Menu
Ilace
  • Fillimi
  • A
  • B
  • C
  • D
  • E
  • F
  • G
  • H
  • I
  • J
  • K
  • L
  • M
  • N
  • O
  • P
  • Q
  • R
  • S
  • T
  • U
  • V
  • X
  • Y
  • Z
Ilace

Memos (kapsula, flakone)

Memos (kapsula, flakone)

Memos

10 flakone të vegjël me tapë depozitë
Integrator polivitaminik që përmban Hekur, Zink, Aspartat, Arginine, Koline, Fosfoserine, Glutamine, Ginkgo Biloba.

24 kapsula
Integrator polivitaminik që përmban Hekur, Zink,  L- Arginine, L-Glutamine, Fosfatidilkoline, Fosfoserine,  acetil L-Karnitine’ dhe Ginkgo Biloba, Fruktoze, aromë pjeshke, acid citrik, aromë luleshtrydhe, Benzoat natriumi, sorbat kaliumi, propil paraben natriumi.

MEMOS – Integrator polivitaminik që përmban Hekur, Zink, Arginine, Glutamine, Fosfoserine, Fosfatidilkoline, acetil L-Karnitine dhe Ginkgo Biloba, falë cilësive të substancave përbërëse është i dobishëm në personat e lodhur, me kapacitet të pakësuar si të përqëndrimit, ashtu edhe të kujtesës (memorizimit).

FLAKONET: mënyra e përdorimit
Këshillohet që të merret përmbajtja e një flakoni, nje ose dy herë në ditë, gjatë menjëherë pas ushqimit (me stomak plot).
Përmbajtja mund të përzihet, sipas dëshirës, me uje ose ndonjë lëng tjetër.
Rrotullohet tapa, në drejtimin e lëvizjes së akrepave të orës, deri në fund, duke mundësuar çarjen e cipës ndarëse dhe, për pasojë, rënien e pluhurit nga tapa- depozitë në flakon.
Më pas flakoni tundet mirë, hiqet tapa, duke e rrotulluar në drejtim të kundërt, dhe përmbajtja e flakoni pihet menjëherë ose pasi të jetë përzier me ujë ose një lëng tjetër jo të ngrohtë.
Kujdes: Pjesëzat që mund të vërehen në pezulli, pas çarjes së cipës ndarëse të tapës-depozitë, janë minerale të mikrokapsuluara.

KAPSULAT: mënyra e përdorimit
Këshillohet që të merren 2 kapsula në ditë, ose sipas përshkrimit të mjekut, gjatë ose menjëherë pas ushqimit (me stomak plot).

Paralajmërime
Në rast se jeni duke u mjekuar me barna antikoagulante ose antiagregante, këshillohuni me mjekun përpara se të përdorni këtë produkt.
Bari nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes së fëmijës me gji.
Të mbahet në vende të paarritshme nga fëmijët.
Të mos tejkalohet doza ditore e këshilluar.
Produkti duhet të mbahet në një vend të thatë dhe të freskët.
Integratorët nuk duhet të konsiderohen si zëvendësues të dietës së pasur ushqimore.

  • acetil L-Karnitine
  • acid citrik
  • Arginine
  • aromë luleshtrydhe
  • aromë pjeshke
  • Aspartat
  • benzoat natriumi
  • efektet anesore te Memos
  • Fosfatidilkolinë
  • Fosfoserine
  • fruktozë
  • Ginkgo Biloba
  • Glutamine
  • hekur
  • Integrator polivitaminik
  • Integratorët nuk duhet të konsiderohen si zëvendësues të dietës së pasur ushqimore
  • Koline
  • L- Arginine
  • L-Glutamine
  • menyra e perdorimit te Memos
  • mjekimi me Memos gjate gjidhenies
  • mjekimi me Memos gjate shtatzanise
  • propil paraben natriumi
  • shtese ushqimore
  • sorbat kaliumi
  • zink
  • Website interesante

    • Informacione mjekesore

    Categories

    • A
    • B
    • C
    • D
    • E
    • F
    • Format Farmaceutike
    • G
    • H
    • I
    • J
    • K
    • L
    • Lajme
    • M
    • N
    • O
    • P
    • Q
    • R
    • S
    • T
    • U
    • V
    • X
    • Y
    • Z
    ©2025 Ilace | Powered by WordPress & Superb Themes