Lomarin (Dimenhidrinat) Reviewed by Momizat on . Lomarin (Dimenhidrinat) PËRBËRJA Një tabletë përmban: Lëndë vepruese: Dimenhidrinat 50 mg. Lëndë jovepruese: Laktosë, niseshte, talk, stearat magnezi. FORMA FAR Lomarin (Dimenhidrinat) PËRBËRJA Një tabletë përmban: Lëndë vepruese: Dimenhidrinat 50 mg. Lëndë jovepruese: Laktosë, niseshte, talk, stearat magnezi. FORMA FAR Rating: 0
You Are Here: Home » L » Lomarin (Dimenhidrinat)

Lomarin (Dimenhidrinat)

Lomarin (Dimenhidrinat)

lomarin

PËRBËRJA

Një tabletë përmban:

Lëndë vepruese: Dimenhidrinat 50 mg.

Lëndë jovepruese: Laktosë, niseshte, talk, stearat magnezi.

FORMA FARMACEUTIKE DHE PAKETIMI
Tableta. Amballazh me 4 ose 10 tableta.

KATEGORIA FARMAKOTERAPEUTIKE
Kundër të përzierave, kundër të vjellave, në marrje mendsh në kinetosat.

MBAJTËSI I LEJES SË HEDHJES NË TREG
GEYMONAT S.p.A. Via S. Anna, 2 – ANAGNI (Frosinone).

INDIKIMET
Në të përziera, në të vjella, në marrje mendsh në kinetosat.

KUNDËRINDIKIMET
Mbindjeshmëri individuale e vërtetuar ndaj produktit ose ndaj antihistaminikëve të tjerë.

SHTATZANIA
Nuk këshillohet përdorimi tek neonatët dhe prematurët si edhe gjatë dhënies së gjirit.

PËRKUJDESJE GJATË PËRDORIMIT
Të përdoret me kujdes në të sëmurët me glaukoma, hipertrofi prostate, shenja të tjera të mbajtjes së urinës, bllokime intestinale, azma bronkiale, epilepsi.

NDËRVEPRIMET ME BARNA TË TJERA
Përdorimi njëkohësisht i antihistaminikëve me disa antibiotikë ototoksikë mund të maskojë shenjat e para të ototoksicitetic, e cila mund të zbulohet vetëm kur dëmi është i pakthyeshëm.
Gjatë trajtimit nuk duhen përdorur njëkohësisht barnat hipnotike, të evitohen pijet alkoolike, sedativët ose qetësuesit me qëllim të fenomeneve shtesë të sedacionit.

KËSHILLA TË VEÇANTA
Meqënëse efektet dytësore të antihistaminikëve janë si qetësues të fuqishëm, mund të manifestohen me gjendje gjumi. Për këtë arsye duhet të mbahet parasysh përdorimi i tyre nga personat që kryejnë veprimtari që kërkojnë kujdes dhe përqëndrim (si drejtim automjetesh dhe makinerish).
Në qoftë se pas një kohe të shkurtër nga marrja e barit nuk shfaqen rezultate të dukshme, duhet të konsultoheni me mjekun.
Bari nuk është i kundërindikuar në njerëz të sëmurë nga sëmundje të kavitetit të barkut.
Bari të mbahet në vende të paarritshme nga fëmijët.

DOZIMI DHE MËNYRA E MARRJES

Të rriturit: Nga 1 deri ne 4 tableta në 24 orë.

Fëmijët: Gjysmën e dozës.

Të mos tejkalohen dozat e këshilluara.
Të përzierat dhe të vjellat duhet të ndalohen të paktën për 4 orë me marrjen e 50 mg dimenhidrinati.
Veprimi terapeutik i Lomarinës vërehet rreth gjysëm ore pas marrjes së saj.

EFEKTET E PADËSHIRUARA

Me përdorimin e antihistaminikëve mund të vihen re:
dremitje, tharje gryke, fotondjeshmëri, shqetësime me përshtatjen, shqetësime të përpikmërisë, dhimbje koke, mungesë oreksi, të përziera, reaksione në lëkurë me bazë alergjike.

Të fuqise më të ulët janë: marrie mendsh, mungesë fuqie, përgjumje (veçanërisht tek fëmijët, eufori, dridhje, ulje tensioni, takikardi).
Për çfarëdo efekti të padëshiruar që nuk përshkruhet në këtë fletë udhëzuese duhet të konsultoheni menjëhrë me mjekun ose me farmacistin. Të përdoret brenda datës së skadencës të shënuar mbi kuti.

RUAJTJA
Produkti të ruhet në kushte normale të mjedisit.

GEYMONAT S.p.A. – ANAGNI (Frosinone)

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top