Lexilium 1,5mg (tableta) Reviewed by Momizat on . Lexilium 1,5mg (tableta) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzimin para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri. Nës Lexilium 1,5mg (tableta) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzimin para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri. Nës Rating: 0
You Are Here: Home » L » Lexilium 1,5mg (tableta)

Lexilium 1,5mg (tableta)

Lexilium 1,5mg (tableta)

Lexilium 1,5mg

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzimin para se të përdorni këtë bar.

  • Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomet e tyre janë të njëjta me tuajat.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:
1. Çfarë është Lexilium -i dhe për çfarë përdoret
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Lexilium
3. Si të merret Lexilium -i
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Substanca aktive është bromazepami.

Përmbajtja e substancave ndihmese:
Tabletat 1,5 mg: stearati i magneziumit, laktoza, talku, celuloza mikrokristalore.

1. ÇFARË ËSHTË LEXILIUM-i  DHE PËR ÇFARË PËRDORET?

Përmbajtja:
Një tabletë përmban 1,5 mg bromazepam.

Forma farmaceutike

Lexilium ® 1,5 mg tableta
të bardha, të rrumbullakta, tableta bikonvekse me vinë e ndarjes në njerën anë.

Paketimi
Kutia me 30 tableta (3 x 10) të 1,5 mg.

Si vepron Lexilium-i?
Lexilium-i përmban barin e quajtur bromazepam.
Ky i përket grupit të barnave të quajtura ‘benzodiazepina’.

Kur përdoret Lexilium-i?
Lexilium-i përdoret për trajtimin e anksiozitetit të rëndë (ndjenja e tensionimit shpirtëror, e brengosjes e cila ndikon në emocione, në të menduar, në disponim, në sjellje).
Lexilium-i mund të përshkruhet për përdorim për kohë sa më të shkurtër.
Kjo normalisht do të përdoret maksimalisht për 8 deri në 12 javë.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI LEXILIUM?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Lexilium?
- Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në barnat e quajtura benzodiazepina, ose në cilindo përbërës tjetër të Lexilium-it.
- Nëse ju keni gjendjen e quajtur ‘miastenia gravis’ (ku muskulatura juaj është e dobësuar dhe lodhet shpejt).
- Nëse keni glaukomë me kënd të ngushtë;
- Nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni gjidhënëse;
- Nëse keni probleme të rënda me frymëmarrje ose sëmundje të mushkërive.
- Nëse keni probleme të rënda me mëlçi ose me veshka.
- Nëse keni sindromin e apnesë në gjumë (ndalja e frymëmarrjes në gjumë);
Lexilium-i nuk duhet të administrohet te individët që janë të prirur për abuzim me barna.
Mos e merrni Lexilium-in nëse keni ndonjerën nga gjendjet e përmendura më parë.
Nëse nuk jeni të sigurt bisedoni me mjekun tuaj ose me farmacistin para se të filloni ta merrni Lexiliumin.

Fëmijët
Lexilium është i ndaluar tu jepet fëmijëve nën moshën 12 vjeçare.

Përkujdesje të veçanta me Lexilium
- Nëse keni sëmundje të zemrës;
- Nëse keni sëmundje të veshkave;
- Nëse keni sëmundje të mëlçisë;
- Nëse keni probleme të rënda me mushkëri/me frymëmarrje;
- Nëse keni sëmundje mentale/të të menduarit (p.sh. depresion, psikozë);
- Nëse keni histori të varshmërisë në alkool ose në barna;
- Nëse jeni duke marrur barbiturate ose barna tjera depresore të sistemit nervor qendror;
Kudes i veçantë duhet kushtuar pacientëve të moshuar dhe atyre të rraskapitur.
Para se të bëni ndonjë ndërhyrje kirurgjike, tregoni mjekut tuaj ose stomatologut se jeni duke e marrur këtë bar.
Nëse keni ndonjërën nga gjendjet e përmendura, ose nëse nuk jeni të sigurtë, para se ta merrni Lexilium-in bisedoni me mjekun tuaj ose me farmacistin.

Përdorimi i Lexilium-it me ushqime dhe pije
Derisa jeni duke e marrur Lexilium-in nuk duhet të merrni pije alkoolike, sepse alkooli e rrit efektin sedativ të Lexilium-it.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Para se ta merrni Lexilium-in bisedoni me mjekun tuaj nëse jeni shtatzënë, mendoni se mund të jeni shtatzënë, ose tentoni të mbeteni shtatzënë, ose nëse jeni gjidhënëse.
Mjeku juaj do ta përcaktojë nëse ju duhet ta merrni këtë bar.
Lexilium-i mund të ndikojë në beben tuaj.
Nëse jeni duke e marrur Lexilium-in, menjëherë duhet të bisedoni me mjekun tuaj, dhe ai do të përcaktohet nëse duhet ta ndërpreni ose ta vazhdoni edhe më tej trajtimin me Lexilium.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Bromazepam mund të ndikojë në aftësitë psikofizike, sidomos nëse merret në të njejten kohë me alkool ose me depresor të sistemit nervor qendror.
Sedacioni, harresa dhe dobësia muskulare mund ta pamundësojnë ngarjen e veturës apo operimin me makineri të rrezikshme.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Lexilium-it
Lexilium-i përmban laktozë.
Nëse mjeku juaj ju ka thënë se ju nuk i toleroni disa sheqerna para se ta merrni këtë bar duhe të kontaktoni me mjekun tuaj.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Lexilium-i mund të ndikojë në mënyrën e veprimit të disa barnave.
Gjithashtu disa barna tjera mund të ndikojnë në mënyrën e veprimit të Lexilium-it.

