Lisoflu (tableta) Reviewed by Momizat on . Lisoflu (tableta) PËRPARA PËRDORIMIT LEXONI ME KUJDES TË GJITHA INFORMACIONET E PËRMBAJTURA NË FLETËN INFORMUESE Ky është një bar për VETËMJEKIM, i cili mund të Lisoflu (tableta) PËRPARA PËRDORIMIT LEXONI ME KUJDES TË GJITHA INFORMACIONET E PËRMBAJTURA NË FLETËN INFORMUESE Ky është një bar për VETËMJEKIM, i cili mund të Rating: 0
You Are Here: Home » L » Lisoflu (tableta)

Lisoflu (tableta)

Lisoflu (tableta)

Lisoflu

PËRPARA PËRDORIMIT LEXONI ME KUJDES TË GJITHA INFORMACIONET E PËRMBAJTURA NË FLETËN INFORMUESE

  • Ky është një bar për VETËMJEKIM, i cili mund të përdoret për të kuruar shqetësime të lehta dhe kalimtare, që shihen qartë dhe zgjidhen pa pasur nevojë për ndihmën e mjekut.
  • Pra mund të blihet pa recetë, por duhet të përdoret në mënyrë korrekte me qëllim që të jetë efikas dhe të reduktohen efektet e padëshirueshëm.
  • Për informacione të mëtejshme dhe për këshilla drejtohuni farmacistit.
  • Këshillohuni me mjekun në rast se shqetësimet nuk kalojnë pas një periudhe të shkurtër përdorimi.

LISOFLU 300 mg + 30 mg tableta shkumëzuese.

ÇFARË ËSHTË
LISOFLU është një bar, të cilit i janë shtuar substanca kundër dhimbjes, kundër temperaturës (paracetamol) dhe një vazokonstriktor me efekt bllokues të mukozës së hundës (pseudoefedrina).

PËRSE PËRDORET
LISOFLU përdoret si kurues ndaj simptomave të rrufës së shoqëruar me temperaturë.

KUR NUK DUHET PËRDORUR
• Hipersensibilitet ndaj përbërësve aktivë ose secilës nga lëndët e tjera.
• Gjatë periudhës së shtatzënisë ose dhënies gji fëmijës.
• Personat me moshë nën 12 vjeç.
• Persona që janë të prekur nga një formë e rëndë e sëmundjeve të mëposhtme:
- sëmundje të koronareve (angina, infarkt të mëparshëm);
- hipertension;
- insufiçencë hepatike;
- insufiçencë renale;
- hipertiroidizëm;
- astma;
- diabeti;
- shqetësime të urinimit të shkaktuara nga hipertrofia e prostatës ose patologji të tjera;
- glaukoma;
- anemia hemolitike.
• Persona që po kurohen me diirdoergotamina dhe frenues të mono-amino oksidazës ose që i kanë ndërprerë kurat e mësipërme nga më pak se dy javë (shihni paragrafin “Cilat barna mund t’ia ndryshojnë efektin këtij bari ”).

MASAT GJATË PËRDORIMIT
Kur ky bar përdoret në mënyrë korrekte, duke respektuar udhëzimet për përdorimin dhe sidomos pozologjinë e autorizuar, nuk lejon të merren doza të tjera paracetamoli.
Duhet të kihet parasysh se paracetamoli është prezent edhe në shumë barna të tjera.
Gjatë kurimit me LISOFLU, para se të merrini çdo prodhim tjetër farmaceutik, kontrolloni se mos përmban paracetamol, sepse kur kjo lëndë aktive merret në doza të larta, mund të verifikohen reaksione të rënda negative.
Mundësia e efekteve të rënda të padëshiruara shtohet edhe kur paracetamoli merret së bashku me barna kundër dhimbjes dhe temperaturës; duhet evituar përdorimi njëkohësisht i barnave të tilla.
Pacientët që po kurohen me paracetamol duhet ta evitojnë përdorimin e pijeve alkoolike, sepse alkooli rrit rrezikun e dëmtimeve në mëlçi.
Konsumatorët e mëdhenj të pijeve alkoolike duhet të këshillohen me mjekun para se të përdorin barna me paracetamol.
Gjatë përdorimit të LISOFLU duhet ta evitoni pirjen e arançatës së hidhur (shihni paragrafin “Cilat barna mund t’ia ndryshojnë efektin këtij bari ”).

