Mebhidroline (Incidal) Reviewed by Momizat on . MEBHIDROLINE Tableta të veshura (Drazhe) - 50 mg ( Mebhidroline napadisilat ) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit. Ru MEBHIDROLINE Tableta të veshura (Drazhe) - 50 mg ( Mebhidroline napadisilat ) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit. Ru Rating: 0
You Are Here: Home » M » Mebhidroline (Incidal)

Mebhidroline (Incidal)

MEBHIDROLINE

mebhidroline

Tableta të veshura (Drazhe) – 50 mg ( Mebhidroline napadisilat )

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
  • Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë ata edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma me ju.
  • Në qofte se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni ndonje efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këte fletëudhëzues, ju luterni të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë eshtë Mebhidroline dhe për çfarë përdoret
2. Përpara se të merrni Mebhidroline
3. Si ta merrni Mebhidroline
4. Efekte anësore te mundshme
5. Si ta ruant Mebhidroline
6. Informacion i mëtejshëm

 1. ÇFARË ËSHTE Mebhidroline DHE PËRSE PËRDORET
Mebhidroline ështe një lëndë që bën pjesë në grupin e antihistaminikëve. Antihistaminiket zvogëlojnë ose anullojnë veprimet kryesore të histaminës ne organizëm me anë të bllokimit të prapësueshërn, konkurues të receptorëve histaminike; ata nuk e ç’aktivizojnë histaminën ose nuk e parandalojnë sintezën apo çlirimin e saj. Mebhidroline paraqet veti antimuskarinike, antagoniste të serotoninës dhe efekte anestezike lokale. Ajo përdoret për qetësimin simptomatik të reaksioneve të mbindjeshmërisë, përfshirë urtikarien dhe angioedemën, rinitin dhe konjuktivitin.
Konsiderohet e paefektshme në astmë.

Mebhidrolinë tabletë e veshur ( drazhe ) indikohet në:

  • Rrufë të barit
  • Rinit vazomotor
  • Astmë bronkiale me origjinë alergjike
  • Urtikarie
  • Ekzantema nga barnat
  • Të kruajtura
  • Ekzema
  • Dermatite e konjuktivite alergjike
  • Pickim insektesh
  • Idiosinkrazi nga ushqimet

2. PËRPARA SE TË MERRNI Mebhidroline
Mos merrni Mebhidroline në qoftë se :

  • jeni i ndjeshem (allergjik) ndaj mebhidroline napadisilat ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të Mebhidroline.
  • vuani nga ulçera e stomakut dhe e duodenit.
  • Vuani nga sëmundje inflamatore të aparatit gastrointestinal.

Tregoni kujdes të veçantë me Mebhidroline

  • Pyesni mjekun tuaj përpara se të merrni Mebhidroline në qoftë se:
  • Jeni shtatzanë ose po planifikoni të ngeleni shtatzanë;
  • Jeni i sëmurë me glaukomë ;
  • Jeni i sëmurë me hipertrofi të prostatës
  • Vuani nga sëmundje të mëlçisë;
  • Vuani nga epilepsia (dozat e larta mund të nxisin kriza në epirepticët)
  • Vuani nga porfiria ;

Marrie e barnave të tjera:
Trajtimi i njëkohshem me barna te tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Mebhidroline.
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna te tjera, përfshirë ato të marra pa recetë.
Mos harroni të informoni mjekun tuaj për trajtimin me Mebhidroline në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër gjatë trajtimit.

Është veçanërisht e rëndësishme që mjeku juaj të jetë në dijeni të faktit që ju jeni duke përdorur ose trajtuar me:

  • Alkool (rritje e efektit qetësues);
  • Anksiolitike dhe Hipnotike (rritje e efektit qetësues),
  • Antidepresivet 3-ciklike (rrisin efektet qetësuese dhe antimuskarinike);
  • Antimuskariniket (shtim i efekteve anësore të antimuskarinikëve);
  • Vazodilatatorët dhe antihipertensivët e tjerë (sepse mebhidrolina vepron në mënyre sinergjiste kur kombinohet me ta):
  • Antibiotikët aminoglikozidike (mebhidrolina mund të maskojnë shenjat parandaluese të dëmtimit të shkaktuara nga barnat ototoksike).

Marrja e Mebhldroline me ushqim dhe pije
Bari nuk duhet të merret me alkool sepse ai rrit efektet qetesuese të barit.

Shtatzania
Kërkoni këshillën e farmacistit ose të mjekut përpara se të merrni këtë bar.
Këshillohet mënjanimi i përdorimit të Mebhidroline gjatë shtatzanisë.
Prandaj, gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të përdorni Mebhidroline gjatë shtatzanisë.

Ushqimi me gji
Konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të përdorni Mebhidroline gjatë ushqimit me gji.

Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive
Tregohuni të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjetit ose përdorimit të makinerive derisa të shihni se si Mebhidroline ndikon tek ju.
Mebhldroline mund ti ulë aftësitë e të sëmurëve për të drejtuar automjetin ose për të punuar me makineri në saj të efekteve anësore që shoqërojnë administrimin e saj si : turbullim i të parit .

3. SI TA MERRNI Mebhidroline
Gjithmonë merreni Mebhidroline sipas këshillës së mjekut.
Në qoftë se nuk jeni i sigurt kontaktoni me mjekun ose farmacistin.
Në qoftë se ndjeni që efektet e Mebhidroline janë shumë të forta ose shumë të dobëta flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Drazhetë e Mebhidroline gëlltiten të plota, pa i përtypur, gjatë ose menjëherë pas ushqimit.
Për fëmijët që nuk mund t’i gëlltisin drazhetë, këto shtypen në trajtë pluhuri dhe përzihen me ushqim.
Drazhetë Mebhidroline disponohen në formdozën : 50 mg.
Dozimi i Mebhidroline jepet në varësi të moshës.
Më poshtë jepet një pasqyrë praktike për dozimin e saj:

  • Të rriturit : 100 —300 mg, në ditë në doza të ndara;
  • Fëmijët deri në 2 vjeç : 50— 100 mg në ditë
  • Fëmijët 2 deri në 5 vjeç : 50— 150 mg në ditë;
  • Mbi 10 vjeç dozat janë si për të rriturit.

Drazhetë e Mebhidroline gëlltiten të plota. pa i përtypur ,gjatë ose menjëherë pas ushqimit . Për fëmijët që nuk mund t’i gëlltisin drazhetë , këto shtypen në trajtë pluhuri dhe përzihen me ushqimin.

Në qoftë se keni marrë më shuntë Mebhidroline:
Në qoftë se keni marrë më shume Mebhidroline se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren.

Në qoftë se keni harruar të merrni Mebhidroline:
Në qoftë se harroni një dozë (ose më shumë doza), merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj. Mos merrni një dozë të dyfishtë (ose më të lartë) për të plotësuar dozën (dozat) e harruar(a).
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

 4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË Mebhidroline
Si të gjithë barnat e tjera, Mebhidroline mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush i manifeston. Ndonjëherë ato janë serioze, ndonjeherë jo.
Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore. Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre. Efektet anësore që mund të shfaqen janë:

  • Dhembje koke;
  • Përgjumje;
  • Dëmtim psikomotorr;
  • Efekte antimuskarinike, si : mbajtje urine, tharje goje, turbullim i të parit dhe çrregullime gastrointestinale;
  • Nganjeherë mund të shfaqen ekzantema dhe reaksione fotosensibilizimi.

Janë konstatuar edhe granulocitopeni dhe agranulocitoze. Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vereni efekte anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. SI TA RUANI Mebhidroline
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Mebhidroline pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani mbi 25°C.
Ruajeni në paketimin original për ta mbrojtur nga drita.

 6. INFORMACON I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Mebhidroline
Lënda vepruese është: Mebhidroline napadisilat.
Çdo drazhe përmban 50 mg mebhidroline (si napadisilat).Përbërësit e tjerë janë: amidon, laktoze monohidrate, xhelatine, tek, stearat magnezi dhe përbërësit e veshjes (masë drazhifikuese).

Përmbajtja e paketimit
Format e paketimit: kuti me 30 tableta.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top