Lercanil (tableta) Reviewed by Momizat on . Lercanil (tableta) Çdo tabletë e veshur me film Lercanil përmbajnë: Lëndë vepruese: lerkanidipinë 9.4 mg (si lerkanidipinë hidroklorike 10 mg). Lëndë jo veprues Lercanil (tableta) Çdo tabletë e veshur me film Lercanil përmbajnë: Lëndë vepruese: lerkanidipinë 9.4 mg (si lerkanidipinë hidroklorike 10 mg). Lëndë jo veprues Rating: 0
You Are Here: Home » L » Lercanil (tableta)

Lercanil (tableta)

Lercanil (tableta)

Çdo tabletë e veshur me film Lercanil përmbajnë:

Lëndë vepruese: lerkanidipinë 9.4 mg (si lerkanidipinë hidroklorike 10 mg).

Lëndë jo vepruese: laktozë monohidrate, celulozë mikrokristaline, natrium glikolat të niseshtesë, povidon K30, stearat magnezi, hipromelozë, talk, dioksid titani (E171), makrogol 6000, oksid ferrik (E172).
Lercanil ndodhet në kuti, me blistera, me 7, 14 dhe 28 tableta.
Lerkanidipina i përket një klase barnash të quajtur bllokues të kanaleve të kalciumit (grupi i dihidropiridinave), të cilët përdoren për mjekimin e presionit të lartë të gjakut.

Pse mjeku më ka dhënë Lercanil për mjekim?
Mjeku ju ka dhënë Lercanil për të mjekuar presionin e lartë të gjakut, që njihet ndryshe edhe si hipertensioni arterial.

Kur NUK duhet ta përdor Lercanil?
Lercanil nuk duhet përdorur nëse më parë keni pasur një reaksion alergjik ndaj barnave kimikisht të lidhur ngushtësisht me të (siç janë amlodipina, nikardipina, felodipina, isradipina, nifedipina apo lacidipina) apo ndaj çdonjërit nga përbërësve të tij.
Përbërësit (lëndët jo vepruese) janë përmendur më lart.
Mos e përdorni Lercanil nëse jeni shtatzënë apo jeni duke ushqyer fëmijën me gji.
Mos e përdorni Lercanil nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë apo nuk jeni duke përdorur ndonjë metodë kontraceptive (që pengon mbetjen shtatzënë).
Nëse jeni duke përdorur Lercanil dhe mendoni se keni mbetur shtatzënë, këshillohuni me mjekun.
Mos e përdorni Lercanil nëse vuani nga disa lloj sëmundjesh të zemrës, siç janë pamjaftueshmëria e pakontrolluar e punës së zemrës, pengesat në rrjedhën e gjakut nga zemra, angina e paqëndrueshme (angina në qetësi ose që rritet në mënyrë përparuese) dhe brenda një muaji nga infarkti i zemrës.
Mos e përdorni Lercanil nëse vuani nga sëmundje të rënda të mëlçisë apo veshkave.
Mos e përdorni Lercanil bashkë me barna të tjerë që përmbajnë ciklosporinë.
Gjatë mjekimit me Lercanil nuk duhet të përdorni lëng rrushi.

Për çfarë tjetër duhet të kem kujdes kur përdor Lercanil?
Nëse vuani nga sëmundje të lehta ose mesatare të mëlçisë apo veshkave dhe nëse bëni dializë duhet t’i tregoni mjekut, në mënyrë që ai të bëjë rregullimet e nevojshme të dozës.
Duhet treguar kujdes nëse vuani nga sëmundje të tjera të zemrës dhe/ose keni nevojë për pacemaker (pejsmejkër).
Mjeku duhet ta dijë nëse keni ndonjë nga këto probleme, në mënyrë që t’i ketë parasysh kur ju jep të përdorni Lercanil.

