Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Liotontrauma (gel)

Liotontrauma (gel)

Liotontrauma

Escina (esencë e gështenjës së egër) + salicilato dietilamine.

Kategoria e terapisë së barit
Barna për përdorim lokal, për dhimbje të kyçeve dhe muskujve.

Udhëzimet për terapinë
Traumatologji të lehta.

Kundërindikimet
Hipersensibilitet ndaj përbërësve aktivë ose secilës nga lëndët e tjera.
LIOTONTRAUMA xhel nuk duhet të përdoret mbi lëkurën e dëmtuar (plagosur), mukozat dhe pjesët e
lëkurës të trajtuara me rreze.
Në përgjithësi nuk duhet përdorur gjatë shtatzënisë dhe dhënies gji fëmijës.

Masat gjatë përdorimit
Ky prodhim është përgatitur për aplikim lokal, pra përdorimi i tij duhet të jetë vetëm i jashtëm.
Përdorimi, sidomos për periudha të zgjatura, i prodhimeve për aplikime lokale mund të shkaktojë
rritje të ndjeshmërisë.

Bashkëveprim
Nuk janë sinjalizuar bashkëveprime me barna të tjera.

Kujdes i veçantë

Shtatzëni dhe dhënie gji fëmijës
Në rast shtatzënie dhe dhënie gji fëmijës nuk këshillohet të përdoret LIOTONTRAUMA xhel.
Në rast përdorimi, mund të përdoret vetëm nën kontrollin e vazhdueshëm të mjekut.
Duhet të evitohet përdorimi i gjatë (jo më shumë se 3 javë) i prodhimit mbi sipërfaqe të përhapur të lëkurës dhe mbi sipërfaqen e gjirit gjatë periudhës së dhënies gji fëmijës.

Efekti mbi kapacitetin për të drejtuar automjete ose përdorimin e makinerive.
LIOTONTRAUMA xhel nuk ndikon në kapacitetin për të drejtuar automjete ose në përdorimin e
makinerive.

Dozat, mënyra dhe koha e përdorimit
Aplikoni dhe shpërndani një shtresë të hollë të LIOTONTRAUMA xhel mbi sipërfaqen e lëkurës 1 deri 3
herë në ditë.

Mbidozë
Nuk njihen raste mbidoze.
Drejtohuni mjekut ose farmacistit për të pasur sqarimet e nevojshme për përdorimin e barit.

Efekte të padëshiruara
Në raste të rralla mund të shfaqen reaksione të hipersensibilitetit si skuqje, rrjepje dhe tharje të
lëkurës.
Respektimi i shpjegimeve të dhëna në fletën informuese e redukton rrezikun e efekteve të
padëshiruara.
Është e rëndësishme t’i komunikoni mjekut ose farmacistit shfaqjen e çdo efekti të
padëshiruar edhe nëse nuk përshkruhet në këtë fletë informuese.

Skadimi dhe ruajtja
Shihni datën e skadimit të treguar mbi kuti.
Data e skadimit i referohet prodhimit të pahapur dhe të ruajtur në mënyrë korrekte.
Të mbahet në temperaturë që nuk kalon 25°C.

Kujdes: mos e përdorni barin pas datës së skadimit të treguar mbi kuti.
Mbajeni barin larg, në mënyrë që fëmijët të mos kenë mundësi ta shohin dhe ta marrin.

Përbërja

LIOTONTRAUMA 1% + 5% xhel
100 g xhel përmbajnë
Përbërësit aktivë: Escina (esencë e gështenjës së egër) 1 g, saliçilat dietilamine 5 g.

Lëndë të tjera joaktive:
esencë livandoje, esencë neroleni, karbosipolimetilen, megluminë, glikol propileni, alkool etilik, sodium
edetat, esildekanol e esildecil laurat, etosidiglikol, butilhidroksitoluol, dioksid titani, ujë i dejonizuar.

LIOTONTRAUMA 2% + 5% xhel
100 g xhel përmbajnë
Përbërësit aktivë: Escina (esencë e gështenjës së egër) 2 g, salicilat dietilamine 5 g

Lëndë të tjera joaktive:
esencë livandoje, esencë nerolene, karbosipolimetilen, meglumina, glikol propileni, alkool etilik,
sodium edetat, esildekanol e esildecil laurat, etosidiglikol, butilhidroksitoluol, dioksid titani, ujë i dejonizuar.

Forma farmaceutike dhe përmbajtja
Xhel për përdorim mbi lëkurë.
Tub me 40 g xhel me 1 % + 5% ose 2% + 5%.

  • dhimbje te kyceve
  • dhimbje te muskujve
  • efektet anesore te Liotontrauma
  • efektet anesore te Liotontrauma gel
  • lioton trauma
  • LIOTONTRAUMA 1% + 5% xhel
  • LIOTONTRAUMA 2% + 5% xhel
  • liotontrauma gel
  • menyra e perdorimit te Liotontrauma
  • menyra e perdorimit te Liotontrauma gel
  • perdorimi i Liotontrauma gjate dhenies gji
  • perdorimi i Liotontrauma gjate shtatzanise
  • Traumatologji të lehta
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes