Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Medilax (mikroklizma)

Medilax (mikroklizma)

Veprimi
Medilax® është masë xhelatinoze, përbërësit e të cilit pas aplikimit rektal, shkaktojnë lirimin e ujit të lidhur për feçes, dmth. peptizojnë, zbusin masën fekale, e rrisin vëllimin, dhe shkaktojnë lubrifikim.
Gliceroli dhe sorbitoli mund të veprojnë në mënyrë stimulative në mukozën e zorrëve.
Të gjitha këto efekte stimulojnë aktivitetin e peristaltikës së zorrëve dhe shkaktojnë defekim.
Përbërësit e Medilax® praktikisht nuk përthithen në qarkullimin sistemik.

Indikimet
Indikimet për Medilax® janë të gjitha format e konstipacionit.
Përdoret te të rriturit, fëmijët dhe te personat e moshuar.
Përparësi e veçantë është përdorimi i thjeshtë dhe higjenik i barit.

Përdoret në këto raste:

  • konstipacioni (rektal dhe sigmoidal),
  • konstipacioni në shtatzani,
  • fekalomet që pengojnë defekimin,
  • përgatitja e pacientit (për vizitë mjekësore gjinekologjike, ekzaminime anale, përgatitja për endoskopi dhe rektoskopi),
  • konstipacioni habitual dhe tranzitor te fëmijët mbi 3 vjeç.

Kundërindikimet
Medilax®, sikurse edhe stimuluesit tjerë të rektumit, nuk duhet të përdoret te inflamacionet akute hemorroidale me hemorragji, infektimet dhe dhembjet.
Nuk përdoret te rektokoliti hemorragjik.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Kur krijohen kushtet për defekim maja e kanilës së tubetit futet në rektum.
Tubeti shtypet dhe përmbajtja zbrazet në rektum.
Defekimi fillon pas 5 deri 20 minuta.
Në disa raste te fekalomat duhet zbrazur 2 tubeta.

Efektet anësore
Medilax® në raste të rralla përkeqëson gjakderdhjet hemorroidale akute, infektimin dhe dhembjet.
Nuk ka kurrfarë shenja dhe të dhëna nga literatura për intolerancë të Medilax®.
Nuk dëmton mukozën e rektumit dhe nuk ka veprime anësore.

Ruajtja
Të ruhet në temperaturë të dhomës 15-25 Gradë celcius, në vend të thatë dhe të freskët.
Bari të mbahet larg nga kontakti me fëmjët.

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet vetëm me recetë të mjekut.

Afati i qëndrueshmërisë
Është shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 6 mikroklizma nga 5 ml.

  • efektet anesore te Medilax
  • fekalomet që pengojnë defekimin
  • format e konstipacionit
  • ilac kunder kapsllikut
  • kaps
  • kapsllëk
  • konstipacioni
  • konstipacioni habitual te femijet mbi 3 vjec
  • konstipacioni në shtatzani
  • konstipacioni rektal
  • konstipacioni sigmoidal
  • menyra e perdorimit te Medilax
  • mikroclizma
  • mikroclizma kunder kapsllekut
  • mikroklizma
  • zbrazje e zorres se trashe
  • zbusin masën fekale
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes