LUMINAL 15mg, 60mg ,Tretësirë për injeksion, Profarma Reviewed by Momizat on . LUMINAL Tretësirë për injeksion -200mg/2ml (Fenobarbital natriumi) Tableta 15mg Tableta 60 mg (Fenobarbital) FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacienti LUMINAL Tretësirë për injeksion -200mg/2ml (Fenobarbital natriumi) Tableta 15mg Tableta 60 mg (Fenobarbital) FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacienti Rating: 0
You Are Here: Home » L » LUMINAL 15mg, 60mg ,Tretësirë për injeksion, Profarma

LUMINAL 15mg, 60mg ,Tretësirë për injeksion, Profarma

LUMINAL

luminal

Tretësirë për injeksion -200mg/2ml

(Fenobarbital natriumi)

Tableta 15mg

Tableta 60 mg

(Fenobarbital)

FLETËUDHËZUES I PAKETIMIT: Informacion për pacientin

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
  • Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund ti dëmtojë ata edhe pse mund të kenë të njejtat simptoma me ju.
  • Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletëudhëzues:

  1. Çfarë është Luminal dhe për çfarë përdoret?
  2. Përpara se të merrni Luminal.
  3. Si të merrni Luminal?
  4. Efekte anësore të mundshme.
  5. Si ta ruani Luminal?
  6. Informacion i mëtejshëm.

ÇFARË ËSHTË LUMINAL DHE PËRSE PËRDORET
Luminal (Fenobarbitali) që bën pjesë në grupin e barbiturateve mund të shkaktojë një përndryshim të gjendjes shpirtërore në të gjitha nivelet e sistemit nervor, qendror, duke filluar nga nxitja, qetësimi i lehtë, hipnoza e deri në koma.
Në doza terapeutike relativisht të larta barbituratet mund ta nxisin anestezinë.
Dozat e larta mund të shkaktojnë vdekje.
Luminali (fenobarbitali) deprimon koren ndijimore, ul veprimtarinë motore, përndryshon funksionin e trurit të vogël dhe shkakton përgjumje, qetësim dhe hipnozë.
Barbituratet kanë veprim të dobët analgjezik në doza nënanestezike dhe mund ta rrisin reaksionin ndaj stimujve me dhembje.
Të gjitha barbituratet ushtrojnë veprim antikonvulsiv në doza anestezike.
Megjithatë vetëm fenobarbitali dhe mefobarbitali janë të efektshëm, si antikonvulsivë që merren nga goja në doza nënhipnotike.
Barbituratet janë deprimues të frymëmarrjes; shkalla e deprimimit të frymëmarrjes varet nga doza.
Barbituratet përthithen në shkallë të ndryshme pas përdorimit nga goja ose me rrugë parenterale.
Kripërat përthithen më shpejt se acidet.
Shpejtësia e përthithjes rritet në qoftë se kripërat e natriumit merren në trajtë të një tretësire të holluar ose merren me stomak bosh.
Fillimi i veprimit pas marrjes nga goja luhatet nga 20 deri ne 60 minuta.
Fillimi i veprimit pas injektimit ne muskul është disi me i shpejtë se ne rastin kur fenobarbitali përdoret nga goja, kurse pas injektimit në venë veprimi mund të fillojë pas 5 minutash.
Deprimimi maksimal i sistemit nervor qendror mund të mos shfacjet edhe rreth 15 minuta pas injektimit në venë.
Barbituratet janë acide të dobëta dhe shpëmdahen shpejt në të gjitha indet dhe lëngjet e organizmit, por përqëndrimet më të larta gjenden në tru, mëlçi dhe veshka.
Ato lidhen me proteinat plazmatike dhe indore; shkalla e lidhjes rritet drejtpërdrejt si nië varësi e tretshmërisë në lipide.
Barbituratet metabolohen kryesisht në mëlçi me anën e sistemit enzimatik mikrozomal, kurse produktet e metabolizmit jashtëqiten në urinë dhe pak në feçe.
Afërsisht 25 deri në 50% e dozës së fenobarbitalit jashtëqitet e pandryshuar përmes urinës.

lndikimet

Luminal- tableta ose tretësirë për injeksion përdoren si:

  • Mjekim afatshkurtër i pagjumësisë;
  • mjekim afatgjatë i krizave të gjeneralizuara toniko-klonike dhe kortikale fokale;
  • kontroll i urgjencës së konvulsioneve akute;
  • qetësim paraanestezik;
  • trajtim i krizave të etheve në fëmijët.

2.  PËRPARA SE TË MERRNI LUMINAL

Mos merrni Luminal:

  • Në qoftë se keni mbindjeshmëri (alergji) ndaj fenobarbitalit dhe barbiturateve në përgjithësi;
  • Në qoftë se jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve joaktive të përmendur në këtë fletëudhëzim;
  • Në qoftë se keni të dhëna për vartësi ndaj barnave qetësuese e gjumësjellëse;
  • Në qoftë se keni të dhëna për porfiri;
  • Në qoftë se keni dëmtim i rëndë i funksionit të mëlçisë;
  • Në qoftë se keni sëmundje të frymëmarrjes me dispne;
  • Në qoftë se keni të sëmurë me nefrit;
  • Në qoftë se jeni të sëmurë me depresion.

Përkujdesjet

Fenobarbitali duhet përdorur me kujdes në:

  • të sëmurët e moshuar e të dobësuar;
  • në fëmijët;
  • në të sëmurët me dëmtim të funksionit të veshkave ose të mëlçisë (duhet mënjanuar kur dëmtimi është i rëndë);
  • në deprimimin e frymëmarrjes (duhet mënjanuar kur dëmtimi është i fortë);
  • në periudhën e shtatzënisë dhe të ushqyerjes së fëmijëve me gji.
  • Fenobarbitali mund t’i dëmtojë aftësitë e të sëmurit për të drejtuar automjetin ose për të punuar me makineri.

Marrja e barnave të tjera:
Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjerra mund të ndikojë ose të ndikohet nga Luminal.
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera duke përfshirë edhe ato të marra pa recetë.
Mos harroni të informoni mjekun tuaj nëse u jepet ndonjë bar tjetër gjatë trajtimit.

Eshtë veçanërisht e rëndësishme që mjeku juaj të jetë në dijeni që ju jeni trajtuar me:

  • antifungal si: flukonazol,griseofulvin, itraconazole,ketoconazole,
  • kafeinë;
  • mjekim kundër kancerit;
  • kloramfenikoli;
  • ciklosfamid;
  • ciklosporinë,
  • digoxinë;
  • alkool;
  • doksiciklinë;
  • hormone femërore, duke përfshirë edhe kontraceptivët;
  • hormone si prednizoni ose kortisoni;
  • paracetamol;
  • medikamente për shqetësimet e gjumit;
  • medikamente për depresion;
  • ankth ose probleme të tjera të sjelljes.

Shtatzania
Kërkoni këshillën e mjekut  ose farmacistit përpara se të merrni këtë bar.

Luminal duhet evituar gjatë shtatzanisë.

Ushqyerja me gji
Luminal kalon në qumështin e gjirit dhe prandaj nuk duhet të përdoret gjatë ushqimit të foshnjës me gji.

Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive.
Luminal (fenobarbitali)  mund t’i dëmtojë aftësitë e të sëmurit për të drejtuar automjetin ose për të punuar me makineri.

3.   SI TA MERRNI LUMINAL
Gjithmonë merreni Luminal sipas këshillës së mjekut.
Në qoftë se nuk jeni i sigurtë kontaktoni me mjekun apo farmacistin tuaj.
Në qoftë se ndjeni se efektet e Luminal janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun apo farmacistin.
Tabletat të gëlltiten me të paktën gjysëm gote ujë.

Tabletat e Luminal disponohen në formëdozat e mëposhtme:

Tableta 15mg

Tableta 60 mg

(Fenobarbital)

Tretësirë për injeksion -200mg/2ml

(Fenobarbital natriumi)

Dozimi i tabletave është si më poshtë:

Nga goja, si antikovulsiv:

Në foshnjet dhe fëmijët një dozë ngopjeje prej 15 deri 20 mg/kg peshë jep nivele në gjak prej afërsisht 20 mcg/mL pak pas përdorimit.

Të rriturit:

  • si qetësues: 30 deri 120 mg në ditë, në 2 deri 3 doza të ndara;
  • si gjumësjellës: 100 deri 200 mg;
  • si antikonvulsiv: 60 deri 100 mg në ditë.

Fëmijët:

  • si antikonvulsiv: 3 deri 6 mg/kg peshë në ditë;
  • si qetësues: 8 deri 32 mg;
  • si hipnotik përcaktohet nga mosha dhe pesha.

Dozimi i tretësirës është si më poshtë:

Me rrugë parenterale:

të rriturit:

  • si qetësues: 30 deri 120 mg në ditë me injektim në muskul ose në venë në 2 deri 3 doza të ndara;
  • për qetësim paraoperator: 100 deri 200 mg, vetëm me injektim në muskul, 60 deri 90 minuta para ndërhyrjes kirurgjike;
  • si gjumësjellës: 100 deri 320 mg që injektohen në muskul ose në venë;
  • si antikonvulsiv: në raste akute 200 deri 320 mg që injektohen në muskul ose në venë; në rast nevoje përsëritet pas 6 orësh.

Fëmijët :

  • për qetësim paraoperator: 1 deri 3 mg/kg peshë, që injektohen në muskul ose në venë;
  • si antikovulsiv: 4 deri 6 mg/kg peshë në ditë, për 7 deri 10 ditë derisa të arrihen nivele në gjak prej 10 deri 15 mcg/mL ose 10 deri 15 mg/kg peshë në ditë, me injektim në venë ose në muskul;
  • në status epilepticus: 15 deri 20 mg/kg peshë me injektim në venë brenda 10 deri 15 minutash.

Eshtë e rëndësishme të arrihen nivele terapeutike sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kur injektohet në venë mund të nevojiten edhe 15 minuta që të arrihen nivelet maksimale në tru.

Në qoftë se keni marrë më shumë Luminal:
Në qoftë se keni marrë me shumë Luminal se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijet e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën të marrë një mendim per rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren.

Në qoftë se keni harruar të merrni Luminal.
Në qoftë se harroni një dozë, merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar.
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË LUMINAL
Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore.
Ndonjëherë ato janë serioze, shumicën e herëve jo.
Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore.
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të mëposhtme ju shqetëson:

Si efekte të padëshirueshme gjatë përdorimit të  Luminal (fenobarbitalit) mund të përmenden:

  • përgjumje,
  • agjitim,
  • konfuzion,
  • hiperkinezi,
  • ataksi,
  • deprimim i sistemit nervor,
  • ëndrra të këqia,
  • nervozizëm,
  • çrregullime psikiatrike,
  • haluçinacione,
  • pagjumësi,
  • ankth,
  • marrje mendsh,
  • dhembje koke,
  • ethe (sidomos nga përdorimi për kohë të gjatë të fenobabitalit),
  • hipoventilim,
  • apne,
  • bardikardi,
  • hipotension,
  • sinkop,
  • të përziera,
  • të vjella,
  • konstipacion,
  • dëmtim të mëlçisë ( sidomos kur fenobarbitali përdoret për kohë të gjatë),
  • ekzantema,
  • angioedema (sidomos nga përdorimi për kohë të gjatë të fenobarbitalit).

5. RUAJTJA
Tabletat dhe ampulat e  Luminal (fenobarbitalit) ruhen në temperaturën e mjedisit dhe në vende të thata e pa dritë.
Përgatesat duhen mbajtur larg fëmijëve.

6. INFORMACION I MËTEJSHËM

Çfarë përmban Luminal-tretësirë për injeksion-200mg/2mL.

Lënda vepruese: është fenobarbital natriumi.

Çdo ampulë 2mL përmban 0.22 g fenobarbital natriumi që është ekuivalent me 0.2g fenobarbita. (10%).

Përbërës të tjerë: Alkool etilik; Propilegnglikol; Alkol benzodik;ujë për injeksion aq sa duhet.

Çfarë përmban Luminal-tabletë 15mg ose 60 mg.

Çdo tabletë përmban 15mg ose 60 mg fenobarbital.

Përbërës të tjerë: Amidon monohidrate, laktozë, xhelatinë, talk.

Përmbajtja e paketimit

Tabletat:

Kuti kartoni me 30 copë (3 blistera me nga 10 copë).

Ampulat

Kuti kartoni me 10 copë ose 100 copë.

PROFARMA ;

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top