CILAT BARNA DHE USHQIME MUND T’ IA NDRYSHOJNË EFEKTIN KËTIJ BARI

Bashkëveprime lidhur me paracetamolin
Pacientët që po kurohen me rifampicina, cimetidina ose me barna kundër epilepsisë si glutetimide, fenobarbital, karbamazepine, duhet ta përdorin paracetamolin me shumë kujdes dhe nën kontrollin e vazhdueshëm të mjekut.
Përdorimi i paracetamolit mund të ndikojë në përcaktimin e uricemisë (nëpërmjet metodës së acidit fosfotungstik) dhe të glicemisë (ndërmjet metodës së glukozë-oksidazë-peroksidazë).
Antikoagulantët: është e mundur që përdorimi i gjatë dhe në mënyrë të vazhdueshme i paracetamolit ta forcojë efektin antikoagulant tek pacientët që kurohen me kumarine.
Citotoksiket: mund të shkaktojë ngadalësim të veprimit të busulfanit të marrë ndërmjet rrugës endovenoze (prodhuesi i busulfanit këshillon të kihet kujdes në 72 orët pas përdorimit të paracetamolit).
Domperidone:shton absorbimin e paracetamolit.
Barnat hipolipemizante: reduktojnë absorbimin e paracetamolit me kolestiramina.
Metoklopramide: rrisin absorbimin e paracetamolit (shtojnë efektin). Bashkëveprime lidhur me pseudoefedrina.
Për shkak të reaksioneve të mundshme të formave të rënda, kundërindikohet dhënia njëkohësisht e barit pseudoefedrina me:
- Frenuesit e monoamino oksidazës (IMAO) (konsultoni paragrafin “Kundërindikimet”)
Frenuesit e monoamino oskidazës përdoren si terapi :
- kundër parkinsonit (si selegilina o rasagilina) ose :
-kundër depresionit (si izokarboksazide, nialamide, fenelzina, tranilcipromina, iproniazide, iproklozide, moklobemide e toloksatone);
-kundër neoplazive (si prokarbazina).
Përdorimi njëkohësisht i pseudoefedrinës dhe IMAO mund të shkaktojë kriza të rënda hipertensive (hipertension, rritje të temperaturës, dhimbje koke).
Kundërindikohet përdorimi i pseudoefedrina edhe tek pacientët që kanë ndërprerë trajtimin me IMAO prej më pak se dy javësh.
-diidroergotamina: shoqërimi i dy barnave mund të shkaktojë një rritje të rrezikshme të tensionit të gjakut.
Për shkak të efekteve të shkaktuara nga bashkëveprimi i tyre, shoqërimi i pseudoefedrinës me disa barna bëhet e mundshme vetëm nën kontrollin e vazhdueshëm të mjekut, i cili do të vlerësojë raportin përfitim/rrezik për secilën situatë.
Përdorni LISOFLU vetëm nën kontrollin e vazhdueshëm të mjekut, kur jeni në kurë me
këto barna:
- linezolid: përdorimi njëkohësisht i dy të barnave mund të shkaktojë rritjen e tensionit të gjakut;
- metildopa: redukton efektin e metildopës kundër hipertensionit;
- midodrina: rrit efektin hipertensiv të midodrinas.
Portokalli i hidhur: portokalli i hidhur (i quajtur melangol) mund të shkaktojë një krizë të
rëndë hipertensive (hipertension, rritje të temperaturës, dhimbje koke) tek pacientët që marrin pseudoefedrina.

ËSHTË E RËNDËSISHME TË DINI SE
Ky bar mund të shkaktojë efekte të padëshirueshme edhe të rënda (shihni paragrafin “Efekte të padëshiruara”); ndërprisni kurën dhe këshillohuni menjëherë me mjekun në rast se dyshoni se po ju shfaqet një efekt i rëndë i padëshiruar.
Kur mund të përdoret vetëm pasi të jeni këshilluar me mjekun.

Përdorimi këtij bari kërkon një vlerësim të kujdesshëm të raportit rrezik/përfitim për personat e moshuar dhe pacientët e prekur nga forma të lehta/të moderuara të sëmundjeve të mëposhtme:
- sëmundje të koronareve (angina, infarkt të mëparshëm);
- hipertension;
- aritmi;
- insufiçencë hepatike;
- insufiçencë renale;
- hipertiroidizëm;
- astma;
- diabet;
- shqetësime të urinimit të shkaktuara nga hipertrofia e prostatës ose patologji të tjera;
- glaukomë;
- anemia hemolitike;
- vlera të ultë të glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës.

