MANITOL Reviewed by Momizat on . MANITOL Tretësirë për perfuzion - 200 mg/ml (20 %) (Manitol) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë flet MANITOL Tretësirë për perfuzion - 200 mg/ml (20 %) (Manitol) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.  Ruajeni këtë flet Rating: 0
You Are Here: Home » M » MANITOL

MANITOL

MANITOL
Tretësirë për perfuzion – 200 mg/ml (20 %)
(Manitol)

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
 Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
 Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë
ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
 Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni
ndonjë efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të
njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Manitol dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Manitol
3. Si ta merrni Manitol
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Manitol
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË MANITOL DHE PËRSE PËRDORET
Manitol është një produkt farmaceutik që ka si lëndë aktive manitolin. Manitoli është një
diuretik osmotik. Edhe pse është një izomer i sorbitolit, ka vlerë energjetike më të vogël,
meqënëse jashtëqitet në sasi më të madhe nga organizmi para se të zhvillohet
metabolizmi i tij. Gjatë përdorimit parenteral manitoli rrit presionin osmotik të plazmës
dhe kështu e largon uijn nga indet e organizmit duke dhënë diurezë osmotike. Gjatë
përdorimit si diuretik osmotik, manitoli administrohet në rrugë parenterale.
2
Manitol – tretësirë për perfuzion – indikohet në:
- parandalimin dhe/ose mjekimin e oligurisë në të sëmurët me insufiçiencë renale;
- uljen e presionit të rritur intrakranial dhe trajtimin e edemës së trurit;
- trajtimin afatshkurtër të glaukomës, sidomos për të ulur presionin intraokular
përpara kirurgjisë oftalmike;
- trajtimin e helmimeve (rritet jashtëqitja e lëndëve helmuese).
Mjeku juaj mund ta ketë dhënë Manitol për një qëllim tjetër. Pyesni mjekun tuaj nëse
doni të dini pse ju është dhënë ky bar.
2. PËRPARA SE TË MERRNI MANITOL
Mos merrni Manitol në qoftë se keni:
- kongjestion pulmonar ose edemë pulmonare;
- hemorragji intrakraniale (përveç gjatë kraniotomisë);
- insufiçiencë kardiake kongjestive;
- anuri.
Tretësira e manitolit nuk duhet përzierë asnjëherë me gjakun për transfuzion ose të
futet në shishe ndërkohë që gjaku është duke u perfuzionuar, sepse eritrocitet
aglutinohen.
Tregoni kujdes të veçantë me Manitol
Duhet ekzaminuar funksioni i sistemit renal dhe atij kardiovaskular.
Duhet treguar kujdes i veçantë në pacientët me insufiçiencë renale të rëndë (në këta
pacientë duhet administruar më parë një dozë provë për të kontrolluar funksionin e
veshkave).
Gjatë perfuzionimit të tretësirës së manitolit është e nevojshme mbikqyrja e kujdesshme
e bilancit të ujit, elektrolitëve dhe e shenjave jetësore, me qëllim që të parandalohet
çrregullimi i bilancit të lëngjeve e elektrolitëve, përfshirë edhe mbingarkesën në
qarkullim dhe dehidratimin e indeve.
Tretësira mund të kristalizojë gjatë ruajtjes, sidomos në temperatura të ulëta; kristalet
duhen tretur, duke i ngrohur flakonet ose qeset para përdorimit.
3
Marrja e barnave të tjera:
Nuk ka të dhëna.
Marrja e Manitol me ushqim dhe pije
Manitol merret me perfuzion kështu që nuk ndikon.
Shtatzënia
Kategoria C
Duhet evituar përdorimi gjatë shtatzënisë.
Kërkoni këshillën e farmacistit ose të mjekut përpara se të merrni këtë bar
Ushqimi me gji
Nuk ka të dhëna.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Nuk ka të dhëna.
3. SI TA MERRNI MANITOL
Rruga e administrimit: me perfuzionim në venë.
Doza është 1 – 2 g (5 – 10 ml tretësirë 20%) / kg peshë; në fillim përdoret një dozë
provë me injektim të ngadalshëm në venë prej 200 mg / kg. Në edemat trunore përdoret
një dozë prej 1 g / kg peshë, në trajtën e tretësirës 20%.
Në qoftë se keni marrë më shumë Manitol
Në qoftë se keni marrë më shumë Manitol se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se
fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose
të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet
që duhet të ndërmerren.
4
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË MANITOL
Si të gjithë barnat e tjera, Manitol mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo
çdokush i manifeston.
Efektet anësore më të mundshme janë:
të përziera, të vjella, dhimbje koke, marrje mendsh, takikardi, dhimbje gjoksi,
hiponatremi, ndjesi të ftohti, mbajtje urine, dehidrim, turbullim i të parit, konvulsione,
urtikarie, edemë pulmonare, hipotension ose hipertension, tromboflebit, çrregullime të
bilancit të lëngjeve dhe elektrolitëve.
5. SI TA RUANI MANITOL
Mbajeni larg fëmijëve!
Mos e përdorni Manitol pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim!
Mos e ruani në temperaturën mbi 25°C!
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga drita dhe lagështia!
Tretësira mund të kristalizojë gjatë ruajtjes, sidomos në temperatura të ulëta; kristalet
duhen tretur duke i ngrohur flakonet ose qeset para përdorimit.
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Manitol
Lënda vepruese është manitol.
Çdo flakon qelqi ose qese plastike 250 ml përmban 50 g manitol.
Çdo flakon qelqi ose qese plastike 500 ml përmban 100 g manitol.
Përbërësit e tjerë: ujë për injeksion.
Përmbajtja e paketimit:
Flakon qelqi ose qese plastike 250 ml
Flakon qelqi ose qese plastike 500 ml

5
Mbajtësi i autorizimit për tregtim (MAT) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta”
Tel.Fax: 00355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u formulua në Shtator 2013.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top