Lidokain hidrohlorid Alkaloid 40 mg / 2 ml (tretësirë për injeksion) Reviewed by Momizat on . Lidokain hidrohlorid Alkaloid 40 mg / 2 ml (tretësirë për injeksion) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëpalosjen. Ndo Lidokain hidrohlorid Alkaloid 40 mg / 2 ml (tretësirë për injeksion) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëpalosjen. Ndo Rating: 0
You Are Here: Home » L » Lidokain hidrohlorid Alkaloid 40 mg / 2 ml (tretësirë për injeksion)

Lidokain hidrohlorid Alkaloid 40 mg / 2 ml (tretësirë për injeksion)

Lidokain hidrohlorid Alkaloid 40 mg / 2 ml (tretësirë për injeksion)

  • Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar.
  • Ruajeni fletëpalosjen. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse symptomat e tyre janë të njëjta me tuajat.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:

  1. Çfarë është Lidokain Hidrohlorid Alkaloid -i dhe për çfarë përdoret
  2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Lidokain Hidrohlorid Alkaloid
  3. Si të merret Lidokain Hidrohlorid Alkaloid-i
  4. Efektet anësore të mundshme
  5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Substanca aktive është lidokainë hidrokloridi.

Përmbajtja e substancave ndihmëse: kloruri i natriumit; hidroksidi i natriumit; ujë për injeksione.

1. ÇFARË ËSHTË LIDOKAIN HIDROHLORID ALKALOID-i  DHE PËR ÇFARË PËRDORET?

Përmbajtja:
2 ml tretësirë për injeksion (1 ampulë) përmbajnë 40 mg lidokainë hidroklorid (si monohidrat).

Forma farmaceutike dhe përbërja:
Lidokain Hidrohlorid ALKALOID gjendet i paketuar në ampula të qelqit të pangjyrë (tipi I me rezistencë të lartë, qelq borosilikat) i 2 ml të insertuara në plastikë, e cila përmban 5 ampula.

Paketimi
Kutia e kartonit përmban 100 ampula.

Si vepron Lidokain hidrohlorid ALKALOID-i?
Lidokain hidrohlorid ALKALOID është anestetik lokal.
Ky e mpinë pjesën në trup në të cilën injektohet.
Gjithashtu mund të përdoret edhe pas atakut të zemrës.

Kur përdoret Lidokain hidrohlorid ALKALOID-i?

Injeksionet Lidokain hidrohlorid ALKALOID mund të përdoren në këto raste:

  • Për të dhënë anestezi lokale dhe për të ndërprerë dhembjet në pjesën e trupit në të cilin administrohet.
  • Për të suprimuar ekstrasistolat veçanërisht pas atakut të zemrës.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI LIDOKAIN HIDROHLORID ALKALOID?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Lidokain hidrohlorid Alkaloid?

  • Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në lidokainë hidroklorid, ose në anestetikët lokal të tipit amid, ose në cilindo përbërës tjetër të Lidokain hidrohlorid ALKALOID-it.
  • Nëse keni bradikardi (ngadalsim të ritmit të zemrës) ose çrregulime të tjera të zemrës.

Përkujdesje të veçanta me Lidokain hidrohlorid ALKALOID:
Para se ta merrni këtë bar ju duhet ta informoni mjekun tuaj për këto gjendje:

  • nëse vuani nga zemra, mushkëritë apo çrregullimi i frymëmarrjes;
  • nëse keni sëmundje të veshkave apo të mëlçisë;
  • nëse vuani nga myasthenia gravis (dobësi muskulare dhe humbje e funksioneve);
  • nëse vuani nga epilepsia ose nëse keni konvulzione ;
  • nëse jeni shtatzënë ose gjidhënëse;
  • nëse keni inflamacion ose infeksion në fushën në të cilën administrohet ky bar.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Nëse jeni shtatzënë, ose nëse dyshoni se mund të jeni shtatzënë, ose nëse planifikoni të mbeteni shtatzënë duhet ta informoni mjekun tuaj.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Nuk ka të dhëna për veprimin e këtij bari në aftësitë psikofizike për ngarje të veturës apo për operim me makineri.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Lidokain hidrohlorid ALKALOID
Ky produkt mjek përmban më pak se 1 mmol (23 mg) natriumi për dozë, esencialisht ‘nuk përmban natrium’.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.

Tregoni mjekut tuaj nëse në ndërkohë jeni duke i marrë barnat në vijim:

  • Anestetik tjerë lokal.
  • Barna për trajtimin e aritmive të zermrës  si amiodaroni.
  • Beta-bllokatorë si propranolol.
  • Cimetidin (për trajtimin e ulcerës së stomakut).

