Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Macmiror (tableta, ovula vaginale)

Macmiror (tableta, ovula vaginale)

macmiror

Macmiror Complex – Ovul 500 mg

Macmiror – 20 Tableta

Përbërja

OVULA: Nifuratel 500 mg, Nystatine 200 000 UI, eksipiente q.s. TAB: Nifuratel 200 mg.
Nifurateli është një agjent kimioterapeutik sintetik, i cili paraqet një efekt të konsiderueshem trikomonacid, antibakterial dhe mikostatik.
Ky efekt polyvalent i tij bën të mundur trajtimin e vaginiteve me etiologji të përzierë dhe parandalon, në ndryshim nga produktet e tjera, mikozat që shkaktohen nga trajtimi specifik i trikomoniazës.
Nifurateli është një agjent antiprotozoal dhe antibakterial i cili mund të jepet edhe nga goja si në rastin e Macmiror tabletë.
Nifuratel ka një spekter të gjërë veprimi antibakterial dhe është efektiv gjithashtu ndaj Chlamydia trachomatis dhe Mycoplasma spp.
Nystatina është një fungicid mjaft i njohur, i indikuar në trajtimin e myqeve të cilët rriten si në formë filamentesh multiqelizore të quajtura Hife (hyphae) ashtu edhe si organizma njëqelizore. Veçanërisht efektiv në mjekimin e miciteve nga tipi Candida.
Shoqërimi Nifuratel-Nystatine është i aftë të arrijë një “efekt fungicid total” dhe të zhvillojë një terapi polivalente të vaginiteve që siguron eleminimin e agjentëve patogjen përgjegjës për infeksionin (Candida a., Trichomonas v., dhe baktereve) duke rikrijuar kushtet fizioligjike të florës vaginale.

Indikacionet
Terapi polivalente e infeksioneve vulvovaginale të shkaktuara nga mikrorganizma patogjene si protozoare, funge (myqe) dhe baktere.

Mënyra e përdorimit

Ovula: Një ovul vaginale në ditë, mundësisht në darkë para gjumit. Evitoni aktin seksual gjatë përdorimit.

Tableta: duhet përdorur 1 tabletë tre herë në ditë, mbas vakteve kryesore, si për gruan edhe për partnerin e saj, përgjatë një jave.
Këshillohen të përdoren të dyja format në të njëjtën kohë, nëse nuk e aplikoni në mënyrë të tillë atëhere duhet të rrisni dozën e marrjes ditore të tabletave deri në 4 në ditë.

Kundërindikacionet
Ky produkt kundërindikohet në pacientë me ndjeshmeri të njohur ndaj Nifurateli dhe Nystatinës.

Udhëzime në përdorim
Për të siguruar efektin mjekues më të mirë, futeni ovulën vaginale në pjesën e sipërme të vaginës.
Gjatë periudhës së trajtimit, evitoni aktin seksual.

Kujdes!
Terapia e zgjatur mund të shkaktojë fenomenin e mbindjeshmërisë. Në raste të shfaqjes së reaksioneve të mbindjeshmërisë, duhet të ndërpritet marrja e barit. Të mbahet larg fëmijëve.

Ruajtja
Të ruhet larg burimeve të nxehtësisë.
Të ruhet nën 25 Gradë Celcius.

  • agjent kimioterapeutik sintetik
  • efektet anesore te Macmiror
  • efektet anesore te Macmiror ovul vaginale
  • infeksione vaginale
  • infeksioneve vulvovaginale
  • Macmiror Complex 500 mg
  • menyra e perdorimit te Macmiror
  • menyra e perdorimit te Macmiror ovul vaginale
  • ovul vaginale
  • trajtimin e vaginiteve
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes