Meclon 1000 (flakon)
Përbërja:
Flakoni me 10 ml solucion përmban: 200mg klotrimazol.
Shtesat: Alkol ricinoleilik 40(OE) Alkol etilik, ujë i depuruar.
Flakoni me nga 130 ml solucion përmban: 1gr metronidazol.
Shtesat: sodë metil p-idrosibenzoat, sodë propil p-idrosibenzoat, ujë i depuruar.
Çdo dozë e solucionit të ndërtuar përmban: metronidazol 1gr dhe klotrimazol 200mg.
Kategoria farmakoterapeutike:
Antimikrobik dhe antiseptik vaginal.
Indikimet:
Ndihmës në terapinë e cerviko-vaginiteve, vulvo-vaginite të shkaktuara nga Trikomonas vaginalis edhe të shoqëruar me Candida albikans, gardnerela vaginale dhe nga flora bakteriale e ndjeshme.
Lavanda mund të përdoret edhe pas terapive të tjera topike,orale me qëllimin që të pakësohet rreziku i recidivave.
Kundërindikime:
Hipersensibilitet i njohur ndaj komponenteve përbërës të preparatit.
Vëmendje:
Në rastet e shtatëzanisë produkti duhet të përdoret vetëm në rastet kur nevojitet dhe nën kontrollin direkt të mjekut.
Evitoni trajtimin me të gjatë periudhës menstruale.
Ndërveprime të barnave:
Nuk njihen.
Mbajeni preparatin në vende të paarritshme nga fëmijët tuaj.
Mënyra e dhënies së barit:
Aplikojeni lavanden vaginale 1 herë në ditë preferohet në mengjes, ose sipas përshkrimit të mjekut tuaj.
Në rastet e përsëritjeve të shenjave të sëmundjes,përdorimi i lavandës duhet të shoqërohet edhe me terapi topike dhe orale.
Efekte të padëshiruara:
Si rezultat i absorbimit të ulët lokal të lëndës aktive të preparatit, nuk janë vënë re efekte anësore sistemike.
Rastësisht mund të vihen re fenomene irituese lokale që rrallë herë kërkojnë ndërprerjen e trajtimit.
Mund të ndodhi , por rrallë që të shfaqen edhe eruzione të lëkurës, në këto raste kërkohet ndërprerja e mjekimit.
Mënyra e dhënies së barit:
1-Hapni flakonin e madh dhe atë të vogël.
2-Hidhni përmbajtjen e flakonit të vogël tek ai i madh.
3-Mbërtheni flakonin.
4-Futeni me kujdes në vaginë dhe realizoni shplarjen në brendësi të vaginës.
Shplarja preferohet të bëhet në pozicionin shtrirë .
Nje zbrazje e lehtë e përmbajtjes së flakonit favorizon, një mbajtje më të madhe në vaginë dhe një efekt më të mirë të veprimit antimikrobik dhe pastrues.