Megastar Plus (pika) Reviewed by Momizat on . Megastar Plus (pika) Është një ushqyes specifik i retinës dhe i trurit si dhe parandalues i rakitizmit. Përbërësit për 1ml janë: 1. ADH, acid dokosahekzanoik, 2 Megastar Plus (pika) Është një ushqyes specifik i retinës dhe i trurit si dhe parandalues i rakitizmit. Përbërësit për 1ml janë: 1. ADH, acid dokosahekzanoik, 2 Rating: 0
You Are Here: Home » M » Megastar Plus (pika)

Megastar Plus (pika)

Megastar Plus (pika)

Megastar Plus

Është një ushqyes specifik i retinës dhe i trurit si dhe parandalues i rakitizmit.

Përbërësit për 1ml janë:
1. ADH, acid dokosahekzanoik, 20.00 mg, është acid yndyror i familjes Omega 3, i cili është një komponent esencial për rritjen dhe zhvillimin funksional të sistemit nervor tek të sapolindurit si dhe të sistemit të tyre imunitar. Së fundmi është zbuluar roli i tij i rëndësishëm në funksionimin e retinës.
2. Vitamina D3, 0.010 mg, rregullon absorbimin intestinal të calciumit, duke rezultuar veçanërisht i rëndësishëm në zhvillimin skeletik dhe minaralizimin e kockës.
3. Vitamina E, 3.00 mg, mbron indet nga radikalet e lira dhe është e pazëvendësueshme për funksionin normal të indit muskular dhe nervor.
4. Luteina, 0.250 mg është një antioksidant nga familja karotenoide e pranishme tek perimet e gjelbra dhe zarzavatet, e cila ka aftësi të mbrojë retinën nga radiacioni solar duke reduktuar në minimum progresin e sëmundjeve të syrit.

Mënyra e dhënies

Për fëmijë nga 0-2 vjeç: 0.5 ml (baraz me 200 UI vitamine D dhe 10 mg DHA) 2 herë në ditë.

Për fëmijë nga 2-5 vjeç: 0.5 ml dy-tre herë në ditë.

Paketimi
Flakoni përmban 20 ml për administrim me pika.

Tags: , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top