Në të gjitha këto raste duhet të këshilloheni me mjekun para se të merrni LISOFLU.
Gjatë kurimit në vazhdim me antikoagulantë nga goja, marrja e paracetamolit mund ta shtojë efektin e antikoagulantëve, duke e bërë kështu të nevojshëm kontrollin e vazhdueshëm të kurës me antikoagulant. Gjithashtu, ekziston mundësia e bashkëveprimit dëmtues edhe me barna të tjerë (shihni paragrafin “Cilat barna dhe ushqime mund t’ia ndryshojnë efektin ”).
Në këto raste LISOFLU mund të përdoret vetëm nën kontrollin e vazhdueshëm të mjekut.
Është e rëndësishme të këshilloheni me mjekun nëse jeni në kurë me barna të tjera.

Si duhet vepruar gjatë shtatzënisë dhe dhënies gji fëmijës.
LISOFLU nuk duhet përdorur gjatë shtatzënisë dhe dhënies gji fëmijës.
Evitoni përdorimin edhe në rast se dyshoni për gjendje shtatzënie ose dëshironi të planifikoni ardhjen e një fëmije.
Këshillohu me mjekun para se të marrësh çdo lloj barnash.

Informacione të rëndësishme për disa lëndë të tjera të LISOFLU
Aspartami prezent në këtë produkt është një burim fenilalanine.
Mund të jetë i dëmshëm për pacientët që vuajnë nga fenilketonuria.

SI DUHET PËRDORUR KY BAR

Sasia
Të rriturit dhe adoleshentët
Një tabletë çdo 6-7 orë, duke mos tejkaluar sasinë e 3-4 tabletave gjatë 24 orëve.
Përdorni dozën minimale efikase.
Filloni kurimin me dozën minimale të parashikuar dhe rriteni vetëm në rast se simptomat nuk përmirësohen.
Nuk duhet tejkaluar asnjëherë doza maksimale (si për çdo dozë të veçantë, ashtu si edhe për sasinë ditore totale).
Tek adoleshentët, të moshuarit dhe pacientët me funksion hepatike dhe renale të dëmtuara, mund të jetë e nevojshme të ulet doza, në raport me situatën klinike të pacientit; pra pacienti duhet të paralajmërohet se duhet të këshillohet me mjekun para përdorimit të LISOFLU.

Kur dhe për sa kohë
Bari duhet të merret me stomakun plot, pas ushqimit.
Duhet të përdoret për periudhën më të shkurtër efikase.
Mos vazhdoni kurën mbi 3 ditë pa u këshilluar më parë me mjekun.

Si duhet të përdoret
Treteni tabletën në gjysmë gote ujë dhe pijeni menjëherë preparatin.

SI DUHET TË VEPRONI NËSE KENI MARRË NJË DOZE TË TEPËRT TË BARIT
Paracetamoli
Tek të rriturit doza maksimale ditore e paracetamolit është 4 g; mbi këtë sasi ekziston rreziku i hepatotoksikimit në varësi të sasisë së marrë.
Doza e 10-15 g (20-30 tableta) ose 150 mg/kg paracetamoli e marrë gjatë 24 orëve mund të shkaktojë nekrozë hepatocelulare të rëndë.
Në raste shumë më të rralla shkakton nekrozë tubulare renale.
Përzierjet dhe të vjellat, të vetmet shenja paralajmërimi në rast helmimi, zakonisht zhduken brenda 24 orësh.
Nëse vazhdojnë më gjatë dhe shpesh të shoqëruara me dhimbje poshtë brinjëve ose hiperestezi (irritim të lëkurës), mund të jetë shenjë e zhvillimit të nekrozës së mëlçisë.
Dëmtimi i mëlçisë vihet re deri në 3-4 ditë mbas marrjes së mbidozës dhe mund të shkaktojë encefalopati, hemorragji, hipoglicemi, edemë cerebrale dhe vdekje.
Për këtë arsye, edhe në rast se nuk shfaqet asnjë simptomë paralajmëruese sinjifikative, pacienti që ka marrë një mbidozë paracetamoli duhet të shoqërohet urgjentisht në spital.
Dhënia e karbonit aktiv duhet të vlerësohet kur pacienti ka marrë paracetamol në orën e fundit dhe në sasi më të lartë se 150 mg/kg ose 12 g (konsideroni limitin më të ulët të dy vlerave).
Acetilcisteina mbron mëlçinë nëse jepet në formën solucionit brenda 24 orësh nga pirja e paracetamolit.
Pseudoefedrina
Simptomat më të shpeshta të mbidozës nga pseudoefedrina janë: midriazë, takikardi, hipertension, shqetësim/ankth, aritmi sinusale, halucinacione, dridhje/hiperrefleksi, të vjella; më rrallë shfaqen: hiperglicemi, rabdomiolizë, insufiçencë renale akute.
Për shumicën e pacientëve është e mjaftueshme një periudhë e shkurtër vëzhgimi në spital; kurat farmakologjike përdoren vetëm në rastet e rënda (si aritmi, kriza hipertensive, konvulsione).
Në rast të pirjes/gëlltitjes aksidentale të një sasie të tepruar të LISOFLU, lajmëroni menjëherë mjekun ose drejtohuni spitalit më të afërm.

