Lidokain 2% Adrenaline (injeksion) Reviewed by Momizat on . Lidokain 2% Adrenaline (injeksion) Përmbajtja e substancave aktive : 40 mg lidokainë klorid. Përmbajtja e substancave ndihmëse: Klorur natriumi, Metabisulfat i Lidokain 2% Adrenaline (injeksion) Përmbajtja e substancave aktive : 40 mg lidokainë klorid. Përmbajtja e substancave ndihmëse: Klorur natriumi, Metabisulfat i Rating: 0
You Are Here: Home » L » Lidokain 2% Adrenaline (injeksion)

Lidokain 2% Adrenaline (injeksion)

Lidokain 2% Adrenaline (injeksion)

Përmbajtja e substancave aktive : 40 mg lidokainë klorid.

Përmbajtja e substancave ndihmëse: Klorur natriumi, Metabisulfat i natriumit,Acid hidroklorik Hidroksid natriumi, Ujë për injektim.

1.Çfarë është LIDOKAIN 2% ADRENALIN dhe për çfarë përdoret
Anestetik lokal me vazokonstriktor.

Përbërja:
1 ampulë prej 2 mL përmban: 40 mg lidokainë klorid.

Paketimi: Kutia me 100 ampula të 2 ml.

Si vepron LIDOKAIN 2% ADRENALIN
Lidokaina është anestetik i sigurt dhe me veprim të fuqishëm.
Tretësirat e injeksioneve të lidokainës kanë përdorim të gjerë në anestezi infiltrive, përcjellëse dhe epidurale.
Në krahasim me prokainën, lidokaina ka veprim më të shpejtë dhe më të fuqishëm.
Ka potencial të madh të difuzionit dhe depërtimit në inde. Stabilizon membranat e neuroneve me bllokimin e pompës Na-K.
Veprimi fillon për gjysmë deri 1 minutë dhe zgjatë gjysmë ore deri 1 orë.
Pas përdorimit spinal nuk dihet saktësisht fillimi i veprimit që zgjatë prej gjysmë ore deri 1,5 orë.
Adrenalina në kombinim me lidokainën mundëson hemostazën lokale, absorbimin e zvogëluar sistemike të lidokainës, veprim të zgjatur si dhe zvogëlon rrezikun nga manifestimi i efekteve të padëshirueshme sistemike.
Adrenalina nuk e ndryshon në mënyrë thelbësore spektrin e indikacioneve të përdorimit lidokainës në anestezimin lokal, por kërkon kujdes gjatë dozimit dhe përdorimit.

Kur përdoret LIDOKAIN 2% ADRENALIN
• Anestezia infiltrative dhe anestezia përcjellës (bllokimi i nervave) në stomatologji.

2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet ta përdorni LIDOKAIN 2% ADRENALIN
• Tejndjeshmëria ndaj lidokainës ose anestetikëve lokal amid.
• Përdorimi i dozave të mëdha te pacientët me çrregullime në zemër.
• Anestezioni i pjesëve të trupit që furnizohen me gjak nga arteriet terminale.
• Anestezioni regjional intravenoz
• Glaukoma
• Hipertensioni i shkallës së lartë

Përkujdesjet
Lidokaina duhet dhënë vetëm mjekët dhe stomatologët me sigurimin e të gjitha masave për reanimimin e pacientit.
Funksioni i dëmtuar rëndë i mëlçisë dhe veshkave mund të paraqesë rrezik nga akumulimi dhe reaksionet toksike, meqë lidokaina kryesisht metabolizohet në mëlçi, ndërsa metabolitët ekskretohen përmes veshkave.
Prandaj në rastet e dëmtimeve të rënda të mëlçisë dhe veshkave, lidokaina duhet dhënë me shumë kujdes me dozë të zvogëluar.
Koncentrimet e mëdha në gjak mund të sjellin deri te ndryshime në punën e zemrës.
Duhet shmangur kontaktin e gjatë të tretësirës me sende metalike, meqë mund të lirohen jone të metaleve, të cilat mund të shkaktojnë iritim të fuqishëm lokal në vendin e aplikimit.

Marrja e LIDOKAIN 2% ADRENALIN me ushqim dhe pije
Marrja e ushqimit dhe pijeve nuk ka ndikim në veprimin e barit.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar.
Të shmanget përdorimi i barit gjatë shtatzanisë, sidomos gjatë muajve të parë.
Me kujdes duhet të përdoret edhe gjatë periudhës së gjidhënies.

Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Bari nuk ndikon në aftësitë psikofizike të pacientit.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Nuk duhet të përdoren njëkohësisht barna tjera vazopresore dhe barna oksitocike të tipit
ergotaminës, për shkak të mundësisë së hipertensionit ose insultit cerebrovaskular.

3. Si përdoret LIDOKAIN 2% ADRENALIN
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i forte ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.
Aplikohen 25-130 mg lidokainë (1,25-6,5 mL lidokainë 2% dhe adrenalinë të tretësirës së injeksionit).
Lidokaina 2% adrenaline, duhet të jepet ngadalë dhe shpesh duhet të aspirohet gjatë aplikimit.
Mund të përdoret vetëm tretësira e kthjellët pa ngjyrë.

Nëse përdorni LIDOKAIN 2% ADRENALIN më shumë sesa duhet
Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin!

Nëse haroni të merrni LIDOKAIN 2% ADRENALIN
Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar

4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat e tjera, edhe LIDOKAIN 2% ADRENALINmund të shkaktojë efekte anësore.
Efektet e padëshirueshme më shpeshë shkaktohen nga koncentrimet e larta që janë pasojë e injeksioneve intravenoze të rastësishme, dozave të mëdha, të zbërthimit të ngadalshëm apo aplikimit në indin mjaft të vaskularizuar.
Gjatë përdorimit të bari me përmbajtje të substancave vazokonstriktore për shkak të absorbimit të ngadalshëm, efektet e padëshirueshme paraqiten relativisht rrallë.
Adrenalina mund të shkaktojë shqetësim, turbullim të vetëdijes, kokëdhembje, përgjumësi, takikardi, ngritje të tensionit.
Efektet e padëshirueshme kardiovaskulare të rënda shfaqen rrallë.
Reaksionet e tejndjeshmërisë janë relativisht të lehta dhe shfaqen rrallë.
Në vendin e injektimit mund të paraqitet reaksion irritues lokal.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve.

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.

Mënyra e dhënies së barit
Bari mund të përdoret vetëm në insitucione shëndetësore.

Tags: , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top