Mendilex 2 mg (tableta) Reviewed by Momizat on . Mendilex 2 mg (tableta) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzimin para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri. Nëse Mendilex 2 mg (tableta) Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzimin para se të përdorni këtë bar. Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri. Nëse Rating: 0
You Are Here: Home » M » Mendilex 2 mg (tableta)

Mendilex 2 mg (tableta)

Mendilex 2 mg (tableta)

Mendilex 2 mg

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzimin para se të përdorni këtë bar.

  • Ruajeni fletëudhëzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
  • Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve.
  • Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomet e tyre janë të njëjta me tuajat.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:
1. Çfarë është Mendilex-i dhe për çfarë përdoret
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni Mendilex-in
3. Si përdoret  Mendilex-i
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Përmbajtja e substancave aktive: biperiden hidrokloridi.

Përmbajtja e substancave ndihmëse: monohidrati i  laktozës,  celuloza mikrokristalore, stearati i magnezit.

1.ÇFARË ËSHTË MENDILEX-i DHE PËR ÇFARË PËRDORET?

Përmbajtja:
Një tabletë përmban 2 mg biperiden hidroklorid.

Forma farmaceutike dhe përbërja
Tabletat e Mendilex-it janë me ngjyrë të bardhë, formë të rrumbullakt, bikonvekse me vijën e ndarjes në dysh në njerën anë.

Paketimi:
Mendilex gjendet në kuti të kartonit me 50 tableta (5 blister me nga 10 tableta) dhe me fletëudhëzimin në brendësi të paketimit.

Si vepron Mendilex-i?
Biperideni i përket grupit të barnave të quajtura antikolinergjik të cilët veprojnë duke e bllokuar efektin e substancave të caktuara natyrore (acetilkolinën).
Kjo ndihmon në rënien e shtrëngimit muskular, të djersitjes dhe në prodhimin e pështymës, si dhe përmirëson aftësinë për të ecur te njerëzit me sëmundje të Parkinson-it.
Barnat antikolinergjike mund ti ndërpresin spazmat e rënda të muskulaturës së shpinës, qafës dhe syve të cilat nganjëherë shkaktohen nga marrja e barnave psikiatrike.
Këto gjithashtu mund ti zvoglojnë edhe efektet e tjera të padëshiruara si rigjiditeti/shtrëngimi muskular (shenjat ekstrapiramidale).
Këto nuk janë të dobishme për trajtimin e problemeve me lëvizje të shkaktuara nga diskinezia tardive dhe mund ti përkeqësojë ato.

Kur përdoret Mendilex-i?
- Mendilex-i përdoret për trajtimin dhe kontrollin e simptomave të sëmundjes së Parkinson-it.
- Mund të përdoret edhe për kontrollin e efekteve të padëshiruara të shkaktuara nga barnat e caktuara.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI MENDILEX?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Mendilex?
• Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në biperiden ose në cilindo përbërës tjetër të Mendilex-it.
• Nëse vuani nga miastenia gravis (sëmundje e caktuar e muskujve);
• Nëse vuani nga glaukoma me kënd të ngushtë;
• Nëse keni megakolon (një zgjërim jonormal i zorrës së trashë);
• Nëse keni bllokim të fshikës urinare/ezofagut/stomakut/zorrëve (p.sh. obstruksion i zorrëve), kolit të rendë ulçerativ.
• Gjatë humbjes akute të gjakut.

Përkujdesje të veçanta me Mendilex
• Nëse keni hipertrofi të prostatës;
• Nëse keni epilepsi ose probleme të tjera me konvulsione;
• Nëse keni probleme me zemër (p.sh. dhembje në gjoks (angina), atak në zemër, pamjaftueshmëri të zemrës) ose çrregullime të ritmit të zemrës (ritëm të shpejtuar/të çrregullt);
• Nëse keni tension të lartë të gjakut;
• Nëse keni problem me zorrë (p.sh. kapsllëk kronik, ileus, kolit ulçerativ);
• Nëse keni probleme me stomak (p.sh. refluks të acidit, herni hiatale, ulçerë);
• Probleme mentale/të të menduarit (p.sh. anksiozitet, psikozë);
Ky bar mund të shkaktojë rënien e djersitjes dhe për shkak të kësaj mund të shkaktojë rritje të madhe të temperaturës trupore (hipertermia). Rreziku për këtë efekt të padëshiruar serioz është shumë më i madh gjatë kohës së ngrohtë, gjatë aktivitetit të sforcuar fizik, dhe/ose nëse merrni pije alkoolike.
Nëse ju keni shenja të hipertermisë si  ndryshime mentale/të të menduarit , kokëdhembje ose marramendje, menjëherë kërkoni vend të freskët ose me ajër të kondicionuar dhe/ose ndërpreni ushtrimet, si dhe menjëherë kërkoni ndihmën mjekësore.
Siguria dhe efikasiteti te fëmijët ende nuk është vërtetuar.

