Loratadin Alkaloid 1mg / 1ml (tretësirë orale) Reviewed by Momizat on . Loratadin Alkaloid 1mg / 1ml (tretësirë orale) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta Loratadin Alkaloid 1mg / 1ml (tretësirë orale) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta Rating: 0
You Are Here: Home » L » Loratadin Alkaloid 1mg / 1ml (tretësirë orale)

Loratadin Alkaloid 1mg / 1ml (tretësirë orale)

Loratadin Alkaloid 1mg / 1ml (tretësirë orale)

Loratadin Alkaloid 1mg , 1ml (tretesire orale)

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim para se të përdorni këtë bar.

  • Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomet e tyre janë të njëjta me tuajat.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:
1. Çfarë është Loratadin Alkaloid dhe për çfarë përdoret
2. Para se ta merni Loratadin Alkaloid
3. Si të merret Loratadin Alkaloid
4. Efektet e mundshme të padëshiruara
5. Ruajtja e Loratadin Alkaloid

Substanca aktive është loratadina.

Substancat ndihmëse janë: sakarin natriumi; maltitol i lëngët; gliceroli; propilen glikoli; metil parahidroksibenzoat; propil parahidroksibenzoati; monohidrati i acidit citrik; aromë likide e qershisë; ujë i purifikuar.

1. ÇFARË ËSHTË LORATADIN ALKALOID-i TRETËSIRË ORALE DHE PËR ÇFARË PËRDORET?

Përmbajtja:
1 ml e tretësirës orale përmban 1 mg lortadinë.

Forma farmaceutike.
Tretësira orale e loratadinës është e kthjellët, e pangjyrë me aromë të këndshme.

Paketimi.
Gjendet në shishe të qelqit me ngjyrë të errët e mbushur me tretësirë orale, e mbyllur me kapak të plastikës me dozuesin.
Kutia litografike e kartonit përmban 1 shishe me 120 ml tretësirë orale, një dozues plastik dhe fletëudhëzimin.

Si vepron Loratadin Alkaloid-it tretësirë orale?
Loratadina i përket grupit të barnave të njohura si antihistaminik.
Antihistaminik ndihmojnë në zvoglimin e simptomave alergjike për të parandaluar efektin e substances së njohur si histaminë, e cila prodhohet në organizëm.

Kur përdoret LoratadinAlkaloid-it tretësirë orale?
Tretësira orale e loratadinës  përdoret për mënjanimin  e:
• Simptomave që lidhen me rinitin alergjik (p.sh. shkuarje ose mbyllje e hundëve e përcjellur me teshtimë), si dhe kruarje dhe lotimi syve.
• Simptomave nga urtikaria (urtika në lëkurë, me skuqje dhe me kruarje) dhe të dermatozave tjera alergjike.
Mënjanimi i këtyre simptomave zgjatë tërë ditën dhe ndihmon në kryerjen e aktiviteteve ditore normale dhe për fjetje.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI LORATADIN ALKALOID TRETËSIRË ORALE?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Loratadin Alkaloid tretësirë orale?
• Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në loratadinë ose në cilindo përbërës tjetër të tretësirës orale Loratadin Alkaloid.

Përkujdesje të veçanta me Loratadin Alkaloid tretësirë orale:
• Nëse keni sëmundje të mëlçisë.

Përdorimi i Loratadin Alkaloid-it me ushqime dhe pije:
Tretësira orale Loratadin Alakloid mund të merren me ose pa ushqim.
Tretësira orale Loratadin nuk është vërejtur që të shtojnë efektin e pijeve alkoolike.

Shtatzënia dhe gjidhënia
Para se të merrni ndonjë bar duhet të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin.
Tretësira orale Loratadin nuk rekomandohen të merren gjatë shtatzënisë ose gjatë gjidhënies.
Tretësira orale Loratadin nuk rekomandohen të merren gjatë gjidhënies.
Loratadina ekskretohet në qumështin e nënës.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri:
Në doza të rekomanduar, tretësira orale Loratadin nuk pritet që të shkaktojnë përgjumje ose humbje të vigjilencës.
Megjithate shumë rrallë disa njerëz kanë pasur përgjumje, e cila mund të ndikojë në aftësitë për ngarje të veturës ose për operim me makineri.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të tretësira orale Loratadin Alkaloid
Nëse mjeku juaj ju ka thënë se ju nuk i toleroni disa sheqerna, para se ta merrni këtë bar duhet të bisedoni me mjekun tuaj.

Testimet labaratorike
Nëse duhe ti bëni testimet e lëkurës për alergji nuk duhet ta merrni tretësirën orale Loratadin Alkaloid dy ditë para se ti bëni testimet, sepse ky bar mund të ndikojë në rezultatin e këtyre testimeve.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Tregoni mjekut tuaj ose farmacistit nëse jeni duke marrur barna tjera ose nëse i keni marrë në të kaluarën e afërt, duke i futur edhe ato që merren pa recetë mjekësore.
Nëse administrohet së bashku me alkool, tretësira orale Loratadin nuk i fuqizon efektet dhe të ndikojnë në reagimet psikomotore.
Ndërveprime mund të ketë edhe me inhibitorët e njohur të enzimeve të mëlçisë CYP3A4 ose CYP2D6 që do të rezultojë me rritjen e nivelit të loratadines, e cila mund të shkaktojë rritjen e e efekteve të padëshiruara.

3. SI TË MERRET LORATADIN ALKALOID-i TRETËSIRË ORALE?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.

Mosha Dozimi Intervalet e dozimit
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç Dy lugë 5 ml Një herë në ditë
Fëmijët prej 2 – 12 vjeç të cilët kanë mbi 30 kg peshë trupore Dy lugë 5 ml Një herë në ditë
Fëmijët prej 2 në 12 vjeç të cilët peshojnë më pak se 30 kg Një lugë 5 ml Një herë në ditë

Efikasiteti dhe siguria e loratadines nuk janë të stabilizuara te fëmijët e moshës nën 2 vjeç.
Pacientët me pamjaftueshmëri të rëndë të mëlçisë duhet të marrin dozë fillestare më të ulët për shkak se e kanë të zvogluar eliminimin e loratadines.
Te fëmijët me peshë mbi 30 kg dhe te të rriturit rekomandohet doza fillestare prej 10 mg çdo të dytën ditë, dhe për fëmijët me peshë më të ulët sesa 30 kg, 5ml (5mg) çdo të dytën ditë.
Nuk ka nevojë për përshtatjen e dozës te të moshuarit dhe te pacientët me pamjaftueshmëri të veshkave.

Nëse përdorni Loratadin Alkaloid  tretësirë orale më shumë sesa duhet:
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Loratadin Alkaloid-it  sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Te mbidozimi me Loratadin janë raportuar përgjumja, shpejtimi i ritimit të zemrës dhe kokëdhembja.
Te mbidozimi aksidental nuk priten problem serioze.

Nëse keni harruar ta merrni Loratadin Alkaloid -in
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Loratadin Alkaloid -it
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndërpreni marrjen e barit edhe nëse ndjeheni më mirë.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.

4.  EFEKTET E MUNDSHME TË PADËSHIRUARA
Si të gjitha barnat tjera, edhe Loratadin Alkaloid-i  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Efektet e padëshiruara më së shpeshti të raportuara te fëmijët nga 2 në 12 vjeç janë kokëdhembje, nervoziteti dhe lodhja.
Efektet e padëshiruara më së shpeshti të raportuara te të rriturit dhe adoleshentët janë përgjumja, kokëdhembja, rritja e oreksit dhe vështirësitë me gjumë.
Gjatë fazës së marketingut të tretësirës orale të Loratadinës, shumë rrallë janë raportuar reaksionet alergjike, marramendja, çrregullimi i ritmit të zemrës, nauzeja, tharje e gojës, fryrje e stomakut, probleme me mëlçi, rënie e flokëve, rash, dhe lodhje. Nuk ka mundësi të përcaktohet frekuenca e shfaqjes së këtyre efekteve të padëshiruara.

Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletëudhëzim.

 5. RUAJTJA DHE QËNDRUESHMËRIA E LORATADIN ALKALOID-it
Mbajeni larg fëmijëve!
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.
Loratadin Alkaloid tretësirë orale duhet të përdoret deri në 45 ditë pas hapjes së parë të shishes, e ruajtur në ambient me temperaturë konstante (15 – 25) °C.

Mënyra e marrjes së këtij bari.
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut.
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur.
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top