Librian 10 mg ( drazhe) Reviewed by Momizat on . Librian  10 mg  ( drazhe) FLETEDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e bari. Rua Librian  10 mg  ( drazhe) FLETEDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e bari. Rua Rating: 0
You Are Here: Home » L » Librian 10 mg ( drazhe)

Librian 10 mg ( drazhe)

Librian  10 mg  ( drazhe)

librian

FLETEDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e bari.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri .
  • Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
  • Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues  ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletëudhëzues:

  1. Çfarë është Librian dhe për çfarë përdoret
  2. Përpara se të mermi Librian
  3. Si ta mermi Librian
  4. Efekte anësore të mundshme
  5. Si ta ruani Librian
  6. Informacion i mëtejshëm

1.ÇFARË ËSHTË LIBRIAN DHE PËRSE PËRDORET
Libriani përmban si lëndë aktive klordiazepoksid i cili sikurse të gjitha benzodiazepinat e tjera fuqizon efektet e acidit gama — aminobutirik (GABA) (dmth lehtëson neurotransmetimin frenues të GABA) dhe të transmetuesve të tjerë frenues, duke u lidhur me receptorët specifikë benzodiazepinikë.
Fuqizimi i efekteve të GABA shkakton frenimin e sistemit nervor qendror.
Libriani (Klordiazepoksidi) pas marrjes nga goja, përthithet pothuajse plotësisht.
Ai lidhet në një shkallë të theksuar (rreth 96%) me proteinat plazmatike, kurse gjysmëjeta e jashtëqitjes luhatet nga 5 deri në 30 orë.
Klordiazepoksidi kalon në lëngun trunoshpinor dhe qumështin e gjirit, si edhe në placentë.
Metabolitë, farmakoligjikisht veprues të klordiazepoksidit janë desmetilkloridiazeposkidi, demoksepami, desmetildiazepami dhe oksazepami.
Bari i pandryshuar dhe metabolitët jashtëqiten përmes urinës, kryesisht si metabolitë të konjuguar.

Libriani përdoret në:

  • gjendjet e ankth dhe gjendje tensioni,
  • çrregullime organike për shkak të ankthit;
  • mjekim i spazmave muskutore me origjinë psikogjene e neurogjene:
  • qetësim i simptomave nga abstinence akute prej alkoolit;
  • qetësim i shqetësimeve dhe i ankthit para ndërhyrjeve kirurgjike.

2. PËRPARA SE TË MERRNI LIBRIAN

Mos merrni Librian:

  • Në qoftë se jeni i ndjeshëm (ailergjik) ndaj klordiazepoksidit ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të Librian.
  • Mbindjeshmëri ndaj benzodiazepinave; psikoza; glaukomë me kënd të ngushtë; shok; komë; helmim akut me alkool.

Tregoni kujdes të veçantë me Librian
Pyesni mjekun tuaj përpara se të merrni Librian.
Libriani (Klordiazepoksid) duhet përdorur me kujdes të posaçëm në të sëmurët me çrregullime të funksionit të veshkave e të mëlçisë; po ashtu ai duhet përdorur me kujdes në të moshuarit, në të sëmurët e deprimuar e me prirje vetvrasjeje.
Gjatë mjekimit me klordiazepoksid, ashtu sikurse me të gjitha benzodiazepinat e tjera, mund të shfaqet një gjendje farmakovartësie psikike dhe fizike.

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e vartësisë janë:
kohëzgjatja e mjekimit, doza, kombinimi me lëndë psikotrope, anksiolitike, hipnotike; vartësi të mëparshme ndaj barnave.

Marrja e barnave të tjera:
Trajtimi i njëkohshëm me bama të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Librian.
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë.
Mos harroni të informoni mjekun tuaj per trajtimin me Librian në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër gjatë trajtimit.

Është veçanërisht e rëndësishme që mjeku juaj të jetë në dijeni të faktit që ju jeni trajtuar me:

  • acidi valproik, cimetidina, disulfirami, fluoksetina, izoniazidi, ketokonazoli, kontraceptivët që merren nga goja, metoprololi; propoksifeni, propranololi, alkooli, barbituratet, narkotikët, antiacidet, probenecidi, randitidina, rifampicina, skopolamina dhe teofilina — sepse këto ndikojnë në efektin e benzodiazepinave.
  • digoksina, fenitoina, levodopa dhe bllokuesit neuromuskulorë — janë barna që ndikohen nga benzodiazepine.

 

Marrja e Librian me ushqim dhe pije
Libriani nuk duhet të merret me alkool sepse kombinimi me alkool i klordiazepoksidit ashtu si benzodiazepinat e tjera shfaq një gjendje farmakovartësie psikike dhe fizike.

