Medolin Reviewed by Momizat on . Medolin Paraqitja Tableta me 2 dhe 4 mg Salbutamol sulfat. Shurup me 2mg Salbutamol sulfat në 5ml. Indikimet Salbutamoli është një stimulues beta-adrenergjik dh Medolin Paraqitja Tableta me 2 dhe 4 mg Salbutamol sulfat. Shurup me 2mg Salbutamol sulfat në 5ml. Indikimet Salbutamoli është një stimulues beta-adrenergjik dh Rating: 0
You Are Here: Home » M » Medolin

Medolin

Medolin

medolin

Paraqitja
Tableta me 2 dhe 4 mg Salbutamol sulfat.
Shurup me 2mg Salbutamol sulfat në 5ml.

Indikimet
Salbutamoli është një stimulues beta-adrenergjik dhe ka një veprim shumë selektiv në receptorët e muskujve të bronkeve.
Medolin përdoret për qetësimin e bronkospazmave në astmën bronkiale të të gjithë tipeve, në bronkit dhe emfizemë.

Kundërindikimet
Shtatzënia.
Shmangni përdorimin e njëkohshëm të Medolin me barna betabllokues (psh.Atensin).

Përkujdesjet
Tek pacientët që vuajnë nga tirotoksikoza duhet të ushtrohet kujdes i veçantë.

Efektet e padëshiruara
Medolin, në disa pacientë, mund të shkaktojë tremor të lehtë te muskujve të skeletit.
Duart zakonisht janë më të prekshme se sa pjesët e tjera.
Disa pacientë ndjehen të tensionuar kur përdorin Medolin.
Me doza më të mëdha të Medolin mund të shfaqet vazodilatacion periferik.
Rastësisht janë raportuar dhimbje koke.

Doza dhe mënyra e përdorimit
Te rriturit: 2 - 4 mg, 3 – 4 herë në ditë.
Fëmijët 2-6 vjeç: 1 -2 mg (gjysmë deri në një lugë çaji me shurup), 3 – 4 herë në ditë.
Fëmijët 6-12 vjeç: 2mg (një lugë çaji me shurup), 3-4 herë në ditë.
Fëmijët mbi 12 vjeç: 2-4 mg (një deri dy lugë çaji me shurup), 3-4 herë në ditë.
Bari tolerohet mirë, dhe në qoftë se nuk arrihet bronkodilatacioni i mjaftueshëm, secila nga këto doza, gradualusht, mund të dyfishohet.

Paketimi
Kuti me 50, 100,250 dhe 1000 tableta me nga 2 mg.
Kuti me 50, 100,250 dhe 1000 tableta me nga 4 mg.
Shishe me 150ml shurup.

Tags: , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top