Lisinopril Axapharm (tableta) Reviewed by Momizat on . Lisinopril Axapharm (tableta) Informacion për pacientët Lexoni me kujdes informacionin në fletëpalosje përpara se të përdorni preparatin mjekësor. Ky preparat m Lisinopril Axapharm (tableta) Informacion për pacientët Lexoni me kujdes informacionin në fletëpalosje përpara se të përdorni preparatin mjekësor. Ky preparat m Rating: 0
You Are Here: Home » L » Lisinopril Axapharm (tableta)

Lisinopril Axapharm (tableta)

Lisinopril Axapharm (tableta)

Lisinopril Axapharm

Informacion për pacientët

  • Lexoni me kujdes informacionin në fletëpalosje përpara se të përdorni preparatin mjekësor.
  • Ky preparat mjekësor ju është dhënë juve personalisht dhe ju nuk duhet t’ia jepni personave të tjerë.
  • Edhe nëse personat e tjerë mund të kenë të njëjta simptoma sëmundjeje si ju, një preparat i tillë mund t’u shkaktojë atyre dëmtime.

Çfarë është Lisinopril Axapharm dhe kur përdoret?
Lisinopril Axapharm është një ilaç për trajtimin e tensionit të lartë dhe të insufiçiencës kardiake (Dobësimi i muskulit të zemrës, pamjaftueshmëria e funksionimit të zemrës), si dhe për pacientët, që kanë pasur (pësuar) infarkt.
Lisinopril Axapharm përdoret edhe tek pacientët me sëmundje të sheqerit (Diabeti),të cilët vuajnë nga disa dëmtime të funksionit të veshkave në kombinim me sëmundjen e tyre te diabetit.
Lisinopril Axapharm i takon grupit të barnave, që quhen ACE Inhibitorë.
Lisinopril Axapharm shkakton shtendosjen e enëve të gjakut, kështu që gjaku mund të rrjedh më lehtë që çon deri tek ulja e tensionit të gjakut dhe përmirësimi i funksionimit të zemrës.
Lisinopril Axapharm mund të përdorët vetëm me përshkrimin e mjekut.

Kur nuk duhet të përdoret Lisinopril Axapharm?
Lisinopril Axapharm nuk duhet të përdoret nëse jeni alergjik ndaj njërës prej substancave përmbajtëse apo nëse gjatë marrjes së ndonjë preparati antihipertensiv janë lajmëruar edemet në duar, këmbë apo nyje të këmbëve, në fytyrë, në buzë, në gjuhë apo në fyt (vështirësi në frymëmarrje apo gëlltitje).
Ju duhet ta informoni mjekun edhe nëse janë parë simptoma të ngjashme të sëmundjes tek ndonjë anëtar i familjes.
Ky bar nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë apo gjatë kohës kur foshnja ushqehet me gji.

Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Lisinopril Axapharm?
Ky ilaç mund të ndikojë në aftësinë e reagimit, dhe mund të pengoj aftësinë e drejtimit të një automjeti apo të përdorimit korrekt të një makine, para së gjithash në fillim të trajtimit, si dhe gjatë ndërrimit të preparateve dhe në kombinim me alkool.
Mjeku juaj duhet të jetë në dijeni për të gjitha sëmundjet që ju i keni pasur apo akoma jeni duke vuajtur nga ndonjëra prej tyre, posaçërisht për sëmundjet renale (ndrydhje e fortë e arterieve të veshkave).
Mjeku duhet gjithashtu të jetë e informuar nëse ju vuani nga tkurrja e Aortës apo nga rritja jonormale e muskulit të zemrës.
Gjithashtu i tregoni mjekut nëse ju vuani nga vjellja apo diarreja ose nëse jeni duke praktikuar dietë.
Në qoftë se gjatë marrjes së Lisinopril Axapharm do të vëreni edeme në fytyrë, në sy, buzë apo gjuhë, apo do vërehen vështirësitë gjatë frymëmarrjes, ju lutëm ta vizitoni menjëherë mjekun tuaj.
Nuk duhet të vazhdoni me marrjen e Lisinopril Axapharm pa konsultim me mjekun.
Në qoftë se duhet ti nënshtroheni një dialize ju duhet ta informoni për këtë gjë personelin përgjegjës mjekësor, se ju jeni duke u mjekuar me Lisinopril Axapharm (një ACE-Inhibitorë),pasi që disa membrana filtruese të gjakut përgjithësisht disa trajtime të dializës nuk duhet praktikuar në këtë rast.
Nëse ju duhet të operoheni, atëherë ju do duhej treguar më parë mjekut apo mjekes, se jeni duke u trajtuar me Lisinopril Axapharm.
Nëse dëshironi ti nënshtroheni një terapie desenzibilizuese kundër thumbimit të grerëzave apo bletëve, ju lutemi ta informoni paraprakisht mjekun, pasi që më parë do duhej ndërruar terapia e juaj me Lisinopril Axapharm.
Rrallë mund të arrije deri tek reaksionet alergjike me thumbim të insekteve.
Lisinopril Axapharm mund ta përforcojë në raste të rralla ndikimin e insulinës.
Nëse vuani nga diabeti dhe do duhej të shëroheni me insulinë apo antibiotik oral, atëherë duhet të keni shumë kujdes në shenjat e një Hipoglykemie (sheqerit të ulët).
Barnat e caktuara, posaçërisht agjentët diuretik (Diuretika), agjentet kundër tensionit të lartë të gjakut, agjentet me përmbajtje kaliumi apo kalcium, barna kundër reumës (Indometacin), Artritisit, dhimbjeve të muskujve apo depresioneve injeksionet e arta (si p.sh. Natriumaurothiomalat), të cilat normalisht mund të përdoren për reumatizmin kronik të gjymtyrëve, mund të ndikojnë në efektin e Lisinopril Axapharm.
Tensioni i juaj i gjakut mund të ketë më shumë ndikim gjatë marrjes fillestare të tabletave se sa gjatë mjekimit të mëvonshëm.
Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është shumë i ulët, dhe ju ndiheni të rraskapitur apo/dhe keni marramendje, shtrihuni pak përderisa e ndieni vetën më mirë dhe pastaj informoni mjekun juaj.
Lisinopril Axapharm nuk duhet përdorur tek fëmijët apo adoleshentët.
Informojeni mjekun apo farmacistin tuaj, nëse vuani nga sëmundje të tjera, keni alergji apo merrni apo përdorni edhe barna tjera(edhe të blera vetë !).