Nuk duhet të merrni pije alkoolike menjëherë para administrimit ose pas administrimit të  Lidokain hidrohlorid ALKALOID.

3. SI TË PËRDORET LIDOKAIN HIDROHLORID ALKALOID -i?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.

Anestezia lokale
Anestezia infiltrative: për anestezi infiltrative perkutan, dozat e rekomanduara për të rritur janë 5 – 300 mg (doza maksimale është 4,5 mg/kg peshë trupore).
Për anestezi rajonal intravenoz, doza e rekomanduar është 50 – 300 mg (doza maksimale është 4 mg/kg te të rriturit, dhe 3 mg/kg te fëmijët).
Për  bllok anestezie e nervave periferike dozat e rekomanduara janë të ndryshme nga 30 deri në 300 mg.
Për bllok anestezie e nervave simpatike, dozat e rekomanduara janë 50 mg për nervat cervikale dhe 50 mg deri në 100 mg për nervat lumbale.
Anestezia kaudal dhe epidural – për anestezinë epidural lumbal, doza e rekomanduar është  250 deri në 300 mg dhe për bllokun paracervikal në gjinekologji, dozat e rekomanduara janë  200 deri në 300 mg.
Antiarritmik
Injeksioni intravenoz: doza e rekomanduar është 1 mg/kg. (50 deri në 100 mg). Doza fillestare prej  25 deri në 50 mg/min mund të përsëritet pas 5 minutave me 300 mg në një orë.
Te fëmijët, doza është 0,5 deri në 1 mg/kg (25 deri në 50 mg). Doza mund të përsëritet pas 5 minutave deri në dozën totale prej 3 mg/kg.
Infuzioni intravenoz: doza e rekomanduar është 20 deri në 50 mg/kg deri në 1-4 mg/minutë. Doza maksimale është 300 mg (rreth 4,5 mg/kg) për orë. Doza e rekomanduar për fëmijë është 30 mg/kg /min.
Injeksioni intramuskular: doza e rekomanduar është 4,3 mg/kg dhe mund të përsëritet, nëse ka nevojë, pas 60 ose 90 minutave. Doza mund të rritet deri në 4,5 mg/kg për orë.
Te pacientët e moshuar dhe te pacientët me insuficiencë të zemrës, me shok kardiogjen, ose me çrregullime të mëlçisë, doza me sa duket mund të zvoglohet  (deri në 50% nga doza normale) dhe shkalla e infuzionit duhet të zvoglohet në 1 deri në 2 mg/minut.
Nëse keni ndonjë pyetje shtesë lidhur me këtë bar, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.  EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Lidokain hidrohlorid ALKALOID-i  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.

Lidokaina në përgjithësi tolerohet mirë, por krahas veprimit të saj të nevojshëm, ky bar mund të jap edhe efekte të padëshiruara. Lidokaina zakonisht mund të shkaktojë këto efekte të padëshiruara:

  • Dhembje, inflamacion ose therje në vendin e injektimit pasi që të kalojë efekti i barit;
  • Nervozizëm;
  • Tremor;
  • Turbullim i të parit;
  • Marramendje dhe përgjumje;
  • Konvulsione;
  • Nauze ose vjellje;
  • Ngadalsim i ritmit të zemrës ose rënie e tensionit të gjakut.

Reaksionet alergjike në lidokain hidroklorid janë të rralla, por menjëherë informojeni mjekun tuaj nëse do të keni vështirësi me frymëmarrje, rash ose kruarje të lëkurës.

Pas injeksionit spinal të lidokainës, ju duhet ta informoni mjekun tuaj nëse do të keni këto efekte:

  • Dhembje dhe therje në shpinë ose në këmbë.
  • Vështirësi me të ecurin.
  • Vështirësi me kontrollimin e urinimit apo të jashtqitjes.
  • Ndjenja e dobësisë dhe humbjes së vetëdijes.
  • Rënie e frekuencës së zemrës dhe pulsit.

Për pacientët të cilët shkojnë në shtëpi para fillimit të therjeve ose humbjes së ndjenjave të shkaktuara nga anesteziku lokal:
Gjatë kohës kur ndjeni therje në fushën e injektimit, mund të shfaqet dëmtim serioz pa njohurinë tuaj lidhur me këte.
Duhet të keni kujdes të veçantë që ta shmangni lëndimin derisa të hiqet veprimi i anestezikut dhe të kthehen ndjenjat normale në fushën e injektimit.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT

Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut, në institucion shëndetësor.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur.
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërdorshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Tags: , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top