NËSE KE PAQARTËSI NË PËRDORIMIN E LISOFLU, DREJTOHU MJEKUT OSE FARMACISTIT.
EFEKTE TE PADËSHIRUARA

Efekte të padëshiruara të shkaktuara nga paracetamoli
- Patologji të sistemit të qarkullimit të gjakut dhe limfatik:
trombocitopeni, leukopeni, anemi, agranulocitozë.
- Patologji të sistemit nervor:
marrje mendsh.
- Patologji të frymëmarrjes, toraksit dhe të mediastinit:
polmonit.
- Patologji gastrointestinale:
hemorragji gastrointestinale;
reaksione gastrointestinali.
- Patologji renale dhe urinare:
nefrotoksicitet;
shqetësime ndaj veshkave (insufiçencë renale akute, nefrit intersticial, hematuri, anuri).
- Patologji të lëkurës dhe të shtresave nën lëkurë:
reaksioni të llojeve të ndryshme, duke përfshirë rastet e eritemë shumëformëshe, sindromës së Stevens-Johnson dhe nekrolizës së epidermës.
- Shqetësime të sistemit imunitar:
reaksione të hipersensibilitetit, si angioedema, edema e laringut, shok anafilaktik.
- Patologji hepatobiliari:
hepatotoksicitet;
çrregullim të funksionit të mëlçisë dhe hepatite.

Efekte të padëshiruara të shkaktuara nga pseudoefedrina
- Patologji kardiake:
infarkt të miokardit, fibrilacion atrial, takiaritmi, hipertension, hipotension, ekstrasistole ventrikolare.
- Patologji të sistemit nervor:
konvulsione, pagjumësi, dridhje, vështirësi në lëvizje.
- Patologji të syrit: Midriazë
- Patologji gastrointestinale: kolit iskemik, çrregullim të shijes.
- Patologji të lëkurës dhe të indit nën lëkurë: ekzemë, eritemë fikse, pseudo-skarlatinë.
- Shqetësime të metabolizmit dhe të ushqimit:
hipertermi.
- Shqetësime të sistemit nervor: ankth, shqetësim, nervozizëm, irritim, konfuzion, halucinacione.
Si të gjithë barnat, LISOFLU mund të shkaktojë efekte të padëshiruara, por jo të gjithë personat i manifestojnë ato.
Respektimi i udhëzimeve të përfshira në këtë fletë informuese pakëson mundësinë e shfaqjes së efekteve të padëshiruara.
Nëse secili nga efektet e padëshiruara keqësohet ose shfaqet çfarëdo efekt i padëshiruar që nuk përshkruhet në këtë flete informuese, informoni mjekun.

SKADIMI DHE RUAJTJA
Mbajeni LISOFLU larg, në mënyrë që fëmijët të mos kenë mundësi ta shohin dhe ta marrin.
Mos përdorni LISOFLU pas datës së skadimit të treguar mbi etiketë.
Data e skadimit i referohet ditës së fundit të muajit.
Ruajeni në temperaturën nën 30°C.
Ruani barin në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga lagështia.
Barnat nuk duhet të hidhen në tubat e shkarkimit të ujrave dhe të përzihen me mbeturinat shtëpiake. Kërkojini këshilla farmacistit se ku t’i hidhni barnat që nuk do të përdorni.
Ky veprim ndihmon për mbrojtjen e mjedisit.
Është e rëndësishme të keni gjithmonë në dispozicion informacionet për barin.
Për këtë arsye ruajeni kutinë dhe fletën informuese.

PËRBËRJA

Një tabletë shkumëzuese përmban:

Përbërësit aktivë:
paracetamol 300 mg,
pseudoefedrina klorhidrat 30 mg.

Lëndë të tjera joaktive
acid citrik i paujë, karbonat natriumi hidrogjen, karbonat natriumi i paujë, sorbitol, aromë limoni, aspartam, leucinë, sakarinë sodike, dimetikon, dokusat sodik.

SI PARAQITET
LISOFLU paraqitet në formën e tabletave shkumëzuese.
Përmbajtja e kutisë është me 8 ose 16 tableta.

Tags: , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top