A duhet të merret Lisinopril Axapharm gjatë shtatzënisë apo në periudhën e gjidhënies ?
Ju lutëm informojeni mjekun tuaj, nëse jeni shtatzënë apo planifikoni të mbeteni shtatzënë.
Lisinopril Axapharm nuk duhet të merret gjatë shtatzënisë apo periudhës së gjidhënies.

Si ta përdorni Lisinopril Axapharm?
Lisinopril Axapharm mund të merret para,gjatë apo pas ushqimit.
Dozimi i zakonshëm është një tabletë në ditë, nëse është e mundur gjithmonë në të njëjtën kohë.
Mjeku juaj ua përcakton dozimin me Lisinopril Axapharm.
Është shumë më rëndësi që gjatë marrjes së Lisinopril Axapharm ti përmbaheni orarit për vizita kontrolluese tek mjeku juaj, në mënyrë që terapia e juaj individuale ti përshtatët sëmundjes suaj.

a) Gjatë tensionit të lartë të gjakut
Mjeku juaj ua përcakton dozimin varësisht nga gjendja e juaj shëndetësore.
Dozimi i zakonshëm është një tabletë Lisinopril Axapharm 10 mg çdo ditë.
Dozimi terapeutik është zakonisht nga një tabletë Lisinopril Axapharm 20 mg çdo ditë.
Do merren në konsideratë edhe barnat tjera që ju jeni duke i marrë.
Nëse para fillimit të terapisë jeni trajtuar me barna diuretike apo mbani një dietë me pak kripë, atëherë mjeku juaj ose do ta ndërpresi marrjen e diuretikëve 2-3 ditë para mjekimit apo do ta reduktojë dozën fillestare të Lisinopril Axapharm.

b) Gjatë insufiçiencës kardiake
Në rast se Diuretiket dhe/apo Digitalet nuk do shfaqin efekt të mjaftueshëm,atëherë mund të jepet si shtesë Lisinopril Axapharm.
Mjekimi i insufiçiencës kardiake do duhej të pasonte vetëm nën kontrollim të caktuar mjekësor.
Dozimi do të përcaktohet nga mjeku dhe shërben si shtesë i një mjekimi që është në vazhdim e sipër (kryesisht me Digitalet apo/dhe Diuretikët).
Dozimi i zakonshëm terapeutik është 1-herë në ditë nga 5 mg – 20 mg Lisinopril Axapharm.

c) Pas infarktit
Pacienti zakonisht merr në ditën e parë dhe të dytë nga 5 mg Lisinopril Axapharm, dhe pastaj nga 10 mg Lisinopril Axapharm 1-herë në ditë.

d) Tek pacientët me Diabetes-mellitus- me ca çrregullime funksionale renale
Dozimi i zakonshëm është nga 10 mg apo 20 mg Lisinopril Axapharm, 1-herë në ditë.
Mos e ndryshoni vetvetiu dozën e përcaktuar.
Nëse mendoni se barnat po ndikojnë tepër dobët apo tepër fortë,atëherë flisni me mjekun apo farmacistin tuaj.

Cilat efekte anësore mund ti ketë Lisinopril Axapharm?