Po nëse jam duke përdorur barna të tjerë?
Gjithmonë duhet t’i thoni mjekut nëse jeni duke përdorur barna të tjerë, përfshirë edhe ato që i merrni vetë, pa recetë, në farmaci.
Nëse jeni duke u mjekuar me barna të tjerë për presionin e lartë të gjakut, si p.sh. me betabllokues, diuretikë (shkarkues të ujit nga trupi) apo ACE-inhibitorë, ju mund ta përdorni pa frikë edhe Lercanil, por me kusht që ta keni diskutuar më parë me mjekun.
Nëse jeni duke përdorur njëkohësisht me Lercanil barna të tillë si, cimetidinë mbi 800 mg në ditë, digoksinë apo midazolam në mënyrë të rregullt, është e nevojshme të ndiqeni në mënyrë të rregullt nga mjeku.
Njoftoni mjekun nëse jeni duke përdorur ndonjërin nga këto barna.
Duhet treguar kujdes nëse jeni duke u mjekuar me ndonjërin nga barnat e mëposhtëm: rifampicinë, terfenadinë, astemizol, amiodaron ose kinidinë.
Tregojani mjekut nëse jeni duke përdorur ndonjërin nga këto barna.
Ai do t’ju këshillojë se si duhet të veproni në rrethana të tilla.
Duhet treguar kujdes nëse jeni duke përdorur barna kundër konvulsioneve (epilepsisë), të tillë si fenitoina apo karbamazepina.
Antimykotikët që merren nga goja (ketokonazoli apo itrakonazoli), antibiotikët makrolidë (si p.sh. eritromicina apo trolenadomicina) dhe antiviralët që merren nga goja për mjekimin e infeksionit nga HIV (si p.sh. ritonaviri) mund të përforcojnë veprimin e Lercanil, ndaj duhen shmangur.
Nëse Lercanil përdoret njëkohësisht me barna që përmbajnë ciklosporinë, veprimi i të dy barnave mund të përforcohet.
Për rrjedhojë, ato nuk duhen përdorur së bashku.
Lëngu i rrushit mund të përforcojë veprimin e Lercanil, ndaj duhet shmangur.
Alkooli përforcon veprimin e barnave që përdoren kundër hipertensionit, ndaj duhet ta ndërprisni ose ta kufizoni sa më shumë konsumin e pijeve alkoolike gjatë kohës që jeni duke u mjekuar me Lercanil.

Gjëra të tjera që duhen pasur parasysh
Lercanil nuk duhet përdorur nga pacientët me moshë nën 18 vjeç.

Kur dhe si merret Lercanil?
Lercanil merret sipas përshkrimit të mjekut. Zakonisht përdoret një tabletë në ditë, në të njëjtën orë të ditës, mundësisht rreth 15 minuta përpara ngrënies së mëngjesit, sepse një ushqim i pasur në yndyrna e rrit shumë nivelin e barit në gjak.
Këshillohet që tabletat të gëlltiten pa u përtypur, të shoqëruara me ujë.

MOS E TEJKALONI DOZEN E PERSHKRUAR
Nëse merrni një dozë më të madhe se ajo e përshkruar ose në rast mbidozimi duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe, nëse është e mundur, merrni me vete tabletat apo kutinë e tyre.
Tejkalimi i dozës mund të shkaktojë ulje të madhe të presionit të gjakut dhe rrahje të shpejta ose të çrregullta të zemrës.
Ai mund të çojë gjithashtu në humbje të vetëdijes.

Çfarë duhet bërë nëse harroj të marr Lercanil?
Merreni dozën sapo të kujtoheni dhe vazhdoni ditën tjetër si normalisht.

Çfarë efektesh të padëshiruara mund të shfaqen?
Me raste mund të shfaqen disa lloj efektesh të padëshiruara.
Mund të keni një ndjesi nxehtësie, enjtje të kyçeve të poshtme të këmbëve apo të krejt këmbëve, të ndjeni rrahjet e zemrës, dhimbje koke dhe marrje mendsh.
Ndonjëherë mund t’ju shfaqen shqetësime të stomakut e zorrëve, të tilla si çrregullime të tretjes, të përziera, të vjella, dhimbje të stomakut dhe diarre; rritje të shpeshtësisë dhe të sasisë së urinimit, skuqje në lëkurë, lodhje të shprehur, përgjumësi e dhimbje muskulare.
Në raste të rralla mund të keni rënie të presionit të gjakut (ndjeni marrje mendsh).
Në raste të rralla barnat e tjerë të grupit të dihidropiridinave kanë shkaktuar enjtje të mishrave të dhëmbëve.
Tek pacientët me angina (dhimbje zemre) këto barna kanë shkaktuar rritje të shpeshtësisë dhe të shkallës së dhimbjeve.
Nëse ju shfaqet ndonjë nga këto probleme duhet të këshilloheni me mjekun.

NESE JU SHFAQET NDONJE EFEKT TJETER I PADESHIRUAR DUHET T’IA TREGONI MENJEHERE MJEKUT TUAJ.
Kur të diskutoni me mjekun shfaqjen e efekteve të padëshiruara, mos harroni të përmendni edhe barnat e tjerë që jeni duke përdorur, përfshirë edhe ato që i merrni vetëm me raste.

Si mund t’i ruaj tabletat e Lercanil?
Këshillohet që tabletat e Lercanil të mbahen në kutinë e tyre origjinale.
Kutia duhet mbajtur në një vend pa lagështirë, në temperaturën e dhomës.
Tabletat nuk duhen përdorur pas kalimit të datës së skadencës, të shënuar në kuti dhe në çdo blister.
Data e skadencës ndjek fjalën e shkruar “EXP”.
Mbani mend: ky bar është përshkruar për ju.
Në asnjë rast nuk duhet t’ia jepni atë ndonjë personi tjetër.

MBAJINI BARNAT NE VENDE QE NUK MUND TE ARRIHEN NGA FEMIJET

Tags: , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top