Megalotec Cytotect (solucion për infuzion) Reviewed by Momizat on . Megalotec Cytotect (solucion për infuzion) Lënda vepruese Imunoglobulinë Citomegalovirusit. (1ml solucion përmban 100mg proteina, nga të cilat 95 % janë antitru Megalotec Cytotect (solucion për infuzion) Lënda vepruese Imunoglobulinë Citomegalovirusit. (1ml solucion përmban 100mg proteina, nga të cilat 95 % janë antitru Rating: 0
You Are Here: Home » M » Megalotec Cytotect (solucion për infuzion)

Megalotec Cytotect (solucion për infuzion)

Megalotec Cytotect (solucion për infuzion)

Megalotec Cytotect

Lënda vepruese
Imunoglobulinë Citomegalovirusit.
(1ml solucion përmban 100mg proteina, nga të cilat 95 % janë antitrupa kundër citomegalovirusit.)

Indikacionet
Në gratë shtatzënë të infektuara nga cytomegalovirus (CMV) e cila mund të shkaktoje dëme të rënda për fëmijën e palindur, të tilla si verbëri ose shurdhim që shfaqen vitin e parë ose të dytë të jetës.
Infeksioni kongjenital i CMV është shkaku kryesor i defekteve në raport 1 në 750 në foshnjet e porsalindura.
Transplante: në infeksionet rezistente nga antiviralet .

Dozimin, mёnyrёn dhe kohёzgjatjen e pёrdorimit

Në grate shtatzënë: java e 28; 2ml/kg/peshe vazhdon me 1 ml /kg/peshe javën e 31,34 dhe 37.

Transplantet: i/v 50 UI (i korrespondon 1 ml) /kg për 4-5 ditë.
Administrimi duhet të fillojë para dhe pas transplantimit. Për qëllimet e profilaksisë, administrimi mund të fillojë deri në 10 ditë para transplanti, sidomos në pacientët të cilët janë bartës cytomegalovirus.
Në përgjithësi, të paktën 6 doza të vetme duhet të jepet në intervale prej 2-3 javë.

Administrimi
Cytotect® Megalotec® duhet ngrohur në temperaturën e dhomes para përdorimit.
Cytotect® Megalotec® duhet të bëhet infuzion I/V me një fluks 0,08 ml/kg/orë gjatë një periudhe prej 10 min.
Nëse Megalotect tolerohet mirë, norma e infuzionit gradualisht mund të ngrihet në një maksimum prej 0.8 ml/kg/orë (që korrespondon me 20 pika / min në të rriturit).

Kundërindikacionet
Pacientet alergjike nga imunoglobulinat veçanërisht nga IgA.

Efektet anësore

  • Dhimbje koke,
  • të vjella,
  • temperaturë,
  • ndjeshmëri ndaj dritës,
  • rënie të tensionit,
  • dhimbje në artikulacione dhe në shtyllën kurrizore.

Tags: , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top