Magalox (tableta) Reviewed by Momizat on . Magalox (tableta) Informacion për pacientët: Përmbajtja e substancave aktive: 333,3 mg hidroksid alumini, 158,4 mg oksid magneziumi. Përmbajtja e substancave nd Magalox (tableta) Informacion për pacientët: Përmbajtja e substancave aktive: 333,3 mg hidroksid alumini, 158,4 mg oksid magneziumi. Përmbajtja e substancave nd Rating: 0
You Are Here: Home » M » Magalox (tableta)

Magalox (tableta)

Magalox (tableta)

Magalox tableta

Informacion për pacientët:
Përmbajtja e substancave aktive: 333,3 mg hidroksid alumini, 158,4 mg oksid magneziumi.
Përmbajtja e substancave ndihmese: Manitol, talk, povidon, makrogol 4000, aromë Mente, stearat magnezi, saharinë natrium.

1.Çfarë është MAGALOX® dhe për çfarë përdoret
Magalox është antiacid puferik i cili zvogëlon hiperaciditetin e lëngut të stomakut dhe largon dhembjet në stomak, të shkaktuara nga hiperaciditeti.

Përbërja: Një tabletë përmban: 333,3 mg hidroksid alumini, 158,4 mg oksid magneziumi.

Paketimi: Kutia me 16 tableta.

Si vepron MAGALOX®
Sasia optimale e komponenteve aktive siguron zvogëlim të duhur të aciditetit të stomakut dhe i cili vepron shpejt dhe gjatë.
Bashkdyzimi i aluminit dhe magneziumit veprojnë si antiacid puferik që të neutralizojnë aciditetin e stomakut dhe të cilin mbajnë në nivel të Ph mes 4 dhe 5, duke mundësuar kështu proçes normal të tretjes pa hipersekrecion plotësues.
Veprimi antiacid fillon menjëherë dhe zgjatë rreth dy orë.
Përveç neutralizimit të shpejtë dhe afatgjatë, Magalox paraqet edhe veprim shtesë farmakodinamik: inhibon veprimin e pepsinës (proteazës), absorbon, dhe me këtë inaktivizon ndikimin citotoksik të dëmshëm të aciditetit (te refluksi duodenogastrik i cili është i shpesh te ulçera e stomakut). Antiacidi i formuar në bazë të bashkimit të aluminit dhe magneziumit stimulon proliferimin e epitelit sipërfaqësor mbrojtës dhe forcon prodhimin e prostanglandinave në mukozën e stomakut.
E tërë kjo krijon barierën mbrojtëse të mukozës.

Kur përdoret MAGALOX®

  • hiperaciditeti (me djegësimë stomaku ose pa të);
  • ulçera peptike e stomakut dhe duodenit;
  • ulçera e shkaktuar nga marrja e antireumatikëve;
  • refluks ezofagiti;
  • gastriti kronik hiperacidik dhe ai akut;
  • sindromi Zollinger-Ellison;
  • irritim i mukozës së stomakut i shkaktuar nga alkooli, kafeja dhe duhani etj.

2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.
Tabletat duhet përtypur ngadalë.
Pas gëlltitjes së tabletës së përtypur rekomandohet të pihet një gotë e plotë me ujë.

Kur nuk duhet ta përdorni MAGALOX®

  • alergjia në përbërsit e barit;
  • insufiçenca e rëndë e veshkeve;
  • hipermagnezemia dhe hipofosfatemia;
  • fëmijët e moshës deri 14 vjeç.

Përkujdesjet
Te personat me zvogëlim të madh të peshës trupore, të sëmurët kahektik, gjatë periudhës së shtatzënisë dhe gjidhënies duhet të merren doza më të vogla për një periudhë të shkurtër kohore.

Marrja e MAGALOX® me ushqim dhe pije
Gjatë shërimit me MAGALOX tableta, duhet ulur konsumimi i tepërt të prodhimeve të qumështit.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar.
Në përgjithësi llogaritet se marrja e antiacidit është e përshtatshme gjatë shtatzënisë, veçanërisht në tremujorin e parë dhe nëse nuk është afatgjatë edhe në doza të mëdha.

Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Medikamenti nuk ndikon në aftësitë psikofizike të pacientit.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Bashkëdyzimi i aluminit mund të zvogëlojë biodisponibilitetin e antikolinergjikëve, fenotiazinave, diflunisalit, digoksinës, fluorideve, indometacinit, izoniazidit, fosfateve, glukokortikoideve, sulfadiazinës, tetraciklinave, vitaminave liposolubile, kinidines, propranololit, preparateve të hekurit.
Këto barna duhet të merren ndaras, më së paku dy orë pas marrjes së Magaloxit ose një orë para ushqimit.

3. Si përdoret MAGALOX®
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i forte ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Nëse mjeku nuk e përcakton ndryshe rekomandohet dozimi në vijim:

Gastriti hiperacidik: 4 -8 tableta ose 3-6 lugë suspension në ditë, e ndarë në 4 doza.

Ulçera e stomakut: 3-6 tableta ose 2-4 lugë suspension në ditë, e ndarë në 4 doza, në kohëzgjatje prej 6 -12 javësh.

Ulçera duodenale: 8 tableta ose 6 lugë suspension në ditë, e ndarë në 4 doza në kohëzgjatje prej 4 – 6 javësh.

Ulçera e shkaktuar nga marrja e antireumatikëve: 8-12 tableta ose 8-12 lugë suspension në ditë, e ndarë në 4 doza në kohëzgjatje prej 12 javësh.

Refluksi gastroezofageal: 6-12 tableta ose 4-8 lugë të dozuara suspension në ditë, e ndarë në 4 doza.

Sindroma Zollinger-Ellison: merren doza mesatarisht të larta, por të kombinuara me antisekretor.
Magalox merret 1 orë pas ushqimit, kurse doza e 4 duhet të merret para gjumit.
Tabletat duhet përtypur ngadalë. Pas gëlltitjes së tabletës së përtypur rekomandohet të pihet një gotë e plotë me ujë.

Nëse përdorni MAGALOX® më shumë sesa duhet
Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin!

Nëse haroni të merrni MAGALOX®
Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar

4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat e tjera, edhe MAGALOX® mund të shkaktojë efekte anësore.
Antiacidet të cilat përmbajnë alumin në përgjithësi nuk japin efekte të padëshiruara te pacientët me funksion normal renal, por ndonjëherë mund të paraqitet hipofosfatemia.
Te pacientët me veshka të dëmtuara, pranimi afatgjatë i bashkëdyzimeve të aluminiumit mund ta keqësojë ose edhe të fillojë paraqitjen e osteodistrofisë, miopatisë proksimale dhe encefalopatisë.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin .

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
Mbajeni larg fëmijëve.

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet edhe pa recetë të mjekut.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top