Leutrofin (flakon) Reviewed by Momizat on . Leutrofin (flakon) 10 flakon për përdorim oral. Leutrofina është një produkt i cili indikohet në të gjitha rastet të cilët kërkojnë rritje të rezistencës së org Leutrofin (flakon) 10 flakon për përdorim oral. Leutrofina është një produkt i cili indikohet në të gjitha rastet të cilët kërkojnë rritje të rezistencës së org Rating: 0
You Are Here: Home » L » Leutrofin (flakon)

Leutrofin (flakon)

Leutrofin (flakon)

leutrofin

10 flakon për përdorim oral.
Leutrofina është një produkt i cili indikohet në të gjitha rastet të cilët kërkojnë rritje të rezistencës së organizmit e veçanerisht në afeksionet sezonale.

Përbërësit për flakon:
1. Zink 4.5 mg dhe Bakri 0.36mg, fuqizojnë reaksionet intrinseke të mëlçisë nëpërmjet funksionit të tyre antioksidant si dhe nëpërmjet katalizimit të fuqishëm teë reaksioneve antitoksike.
2. Vit B5 1.8 mg, fuqizon përdorimin energjitik të ushqimeve që konsumohen.
3. Vit B6 0.60 mg, është një nga vitaminat kardinale që fuqizon metabolizmin e aminoacideve të transportit dhe reaksioneve të tjera metabolike.
4. Vit B12 0.3 mcg, rrit rezistencen ndaj infeksioneve dhe patologjive të tjera të organizmit.
5. Echinacea ang 30.0 mg, bima më e njohur medicinale për rritjen e imunitetit si dhe e njohur për mbrojtjen e rrugëve të sipërme respiratore duke luftuar mikroorganizmat patogjen.

Mënyra e përdorimit
Këshillohet të përdoret një flakon në mëngjes së bashku me ushqimin.

Kujdes
Nuk duhet përdorur për një periudhë më të gjatë se dy muaj. Në qoftë se në të njëjtën kohë përdoren edhe imunomodulator ose beta-bllokues, marrja e preparatit këshillohet të konsultohet me mjekun.
Nuk zëvendeson një dietë të plotë.

Përgatitja
Për të përfituar në mënyrë të plotë efektin e flakonit me Leutrofinë, më parë duhet shtypur tapa e flakonit e më pas duhet tundur përpara se të pihet.

Tags: , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top