Menartan (tableta) Reviewed by Momizat on . Menartan (tableta) Menartan® tableta të veshura me film 10mg, 20mg, 40mg. Lënda vepruese: olmesartan medoksomil. Menartan® 10, 20, 40mg tableta të veshura me fi Menartan (tableta) Menartan® tableta të veshura me film 10mg, 20mg, 40mg. Lënda vepruese: olmesartan medoksomil. Menartan® 10, 20, 40mg tableta të veshura me fi Rating: 0
You Are Here: Home » M » Menartan (tableta)

Menartan (tableta)

Menartan (tableta)

menartan

Menartan® tableta të veshura me film 10mg, 20mg, 40mg.

Lënda vepruese: olmesartan medoksomil.

Menartan® 10, 20, 40mg tableta të veshura me film, gjendet në kuti me 28 tableta.
Tabletë e veshur me film (cipë), është me ngjyrë të bardhë, në njërën anë të së cilës është gdhendur gC14h.

Përbërja

Përbërës: 1 tabletë e veshur me film përmban 10, 20, 40mg olmesartan medoksomil.

Përbërës të tjerë: Celulozë mikrokristaline, laktozë monohidrike, hiprolozë, stearat magnezi, dioksid titani, talk, hipromelozë.

Grupi terapeutik
Menartan® 10, 20, 40mg tableta bën pjesë në grupin e barnave të quajtur antagonistë të receptorëve të angiotenzines II.
Angiotenzina II është një substancë natyrale e organizmit të njeriut me veprim ngushtues mbi enët e gjakut.
Ngushtimi i enëve vështirëson kalimin e gjakut dhe rrit presionin e tij.
Menartan® pengon veprimin e angiotenzines II dhe për rrjedhojë, enët e gjakut zgjerohen dhe presioni i gjakut ulet.

Përdorimet terapeutike
Menartan® 10, 20, 40mg tableta përdoret për trajtimin e presionit të rritur të gjakut, që nuk shkaktohet nga dëmtimi i organeve dhe që njihet gjithashtu me emrin hipertension esencial.
Presioni i gjakut mbi vlerat normale për moshën, kur nuk trajtohet, mund të shkaktojë dëmtim të enëve të gjakut të organeve të ndryshme, si p.sh të zemrës, të veshkave, të trurit dhe të syve.
Në disa raste një gjë e tillë mund të shkaktojë kriza të zemrës (infarkt të miokardit), pamjaftueshmëri të punës së zemrës ose të funksionit të veshkave, goditje ne tru (insult cerebral) ose dëmtim të shikimit deri në verbim.
Normalisht, simptomat e presionit të rritur të gjakut nuk shfaqen përpara se të ketë filluar dëmtimi i organeve.
Për shkak të kësaj veçorie është e nevojshme që presioni i gjakut të matet me qëllim që të kuptohet në se ai është në vlera normale ose jo.
Presioni i rritur i gjakut mund të trajtohet dhe të mbahet nën kontroll me ndihmën e barnave, si Menartan® 10, 20, 40mg.
Gjithashtu, duhet të bëhen ndryshimet e duhura në mënyrën e jetesës (rënie në peshë, ndërprerje të pirjes së duhanit, shmangie të përdorimit të alkoolit, marrja e ushqimeve me pak kripë), të cilat ndihmojnë për të ulur presionin e rritur të gjakut.

Kundërindikacionet

Menartan® tableta 10, 20, 40mg nuk duhet të përdoret në rast:
Mbindjeshmëri (alergji) ndaj olmesartan medoksomil ose ndaj përbërësve të tjerë të Menartan® 20 mg tableta.
Shtatzënia mbi tre muajshe (4-9 muajshe). Menartan® tableta 10, 20, 40mg nuk duhet të përdoret në fillim të shtatzënisë (tre muajt e parë të saj), pasi mungon përvoja klinike.
Menartan® tableta 10, 20, 40mg nuk duhet të përdoret nga muaji i katërt deri në muajin e nëntë të shtatzënisë.
Gjidhënia. Menartan® tableta 20 mg nuk duhet të përdoret gjatë periudhës së ushqyerjes me gji të foshnjës.
Pengesa të rrugëve të temthit (çrregullime të rrjedhjes së lëngut të tëmthit nga fshika e tëmthit).