Gjatë marrjes së Lisinopril Axapharm mund të shfaqën këto efekte anësore:

Shpesh janë:

  • Marramendja,
  • Dhimbjet e kokës,
  • Tensioni i ulët i gjakut (para së gjithash gjatë ngritjes së shpejtë në këmbë),
  • Çrregullime të ritmit kardiak,
  • Kollitja,
  • Vjellja,
  • Diarreja.

Të rastit janë:

  • Humbja e oreksit,
  • Çrregullime të disponimit,
  • Therja e duarve dhe e pjesëve të poshtme të këmbëve,
  • Depresionet,
  • Çrregullime të shijes,
  • Çrregullime të gjumit,
  • Aritmia,
  • Pulsi i shpejtuar,
  • Riniti, Dispnea,
  • Ndezja e fytit,
  • Gargarisja,
  • Bronkiti,
  • Nausea,
  • Dhimbje të stomakut,
  • Çrregullime të tretjes,
  • Ekzema,
  • Pruriti (kruarja),
  • Impotenca, Lodhja,
  • Rraskapitja,
  • Dhimbja në gjoks.

Rrallë vërehen:

  • Cerma artikulare,
  • Çrregullime të ndjenjave,
  • Pneumonia,
  • Tharja e gojës,
  • Obstipacioni (kapsllëku),
  • Urtikaria,
  • Rënia e flokëve,
  • Psoriaza (sëmundja kronike e lëkurës) ,
  • dëmtimet renale.

Në raste shumë të rralla mund të vërehen:

  • Hipoglikemia (sheqeri i ulët në gjak),
  • Rinitisi dhe Stomatiti,
  • Dhimbje të shpeshta në pjesën e sipërme të stomakut (Ndezje pankreatite),
  • Verdhëza (ikteri),
  • Djersitja e shpeshtë dhe ndryshime serioze të lëkurës (me simptome të Skuqjes, Formimit të flluskave, Rrjepja e lëkurës dhe Gungëzimi).

Gjatë mjekimit me Lisinopril Axapharm shumë rrallë mund të arrijë deri tek toksiciteti.
Prandaj është e mundur që për këtë arsye mjeku juaj herë pas here të ju bëje analiza gjaku, për të vërtetuar se mos Lisinopril Axapharm ka ndonjë ndikim në hemogramin e juaj.
Një influencë e këtillë mund të vërehet me anë të lodhjes apo fytit të irrituar.
Në qoftë se nga Lisinopril Axapharm vërehen edemet në fytyrë, në buzë, gjuhë apo në fyt (vështirësi në frymëmarrje apo gëlltitje),ndërpriteni menjëherë marrjen a barnave dhe lajmëroni pa hezitim mjekun tuaj.
Ju duhet ta ndërpritni trajtimin edhe nëse keni shenja të edemeve në lëkurë si dhe kruarje të lëkurës. Edhe pse këto reaksione mund të jenë vetëm kalimtare, është e nevojshme që ju të jeni nën përkujdesje mjekësore, me apo pa masa kundërvepruese mjekuese deri në zhdukjen e këtyre shenjave.
Nëse vëreni efekte anësore që nuk janë të përshkruara këtu, do duhej menjëherë ta njoftoni mjekun apo farmacistin tuaj.

Çfarë duhet të vini re përveç kësaj?
Tabletat me ndarje(prerje) janë të përshtatshme për një dozim gjysmak me ndarjen e tabletës.
Tabletat duhet të ruhen në paketimin e tyre origjinal të mbyllur, në temperaturë të dhomës (15-25°C) dhe në vendet ku nuk mund ti mbërrijnë fëmijët.
Barnat mund të përdorën vetëm deri në datën e shënuar me «EXP.» në paketim.
Informacione të mëtejme ju jap mjeku apo farmacisti juaj.
Këta persona zotërojnë informacione më të hollësishme profesionale.

Çfarë përmban Lisinopril Axapharm?
Lisinopril Axapharm përmban si element aktiv përbërës Lisinopril ashtu dhe Lisinopril-Dihydrat si dhe Lëndë ndihmëse.
Janë në dispozicion tabletat nga 5 mg, 10 mg dhe 20 mg të Lisinopril-it.

Ku mund të merrni Lisinopril Axapharm?
Cilat paketime ekzistojnë?
Lisinopril Axapharm mund ta gjeni në farmaci vetëm me përshkrim mjekësor.
Lisinopril Axapharm: Tableta të ndashme (prerje) të 20 mg në paketime nga 30 apo 100 tableta.
Lisinopril Axapharm: Tableta të ndashme (prerje) të 10 mg në paketime nga 30 apo 100 tableta.
Lisinopril Axapharm: Tableta të ndashme (prerje) të 50 mg në paketime nga 30 apo 100 tableta.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top