Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Lioton (gel)

Lioton (gel)

lioton gel

PËRBËRJA

100 g xhel përmbajnë:

Lëndë vepruese: Heparinë 100.000 I.U.

Lëndë të tjera: Karbomer 940, metil-p-hidroksibenzoat, propil-p-hidroksibenzoat, vaj neroli, vaj lavande, alkool, trietanolaminë, ujë për injeksione.

VETITË
Lioton® gel është një preparat farmaceutik, në trajtën e xhelit, për përdorim të jashtëm, që përmban heparinë.
Ai është i vlefshëm, kur përdoret i vetëm ose së bashku me trajtimin sistemik, në ato gjendje të sëmura, me natyrë inflamatore ose traumatike, të cilat përfitojnë nga veprimi lokal antieksudativ, antiedematoz, antikoagulant dhe disinfiltrant i tij.
Lioton® gel falë vetive të tij ka një fushë të gjerë përdorimi, kryesisht në trajtimin lokal të patologjive inflamatore të venave, në kushtet e mjekësisë së brendshme, kirurgjisë vaskulare, traumatologjisë apo ortopedisë.
Toleranca, si lokale ashtu edhe e përgjithshme, është shumë e mirë.

INDIKIMET
Trajtimi i sëmundjeve të venave sipërfaqësore, si sindromat varikoze dhe ndërlikimet e tyre, flebotromboza, tromboflebiti, periflebiti sipërfaqësor, ulcerat varikoze.
Varikoflebiti postoperator, pasojat e safenektomisë.
Traumat dhe kontuzionet (dërmimet); infiltratet dhe edemat lokale; hematomat subkutane.
Traumat dhe  tërheqjet muskulo-tendinoze dhe kapsulo-ligamentoze.

MËNYRA E PËRDORIMIT DHE DOZA
Xheli përdoret (aplikohet) 1–3 herë në ditë, duke vendosur 3 – 10 cm xhel në lëkurën mbi zonën e prekur dhe duke e shpërndarë atë nëpërmjet fërkimit të lehtë.
Për shkak të përvojës dhe të dhënave të kufizuara ky bar nuk duhet të përdoret tek fëmijët.

KUNDËRINDIKIMET
Lioton® gel nuk duhet të përdoret në rastet me mbindjeshmëri të njohur ndaj heparinës apo lëndëve të tjera përbërëse të xhelit.

PARALAJMËRIME / PËRKUJDESJE
Përdorimi i Lioton® gel në prani të gjakderdhjeve (hemorragjisë) kërkon vlerësim të kujdesshëm.
Lioton® gel nuk duhet të përdoret në rast gjakderdhje, plagësh të hapura, në mukoza apo në zona të infektuara të lëkurës.
Lioton®  gel përmban metil dhe propil p-hidroksibenzoat prandaj nuk duhet të përdoret tek pacientët me mbindjeshmëri (alergji) ndaj parabeneve.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Nuk ka të dhëna lidhur me përdorimin e barit në periudhën e shtatzënisë apo të ushqyerjes së fëmijës me gji.

NDËRVEPRIMET
Përdorimi i heparinës mund të zgjasë më tej kohën e protrombinës në pacientët e trajtuar me antikoagulantë oralë.

EFEKTET E PADËSHIRUARA
Reaksionet alergjike të heparinës kur aplikohet në lëkurë janë shumë të rralla.
Megjithatë, në raste të veçuara, mund të shfaqen reaksione mbindjeshmërie, në trajtën e skuqjeve të lëkurës dhe të kruarave, të cilat me ndërprerjen e trajtimit zhduken, zakonisht, shpejt.

PAKETIMI

Tubet me 20 g;
Tubet me 30 g;
Tubet me 50 g;
Tubet me 100 g.

SHËNIME
Të ruhet në vende me temperaturë +15 deri +25° C.
Lioton®  gel nuk duhet të përdoret përtej datës së skadencës të shënuar në kuti.
Mbajini barnat në vende të paarritshme prej fëmijëve!

  • antiedematoz
  • antieksudativ
  • antikoagulant
  • disinfiltrant
  • edemat lokale
  • efektet anesore te Heparinë
  • efektet anesore te Heparinë 100.000 I.U
  • efektet anesore te Lioton
  • efektet anesore te lioton gel
  • flebotromboza
  • hematomat subkutane
  • Heparinë
  • Heparinë 100.000 I.U
  • heqja e variceve
  • infiltratet
  • kirurgjisë vaskulare
  • kontuzionet
  • menyra e perdorimit te Heparinë
  • menyra e perdorimit te Heparinë 100.000 I.U
  • menyra e perdorimit te Lioton
  • menyra e perdorimit te lioton gel
  • mjekimi i variceve
  • pasojat e safenektomisë
  • patologjive inflamatore të venave
  • perdorimi i lioton gel gjate gjidhenies
  • perdorimi i lioton gel gjate shtatzanise
  • periflebiti sipërfaqësor
  • sindromat varikoze
  • terheqjet kapsulo-ligamentoze
  • tërheqjet muskulo-tendinoze
  • Trajtimi i sëmundjeve të venave sipërfaqësore
  • Traumat
  • tromboflebiti
  • ulcerat varikoze
  • varicet
  • varicet e kembes
  • Varikoflebiti postoperator
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes