Losartan Alkaloid 100 mg (film-tableta të mbështjellura) Reviewed by Momizat on . Losartan Alkaloid 100 mg (film-tableta të mbështjellura) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzimin para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t Losartan Alkaloid 100 mg (film-tableta të mbështjellura) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzimin para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t Rating: 0
You Are Here: Home » L » Losartan Alkaloid 100 mg (film-tableta të mbështjellura)

Losartan Alkaloid 100 mg (film-tableta të mbështjellura)

Losartan Alkaloid 100 mg (film-tableta të mbështjellura)

Losartan Alkaloid 100 mg

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzimin para se të përdorni këtë bar.

  • Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomet e tyre janë të njëjta me tuajat.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:
1. Çfarë është Losartan Alkaloid dhe për çfarë përdoret
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Losartan Alkaloid
3. Si përdoret Losartan Alkaloid
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Përmbajtja e substancave aktive: losartan kaliumi.

Përmbajtja e substancave ndihmëse:
Bërthama e tabletës: stearati i magneziumit (E572), celuloza mikrokristalore (E 460), amidoni i prexhelatinizuar, laktozë monohidrat, natrium amidon glikolati (tipi A).
Mbështjellësi filmor: hidroksipropilceluloza (E463) dhe dioksidi i titaniumit (E171).

1. ÇFARË ËSHTË LOSARTAN ALKALOID -i DHE PËR ÇFARË PËRDORET

Përmbajtja:

LOSARTAN ALKALOID 100 mg film-tableta të mbështjellura:
Një film-tabletë e mbështjellur përmban 100 mg losartan kalium.

Forma farmaceutike dhe përbërja
Losartan Alkaloid 100 mg film-tableta të mbështjellura janë të rrumbullakta, me ngjyrë të bardhë, bikonvekse, të mbështjellura me film me vinë e ndarjes në njerën anë.
Vija e ndarjes është për lehtësimin e thyrjes së tabletës për gëlltitje më të lehtë dhe jo për tu ndarë në dy pjesë të barbarta.

Paketimi:

LOSARTAN ALKALOID 100 mg film-tableta të mbështjellura:
Film tabletat të mbështjellura janë të paketuara në blister (Al/PVC) me nga 15 film-tableta të mbështjellura.
Kutia e kartonit përmban 30 film-tableta të mbështjellura (2 blister) dhe fletëudhëzimin në brendësi të pakos.

Si vepron Losartan Alkaloid-i?
Losartan Alkaloid-i i përket grupit të barnave të quajtura antagonist të receptorëve angiotensin-II.
Losartan Alkaloid duke shkaktuar relaksimin e enëve të gjakut dhe me këte duke e ulur edhe tensionin e gjakut.
Losartan Alkaloid-i e ngadalson rënien e funksioneve veshkore te pacientët me tension të lartë të gjakut dhe te pacientë me diabet të tipit 2.

Kur përdoret Losartan Alkaloid-i

  • Për trajtimin e pacientëve me tension të lartë të gjakut (hipertension),
  • Për mbrojtjen e veshkave te pacientët me tension të lartë të gjakut dhe me diabet të tipit 2 te pacientët te të cilët me anën e analizave laboratorike vërtetohet se kanë pamjaftueshmëri të funksioneve veshkore dhe proteinuri ≥ 0.5 g në ditë (kjo është gjendje në të cilën urina përmban sasi jonormale të proteinave),
  • Për trajtimin e pacientëve me pamjaftueshmëri kronike të zemrës ku terapia me barna specifike të quajtura inhibitorë të enzimit konvertuese të angiotensinës nga ana e mjekut tuaj nuk konsiderohen të përshtatshme.
  • Te pacientët me tension të lartë të gjakut të cilët kanë edhe trashje (hipertrofi) të murit të barkushes së majtë të zemrës, për zvoglimin e rrezikut nga ataku.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI LOSARTAN ALKALOID?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Losartan Alkaloid?
Nëse jeni alergjik në losartan kalium ose në cilindo përbërës tjetër të Losartan Alkaloid të përmendur më parë; nëse keni pamjaftueshmëri të rëndë të funksioneve të mëlçisë; nëse jeni shtatzanë për më tepër se 3 muaj (gjithashtu është më mirë që të shmanget marrja e Losartan Alkaloid edhe në shtatzaninë e hershme; shih shtatzëninë dhe gjidhënien).

Përkujdesje të veçanta me Losartan Alkaloid

Para se ta merrni Losartan Alkaloid-in është me rëndësi që ta informoni mjekun tuaj ose farmacistin për këto gjendje, nëse:

  • ju keni histori me angioedemë (enjtje e fytyrës, buzëve, fytit dhe/ose gjuhës);
  • ju keni vjellje ose dijarre të fuqishme me ç‘rast mund të humbni së tepërmi lëngjet dhe/ose kripërat trupore;
  • ju merrni barna të cilat e rritin sasinë e urinës ose nëse jeni në dietë me zvoglim të sasisë së kripërave e cila shkakton humbjen ekstreme të lëngjeve dhe kripërave nga organizmi;
  • nëse ju keni ngushtim ose bllokim të enëve të gjakut të veshkave ose nëse në të kaluarën e afërt keni transplantuar veshkën;
  • nëse keni pamjaftueshmëri të funksioneve të mëlçisë, keni pamjaftueshmëri të zemrës me ose pa pamjaftueshmëri të mëlçisë ose nëse keni në të njëjtën kohë aritmi të rënda të zemrës të rrezikshme për jetën;
  • ju keni problem me valvulat e zemrës ose me muskulin e zemrës;
  • ju vuani nga sëmundja koronare e zemrës ose nga çrregullimet cerebrovaskulare;
  • ju vuani nga hiperaldosteronizmi primar (sindromi i cili lidhet me rritjen e sekretimit të hormonit aldosteron nga gjëndrra mbiveshkore, e shkaktuar nga abnormaliteti në gjëndër).

Kujdesi i veçantë është i nevojshëm edhe në rastet nëse në të njejten kohë merrni ß-bllokues (barna për uljen e tensionit të gjakut dhe për trajtimin e çrregullimeve të caktuara të zemrës),
Ju duhet ti tregoni mjekut tuaj nëse jeni (ose nëse mendoni se mund të jeni) shtatzanë.

Përdorimi i Losartan Alkaloid-it me ushqime dhe pije
Losartan Alkaloid mund të merret me ose pa ushqim.

Shtatzënsia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Ju duhet ti tregoni mjekut tuaj nëse jeni (ose nëse mendoni se mund të jeni) shtatzënë.
Mjeku juaj normalisht që do të ju këshillojë që ta ndërpreni marrjen e mëtejme të Losartan Alkaloid-it para se ju të mbeteni shtatzënë ose sa më parë që mundeni nëse mbeteni shtatzënë dhe do të ju këshillojë që të merrni ndonjë bar tjetër në vend të Losartan Alkaloid.
Losartan Alkaloid nuk rekomandohet të merret në shtatzëninë e hershme dhe nuk duhet të merret nëse jeni shtatzënë më tepër se 3 muaj, sepse seriozisht mund ta dëmtojë frytin nëse merret pas 3 muajve të shtatzënisë.
Ju duhet ti tregoni mjekut tuaj nëse jeni gjidhënëse ose nëse filloni me gjidhënie.
Losartan Alkaloid nuk rekomandohet të merret gjatë gjidhënies, dhe mjeku juaj do të ju këshillojë që të merrni ndonjë bar tjetër në vend të Losartan Alkaloid i cili do të jetë i përshtatshëm për juve, sidomos nëse bebja e juaj është e porsalindur, ose e lindur para kohe.

Përdorimi te fëmijët dhe adoleshentët
Losartani është studjuar edhe te fëmijët.
Për më tepër informacione bisedoni me mjekun tuaj.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Të vogla janë mundësitë që losartan të veprojë në këto aftësi.
Nëse ju do të keni marramendje dhe përgjumje, para se të vendosni për këto aktivitete duhet të bisedoni me mjekun tuaj.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Losartan Alkaloid
Losartan Alkaloid-i përmban monohidrat laktoze.
Nëse mjeku juaj ju ka thenë se ju nuk i toleroni disa sheqerna, para se ta merrni këtë bar duhet të kontaktoni me mjekun tuaj.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.

Duhet të jeni të kujdesëshëm nëse përderisa merrni Losartan Alkaloid merrni edhe këto barna:

  • barna të tjera për uljen e tensionit të gjakut (antidepresivë triciklikë, antipsikotikë, baklofen, amifostin);
  • barnat të cilat e mbajnë kaliumin ose mund ta rritin nivelin e kaliumit (p.sh. shtesat e kaliumit, zëvendësuesit që përmbajnë kripëra të kaliumit ose barnat që e kursejnë kaliumin si diuretikë të caktuar (si amiloridi, triamtereni, spironolaktoni) ose heparina;
  • barna kundër inflamacionit dhe të cilat mund të përdoren edhe kundër dhembjeve sepse këto mund ta zvoglojnë efektin antihipertenziv të losartanit.
  • nëse keni pamjaftueshmëri të funksioneve veshkore, marrja në të njejten kohë e këtyre barnave mund ta përkeqësojë funksionin veshkor;
  • barnat që përmbajnë litium nuk duhet të përdoren në të njejten kohë me losartan pa mbikqyrjen e plotë të mjekut.Mund të jenë të nevojshme masa të veçanta të kujdesit (si p.sh. analizat e gjakut).

3. SI TË PËRDORET LOSARTAN ALKALOID-i?
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit, në varësi nga ajo nëse jeni duke marrë edhe barna të tjera.
Është me rëndësi të vazhdoni ta merrni Losartan Alkaloid-in për aq gjatë sa e ka përshkruar mjeku juaj me qëllim që ta mbani nën kontroll tensionin e gjakut.

Pacientët me tension të lartë të gjakut
Trajtimi zakonisht fillon me një tabletë Losartan Alkaloid 50 mg tableta një herë në ditë.
Efekti maksimal në rënien e tensionit të gjakut do të arrihet për 3-6 javë pas fillimit të trajtimit. Te disa pacientë doza mund të ngritet më vonë deri në 100 mg losartan kalium një herë në ditë.

Pacientët me tension të lartë të gjakut dhe me diabet tip 2.
Trajtimi zakonisht fillon me 50 mg losartan kalium (një tabletë Losartan Alkaloid 50 mg film-tableta të mbështjellura) një herë në ditë.
Doza mund të ngritet më vonë deri në 100 mg losartan kalium një herë në ditë në varësi nga përgjigja në rënien e tensionit të gjakut.

Pacientët me pamjaftueshmëri të zemrës
Trajtimi zakonisht fillon me 12.5 mg losartan kalium një herë në ditë.
Losartan Alkaloid-i nuk gjendet në dozë 12.5 mg.
Për shkak të kësaj mund të jepen barna të tjera të përshtatshme të cilat përmbajnë losartan kalium.
Në përgjithësi, doza mund të ngritet gradualisht në javë (p.sh. 12.5 mg në ditë gjatë javës së parë, 25 mg në ditë gjatë javës së dytë, 50 mg në ditë gjatë javës së tretë) deri në dozën mbajtëse prej 50 mg losartan kalium (një tabletë Losartan Alkaloid 50 mg film-tableta të mbështjellura) një herë në ditë.

Dozimi te grupet e veçanta të pacientëve.
Mjeku mund të ju këshillojë dozë më të ulët, sidomos në fillim të trajtimit te pacientët e caktuar si te ata që trajtohen me doza të larta të diuretikëve, te pacientët me pamjaftueshmëri të mëlçisë, ose te pacientët e moshuar mbi 75 vjeç.
Përdorimi i losartanit nuk rekomanmdohet te pacientët me pamjaaftueshmëri të rëndë të mëlçisë

Administrimi
Tabletat duhet të gëlltiten me një gotë ujë.
Ju duhet ta merrni dozën e barit çdo ditë në të njejten kohë.

Nëse përdorni Losartan Alkaloid më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Losartan Alkaloid sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë.

Simptomat e mbidozimit janë:

  • rënia e tensionit të gjakut,
  • rritja e frekuencës së zemrës,
  • ka mundësi edhe me zvoglimin e frekuencës.

Nëse keni harruar ta merrni Losartan Alkaloid
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Losartan Alkaloid
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mjeku juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit.

Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4. EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Losartan Alkaloid mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.

Nëse ju do të keni shenjat dhe simptomat e poshtëshënuara, ndërprejeni marrjen e mëtejme të tabletave Losartan Alkaloid dhe menjëherë kërkoni ndihmën mjekësore, ose shkoni në spitalin më të afërm:
Reaksione të rënda alergjike (skuqje, kruarje, enjtje të fytytrës, buzëve gojës ose fytit e cila mund të krijojë vështirësi për frymëmarrje ose për gëlltitje). Ky është efekt i padëshiruar serioz por mjaft i rrallë, i cili shfaqet te më shumë se 1 në 10,000 pacientë por më pak se 1 në 1,000 pacientë.
Ju mund të keni nevojë për ndihmë emergjente mjekësore.

Efektet e padëshiruara janë klasifikuar në këtë mënyrë:
Shumë të zakonshme: shfaqen te më tepër se 1 në 10 pacientë të trajtuar;
Të zakonshme: shfaqen te 1 deri në 10 pacientë nga 100 të trajtuar;
Të pazakonshme: shfaqen te 1 deri në 10 pacientë nga 1,000 të trajtuar;
Të rralla: shfaqen te 1 deri në 10 pacientë nga 10,000 të trajtuar;
Shumë të rralla: shfaqen te më pak se 1 pacientë nga 10,000 të trajtuar;
Të panjohura: në bazë të të dhënave nuk mund të bëhet vlerësimi i tyre.

Me përdorimin e losartanit janë raportuar këto efekte të padëshiruara:

Të zakonshme: marramendja;tensioni i ulët i gjakut;dobësi;lodhje;rënie e nivelit të sheqerit në gjak(hipoglikemi);ngritje e nivelit të kaliumit në gjak.

Të pazakonshme:somnolence;kokëdhembje;çrregullime të gjumi;ndjenja e rrahjeve të zemrës (palpitacione);dhembje të fuqishme në gjoks;rënie e tensionit të gjakut (sidomos pas humbjes ekscesive të ujit nga organizmi p.sh. te pacientët me pamjaftueshmëri të zemrës të cilët trajtohen me doza të larta të diuretikëve);efektet ortostatike të varura nga doza si rënia e tensionit të gjakut me rastin e ndërrimit të pozitës apo ngritjes në këmbë nga pozicioni i ulkur apo i shtrirë;shkurtimi i frymëmarrjes; dhembje ;barku;kapsllëk;diarre;nauze;vjellje;urtikarie;kruarje;skuqje;enjtje e lokalizuar.

Të rralla:inflamacioni i enëve të gjakut (vaskuliti duke e futur edhe purpurën Henoch-Schonlein);therje dhe parestezi;alivanosje;çrregullim dhe shpejtim i ritmit të zemrës (fibrilacion atrial);atak i trurit ;inflamacion i mëlçisë;ngritje në gjak e nivelit të alanin aminotransferazës (ALT), e cila zakonisht tërhiqet pas ndërprerjes së terapisë.

Të panjohura: rënia e numrit të eritrociteve ;rënia e numrit të trombociteve;migrena
kollitja;abnormalitete të funksioneve të mëlçisë;dhembje muskulare dhe e nyjeve;ndryshime të funksioneve veshkore (mund të jenë të kthyeshme pas ndërprerjes së trajtimit) duke e futur edhe pamjafueshmërinë e veshkave;simptoma të ngjashme me ftohjen;rritja e uresë në gjak
rritja e nivelit të kaliumit dhe kreatininës në serum te pacientët me pamjaftueshmëri të zemrës;dhembje të shpinës dhe infeksione të traktit urinar.

Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT

Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar mund të merret vetëm me recetë të mjekut.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top