MemoPlus (shtesë ushqimore)
Një kombinim i veçantë i substancave natyrore që rritin kujtesën, koncentrimin dhe aktivitetin e trurit tuaj.
Doza ditore përmban:
1. Ginko biloba 30,0 mg
2. Vitamina B6 (pyridoxine) 6,0 mg
3. Magnez 300,0 mg
4. Fosfatidilkolinë 300,0 mg
5. Kafeinë 90,0 mg
Dozimi dhe përdorimi: 3 kapsula në ditë, mundësisht me pak ushqim dhe lëngje.
Për shkak të përmbajtjes së kafeinës nuk është i përshtatshëm për ta marrë në periudhen para gjumit.
Efektet:
- Ndihmon në forcimin e kujtesës dhe përqëndrimit.
- I përshtatshëm në rastin e lodhjes.
- Ndikon në funksionimin e duhur të sistemit nervor, si dhe në muskuj.
- Sidomos i përshtatshëm për studentët.
Ginko biloba. Efektin e jep në rrjedhjen e gjakut dhe në këtë mënyrë e bën oksigjenimin dhe ushqimin në tërë organet e trupit.
Efekti më i madh është manifestuar në qarkullimin e gjakut në tru dhe gjymtyrë.
Kafeina. Ndikon në punën e sistemit nervor qëndror, d.m.th. trurit.
Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të gjithë ata që kanë nevojë që në periudha të veçanta të kenë mundësinë të rrisin veprimtarin fizike, psiqike dhe për nevojën e përqëndrimit maksimal.
Kafeina ndikon në stimulimin e aktivitetit mendor, rrit vigjilencën, ndihmon në heqjen e ndjenjës së lodhjes dhe gjumësisë.
Vitamina B6. Luan një rol të rëndësishëm në veprimtarinë e sistemit nervor, kjo ka një ndikim shumë pozitiv në funksionimin e tij, sidomos kur është në kombinim me magnez.
Një tjetër efekt i rëndësishëm i vitamins B6 është se kjo vitamin ka ndikim shumë positive edhe në sistemin imunitar.
Magnezi. Është e nevojshme për funksionimin e duhur të organeve trupore dhe në proçesin e metabolizmit.
Fosfatidilkolina ndihmon në proçesin e të mbajturit mend, gjithashtu ndihmon në mbajtjen e nivelit optimal të kolesterolit.
Kujdes:
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Produkti nuk është menduar si një zëvendesim për ndonjë ushqim.
Jo e përshtatshme për fëmijët, për gratë shtatëzëna dhe gratë në kohën e gjidhënies.
Mbajeni larg nga fëmijët!
Ruajeni në një vend të thatë dhe të errët nën 25°C.