Në veçanti duhet ta informoni mjekun tuaj ose farmacistin nëse në ndërkohë jeni duke i marrë barnat në vijim:
- Alkool;
- Antihistaminikë të caktuar (p.sh. difenhidraminë) ;
- Barna antiepileptike (p.sh. karbamazepinë) ;
- Barna për gjumë dhe kundër anksiozitetit (p.sh. alprazolam, diazepam, zolpidem);
- Relaksues muskular;
- Analgjetikë narkotikë (p.sh. kodeinë);
- Barna psikiatrike (p.sh. klorpromazinë, risperidon, klozapinë, amitriptilinë, trazodon);
- Anestetikë;
- Cimetidin (bar për trajtimin e problemeve me stomak);
- Propranolol (beta bllokues).

Operacionet kirurgjike
Nëse ju duhet ti nështroheni anestezionit për trajtim kirurgjik ose trajtim dental, është me rëndësi që ta informoni mjekun tuaj ose stomatologun se jeni duke marrur Lexilium.

3. SI TË MERRET LEXILIUM-i?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Mjeku juaj do ta përshkruaj dozën më të ulët të mundshme për juve.
Mjeku do ta përshkruaj Lexilium-in për kohën më të shkurtë të mundshme që ju duhet të trajtoheni.
Tabletat Lexilium duhet të gëlltiten me pak ujë.

Fëmijët
Lexilium-i nuk rekomandohet të administrohet te fëmijët e moshës nën 12 vjeç.

Të rriturit
Dozimi i zakonshëm  i  Lexilium-it është mes 3 mg dhe 18 mg në ditë, e ndarë në disa doza.
Ju normalisht nuk duhet ta merrni këtë bar më tepër se 12 javë.
Personat e moshuar dhe ata me probleme të veshkave dhe të mëlçisë.
Mjeku juaj do ta përcaktojë se sa tableta duhet të merrni dhe në çfarë intervalesh.
Doza për juve duhet të jetë më e ulët sesa ajo për të rriturit.

Nëse përdorni Lexilium  më shumë sesa duhet.
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Lexilium-it  sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Simptomat mund të jenë ndjenja e përgjumjes, vështirësi me kontrollin e lëvizjeve (humbja e kordinimit), të folur të ngadalshëm ose të pakuptuar.

Nëse keni harruar ta merrni Lexilium-in
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Lexilium-it
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndërpreni marrjen e barit edhe nëse ndjeheni më mirë.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj dhe mund të manifestohet sindromi i abstinencës, veçanërisht nëse ndërprehet shumë shpejt.
Për simptomat që ju mund të keni shih seksionin 4  ‘simptomat e abstinencës’.
Zvogëlimi i dozës ose ndërprerja e Lexiliumi-t duhet të bëhet ngadalë.
Kjo e zvogëlon mundësinë e lajmërimit të simptomave të sindromit të abstinencës.
Mjeku juaj do tu tregojë se si duhet të veprohet.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.  EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Lexilium-i  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.

Nëse te ju shfaqen simptomat në vijim menjëherë ndërprejeni marrjen e mëtejme të Lexilium-it dhe kërkoni ndihmën mjekësore, sepse ju mund të keni nevojë për ndihmë emergjente:
- Shqetësimi, agresiviteti, zemrimi, irritimi ose agjitimi.
- Ankthet e natës dhe nëse shihni apo dëgjoni gjëra joreale (haluçinacione).
- Probleme mentale si  deluzione (besueshmëria në gjëra që nuk janë reale) ose humbja e kontaktit me realitetin.
- Ndryshime në sjellje të cilat janë jasht karakterit tuaj.

Me rastin e fillimit të marrjes së Lexilium-it ju mund të keni këto efekte:
- Përgjumja dhe lodhja.
- Humbja ose zvoglimi i emocioneve.
- Rënia e vigjilencës.
- Konfuzioni.
- Kokëdhembja.
- marramendja.
- Dobësi muskulare.
- Kordinim i dobët, duke e futur edhe dobësinë me rastin e hecjes.
- Probleme me të parin (vizion i dyfishtë).
Zakonisht këto efekte mënjanohen brenda një kohe të shkurtër. Nëse ju jeni të brengosur bisedoni me mjekun tuaj ose me farmacistin.

Efektet e padëshiruara në vijim mund të shfaqen në çfardo kohe gjatë trajtimit
- Vështirësi me të mbajturit mend, kjo mund të ndodhë në të njejten kohë me ndryshimet e sjelljes.
- Depresion.
- Ndjenja e sëmundjes (nauze dhe vjellje).
- Kapsllëk ose diarrea.
- Rash i lëkurës.
- Interesim i lartë ose i ulët për seks.

Simptomat e abstinencës
Ju mund të bëheni të varur nga benzodiazepinat, si Lexilium-i.
Kjo do të thotë se nëse ju e ndërpreni marrjen menjëherë, ose nëse e zvogloni dozën shumë shpejt, ju mund të keni simptomat e abstinencës.
Këto simptoma mund të jenë:
- Kokëdhembje.
- Dhembje muskulare dhe ndjenja e shqetësimit.
- Ndjenja e brengosjes së fuqishme, tensionim, konfuzion ose nervozitet.
- Simptoma më pak të zakonshme mund të jenë:
- Rritja e ndjeshmërisë në dritë, në zhurmë dhe në prekje.
- Të parit dhe të dëgjuarit e gjërave joreale (haluçinacione).
- Therje dhe mpirje në anësi.
- Ndjenja e humbjes së kontaktit me realitetin.
- Konvulzione.

Pacientët e moshuar
Pacientët e moshuar që marrin benzodiazepine kanë rrezik të lartë për rrëzuarje dhe për thyerjen e eshtrave.

Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT

Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari.
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur.
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top