Përkujdesje gjatë përdorimit
Menartan® tableta 10, 20, 40mg nuk duhet të përdoret nga fëmijë apo të rinj nën 18 vjeç.
Nevojitet një kujdes i veçantë gjatë përdorimit të Menartan® tableta 20 mg në kushtet e mëposhtme:
Sëmundje të veshkave ose pas transplantit të veshkave.
Përvoja me Menartan® 10, 20, 40mg, menjëherë pas transplantit të veshkave ose në kushtet e dëmtimit të funksionit të tyre është e mangët, prandaj përdorimi i tij nuk këshillohet.

Sëmundje të mëlçisë
Përvoja me Menartan® 10, 20, 40mg në kushtet e sëmundjeve te mëlçisë është e kufizuar, prandaj përdorimi i tij nuk këshillohet.
Ngushtim i valvulave të zemrës (stenoze e valvulave mitrale ose të aortes) ose në raste të tjera të pengesave të rrjedhjes së gjakut në barkushen e majtë të zemrës (kardiomiopatia hipertrofike obstruktive).
Pakësim i lëngjeve dhe/ose natriumit në organizëm (p.sh në rastet me të vjella ose heqje barku të theksuar, gjatë përdorimit me doza të larta të barnave që rritin sasinë e urinës).
Përpara trajtimit me Menartan® kjo situatë duhet të korrigjohet.
Në të kundërt ekziston rreziku që renia e presionit të gjakut të jetë shumë e shprehur.
Rritje mbi normë të niveleve të aldosteronit në gjak (hiperaldosteronizëm parësor).
Në këto kushte pacientët, në përgjithësi, nuk i përgjigjen trajtimit me Menartan®, prandaj përdorimi i tij nuk këshillohet.
Rritje të nivelit të kaliumit në gjak (hiperkalemi).

Ngushtim i arterieve që ushqejnë veshkat
Në këto kushte ekziston rreziku që rënia e presionit të gjakut të jetë shumë e shprehur dhe të shfaqet pamjaftueshmëria e punës së veshkave (insufiçienca renale).
Forma të rënda të pamjaftueshmërisë së punës së zemrës ose sëmundje të veshkave, përfshi edhe ngushtimin e arterieve renale, pasi ekziston rreziku që renia e presionit të gjakut të jete shumë e shprehur dhe ndërmjet të tjerave, ndonëse rrallë, te shfaqet pamjaftueshmëria e menjëhershme e punës së veshkave (insufiçienca renale akute).
Sic ndodh edhe në rastet kur përdoren barna të tjerë që ulin presionin e gjakut, rënia e theksuar e presionit të gjakut tek pacientët që vuajne nga çrregullime të qarkullimit të gjakut në zemër ose tru mund të shkaktojë kriza të zemrës (infarkt të miokardit) osë të trurit (insult cerebral).

Ndërveprimet me barna të tjerë
- Përdorimi i njëkohshëm Menartan® tableta 10, 20, 40 mg me barna që përmbajnë kalium, apo zëvendësues të kripës së gjellës që përmbajnë kalium, barna të cilët mbajnë kaliumin në organizëm (disa lloj diuretikësh) apo barna të tjerë, të cilët rritin përqëndrimin e kaliumit në gjak (p.sh heparina) nuk këshillohet.
- Efektet e Menartan® tableta 10, 20, 40 mg mund të fuqizohen nga përdorimi i njëkohshëm i barnave të tjerë që shërbejnë për uljen e presionit arterial.
- Efektet e Menartan® tableta 10, 20, 40 mg mbi presionin e gjakut, ashtu siç ndodh edhe me barna të tjerë që përdoren për këtë qëllim, mund të pakësohen nga marrja e njëkohshme e barnave antiinflamatore ose analgjezike (kundër dhimbjes).
- Efektet e Menartan® tableta 10, 20, 40 mg mund të pakësohen (jo ndjeshëm) kur ai merret njëkohësisht me barna që përmbajne hidroksid alumini ose magnezi (barna antiacide).
- Nuk këshillohet përdorimi i njëkohshëm i litiumit dhe Menartan® tableta 10, 20, 40 mg. Kur një gjë e tillë është e nevojshme, mjeku mund të kërkojë matjen e përqëndrimit të litiumit në gjak.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Nuk ka rëndësi nëse Menartan® tableta 10, 20, 40 mg merret gjatë ushqimit ose jo. Tableta duhet të gëlltitet e ndihmuar nga një sasi e vogël uji. Këshillohet që tableta të merret në të njëjtën kohë të ditës, p.sh në mëngjes.
- Doza fillestare e këshilluar, në rast se mjeku nuk e përshkruan ndryshe, është 1 tabletë Menartan® 10 mg në ditë, ose 1/2 tabletë Menartan® 20 mg në ditë.
- Në rast se nga përdorimi i vetëm një tabletë Menartan® 10 mg në ditë ose 1/2 tabletë Menartan® 20 mg në ditë nuk arrihet kontrolli i dëshiruar i presionit të gjakut, mjeku mund ta shtojë dozën, duke këshilluar 1 tabletë Menartan® 20 mg në ditë, që është edhe doza më e përshtatshme (optimale).
- Në rastet kur nevojitet një ulje e mëtejshme e presionit të gjakut mjeku mund të këshillojë përdorimin e një doze më të madhe, p.sh 2X1 tabletë Menartan® 20 mg ose 1 tabletë Menartan® 40 mg në ditë, ose përdorimin e një bari tjetër kundër presionit të shtuar të gjakut, siç është Torasemidi apo Hidroklortiazidi, të cilët rrisin vëllimin e urinës.
- Tek pacientët e moshuar nuk është e nevojshme që doza maksimale ditore të jetë më e vogël.
Sidoqoftë, kur mjeku vendos të shtojë dozën e olmesartanit deri në kufirin maksimal prej 40 mg në ditë në pacientët mbi 65 vjeç, presioni i gjakut duhet të kontrollohet rregullisht me qëllim që të shmanget rreziku i uljes së theksuar të tij.
- Tek pacientët me demtim të lehtë deri mesatar të funksionit të veshkave doza maksimale e olmesartan medoksomil është 20 mg në ditë.

Efektet e padëshiruara të mundshme
Si të gjithë barnat Menartan® tableta 10, 20, 40 mg mund të shfaqë efekte të padëshiruara.
Vleresimi i efekteve të padëshiruara është bërë sipas shpeshtësisë së më poshtme:
Shumë të zakonshme: Më shumë se 1 ne 10 pacientë të trajtuar.
Të zakonshme: Më pak se 1 ne 10, por më shumë se 1 ne 100 pacientë të trajtuar.
Jo të zakonshme: Më pak se 1 ne 100, por më shumë se 1 ne 1,000 pacientë të trajtuar.
Të rralla: Më pak se 1 ne 1,000, por më shumë se 1 ne 10,000 pacientë të trajtuar.
Shumë të rralla: Më pak se 1 në 10,000 pacientë të trajtuar, përfshi edhe rastet e veçuara
Të zakonshme: Marrje mendsh, bronkit, kollë, inflamacion i fytit (faringit), simptoma të ngjashme me të ftohurën e zakonshme, dhimbje barku, heqje barku (diarre), çrregullime të tretjes, të përziera, inflamacion gastrointestinal, inflamacion i kyçeve, dhimbje mesi, dhimbje kockash, gjak në urinë (hematuri), infeksione të rrugëve urinare, dhimbje gjoksi, lodhje, simptoma të ngjashme me gripin, edema periferike, dhimbje.
Jo të zakonshme: Marrje mendsh (vertigo), angina pektoris, shpërthime në lëkurë (rash) Të rralla: Rënie të presionit të gjakut. Në pacientët e moshuar shpeshtësia e hipotensionit është më e rritur. Ashtu si edhe në rastin e barnave të tjerë antagoniste të angiotenzinës II, gjatë përdorimit të olmesartanit, shumë rrallë, mund të shfaqet angioedemë enjtje e indeve të fytyrës, gojës dhe/ose laringut).

Të dhënat laboratorike:
Çrregullimi i vlerave laboratorike, të raportuara nga të gjithë studimet klinike të Menartan® përkundrejt placebos, pavarësisht nga shkaku apo shpeshtësia përkundrejt placebos është si më poshtë:
Të zakonshme: Rritje të kreatinine fosfokinazës, rritje të triglicerideve (hypertrigliceridemi), rritje të përqëndrimit të acidit urik në gjak (hiperuricemi), rritje të enzimave hepatike.
Të rralla: Rritje të niveleve të kaliumit në gjak (hiperkalemi).

Ruajtja e Menartan® tableta 10, 20, 40 mg
Të ruhet në temperaturë ambienti.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top