gradë Celcius, në vend të thatë, i mbrojtur nga drita.

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet vetëm me recetë të mjekut.

Afati i qëndrueshmërisë
Është shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 20 kapsula nga 50 mg

Tags: , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top