Shtatzania
Kërkoni këshillën e farmacistit ose të mjekut përpara se të merrni këtë bar.
Këshillohet mënjanimi i përdorimit të Librian gjatë shtatëzanisë.
Libriani nuk duhet të përdoret gjatë tremujorit të parë të periudhës së shtatzanisë vetëm në qoftë se mjeku e sheh të nevojshme dhe matet faktori rrisk /benefit.
Prandaj, gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të përdorni Librian gjatë shtatzanisë.

Ushqimi me gji
Librian kalon në qumështin e gjirit dhe prandaj nuk duhet të përdoret gjatë ushqimit të foshnjës me gji.

Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive  
Libriani mund të shkaktojë përgjumje, çiorentim, konfuzion dhe hipotension të ndjeshëm, çka mund t’i dëmtojë aftësitë e të sëmurit për të drejtuar automjetin ose për të punuar me makineri.

3. SI TA MERRNI LIBRIAN
Gjithmonë merreni Librian sipas këshillës së mjekut.
Në qoftë se nuk jeni i sigurt kontaktoni me mjekun ose farmacistin.
Në qoftë se ndjeni që efektet e Librian jane shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Tabletat duhet të gëlltiten me të paktën gjysëm gotë ujë.
Mund t’i merrni tabletat me pa ushqim.

Tabletat e Librian disponohen në formdozën : 10 mg.

Ankth i lehtë ose mesatarisht i rëndë: 5 – 10 mg, 3 ose 4 herë në ditë;

ankth i rëndë, të rriturit: 20 mg, 3 ose 4 herë në ditë;

të sëmurët e moshuar ose të dobësuar: 5mg, 3 ose 4 herë në ditë.

Shqetësim ankth para ndërhyrjeve kirurgjike: 5 – 10 mg, në ditët para ndërhyrjes kirurgjike.

Abstinenca akute nga alkooli: 50 – 100 mg, që përsëritet në rast nevoje (doza maksimale është 300 mg në ditë).
Megjithatë doza mund të ketë nevojë për tu rritur ose për tu ulur.
Mjeku juaj do tju këshillojë në përputhje me rrethanat.

Në qoftë se keni marrë më shumë Librian:
Në qoftë se keni marrë më shumë Librian se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë përveprimet që duhet të ndërmerren.
Nuk duhet të merret për një kohë të gjatë Librian sepse shfaqet vartësi ndaj këtij bari.

Në qoftë se keni harruar të merrni Librian:
Në qofte se harroni një dozë (ose me shumë doza), merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marries e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë (ose më të lartë për të plotësuar dozën (dozat) e harruar(a).
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e ketij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË LIBRIAN
Si të gjithë barnat  e tjera, Librian mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse  jo çdokush i manifeston.
Ndonjëherë ato janë serioze ndonjëherë jo.
Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore .
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.

Efektet e padëshirueshme më të shpeshta janë në:

  • sistemin kardiovaskular (kolaps kardovaskular, hipertension, takikardi, bradikardi, edema);
  • në sistemin nervor qendror (përgjumje, konfuzion, ataksi, marrje mendsh, asteni, apati, dëmtim të kujtesës, çiorentim, amnezi anterograde, dhembje koke, të folur të paqartë, humbje të zërit, shtangie, koma, eufori, irritim, ëndrra me sy hapur dhe reaksione paradoksale, psh. zemërim, qëndrim armiqësor ndaj të tjerëve, mani, pagjumësi, spazma muskulore);
  • në aparatin tretës (konstipacion, diarre, tharje goje, të përziera, anoreksi, të vjella);
  • hematologjike (diskrazi të gjakut,  përfshirë agranulcitozen; anemi, trombocitopeni; leukopeni, neutropeni).
  • Janë konstatuar edhe çrregullime të të parit, ekzantema, çrregullime në provat e funksioni të mëlçisë, hepatit, ikter, si dhe sindromi i abstinencës /vartësisë.

Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet ose në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmeroni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. SI TA RUANI LIBRIAN
Mbajeni larg  fëmijëve.
Mos e përdorni Librian pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani mbi 25°C.
Ruajeni në paketimin original për ta mbrojtur nga drita.

6.INFORMACON I MËTEJSHËM

Çfarë përmban Librian
Lënda vepruese është: Klordiazepokside .
Çdo tabletë(drazhe) përmban 10 mg klordiazepokside .
Përbërësit e tjerë janë:amidon laktezë, karbonat kalciumi,stearat magnezi, masë drazhifikuese.

Përmbajtja e paketimit
Formate paketimit:
kuti me 30 tableta ( drazhe) .
kuti me 100 tableta ( drazhe) .

Mbajtësi i liçencës së tregëtimit dhe prodhuesi: Mbajtesi i liçencës së tregëtimit: PROFARMA Sh.a.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top