Përdorimi i Mendilex-it me ushqime dhe pije
Derisa ju merrni biperiden nuk duhet të merrni pije alkoolike.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Gjatë shtatzënisë duhet të shmanget marrja e biperidenit.
Nëse merret nga nënat gjidhënëse, sasia e barit e ekskretuar në qumësht mund të jap efekte të padëshiruara antikolinergjike te fëmija.
Biperideni mund të jepet te gratë shtatëzëna dhe gjidhënëse vetëm nëse nevoja për këtë bar është shumë e madhe.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Biperideni vepron fuqishëm në aftësitë psikofizike.
Ngarja e veturave  ose operimi me makineri të rrezikshme janë të ndaluara gjatë trajtimit me këtë bar.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera.
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.

Nuk rekomandohet marrja e Mendilex-it në të njejtën kohë me barnat e poshtëshënuara:
• Analgjetikët e caktuar narkotik si meperidina;
• Fenotiazinat dhe antipsikotikët e tjerë;
• Antidepresivët triciklik;
• Antiaritmikët e caktuar si kripërat e kinidinës;
• Antihistaminikët.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Mendilex
Mendilex-i përmban laktozë. Nëse mjeku juaj ju ka thenë se ju nuk i toleroni disa sheqerna, para se ta merrni këtë bar duhet të kontaktoni me mjekun tuaj.

3. SI TË PËRDORET MENDILEX-i?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Doza duhet të ngritet gradualisht derisa të arrihet doza optimale.
Doza e zakonshme fillestare në trajtimin e parkinsonizmit është 2 mg në ditë, e ndarë në 2 doza.
Dozimi duhet të titrohet duke e rritur derisa të arrihet doza optimale ditore (zakonisht për shumicën e pacientëve 3-12 mg), e ndarë në 3-4 doza. Doza maksimale ditore është 16 mg.
Doza e zakonshme te të rriturit për kontrollin e çrregullimeve ekstrapiramidale sekondare nga terapia me barna (neuroleptikët) është 2 mg, një deri në tri here në ditë.
Te rastet e spasticitetit, dozimi i rekomanduar është 2 mg, 2-3 herë në ditë.

Nëse përdorni Mendilex më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Mendilex sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Mbidozimi me biperiden jep simptoma të ngjashme me intoksikimin me atropine si zgjërimi i bebzave të syve dhe reagim i ngadalshëm i bebzave, lëkura e nxehtë dhe e thatë, skuqje e fytyrës, rënie e sekretimeve nga goja dhe nga rrugët e sipërme respiratore, ngritja e temperatures, takikardia, aritmi të zemrës, zvoglimi i zhurmave të zorrëve dhe retencioni urinar, si edhe deliriumi, dezorientimi, anksioziteti, halucinacionet, konfuzioni, hiperaktiviteti, ataksia dhe konvulsionet.

Nëse keni harruar ta merrni Mendilex
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Mendilex
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mjeku juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit.

Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.    EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Mendilex  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.

Nëse ju do të keni ndonjerën nga efektet e padëshiruara ju lutemi ndëprejeni marrjen e mëtejme dhe menjëherë kërkoni ndihmën mejkësore:
- Reaksione të rënda alergjike (skuqje, urtikatrie, kruarje, vështirësi me frymëmarrje, shtërngime në gjoks; enjtje të gojës, buzëve, fytyrës dhe të gjuhës);
- Rritje të temperatures trupore;
- Shpejtim, ngadalsim ose ritëm të çrregullt të zemrës;
- Anksiozitet, haluçinacione, konfuzion, shqetësim, hiperaktivitet, ose humbje të vetëdijes;
- Konvulsione;
- Skuqje të lëkurës.
Efektet e tjera të padëshiruara më pak serioze kanë gjasa që të shfaqen më shpesh. Nëse do të keni këto efekte vazhdoni ta merrni barin dhe bisedoni me mjekun tuaj:
- Tharje e gojës, fryrje e stomakut;
- Zgjërim i bebzave të syve dhe turbullim i të parit;
- Lodhje, përgjumje, marramendje;
- Ataksi, (humbje e kordinimit të lëvizjeve muskulare);
- Ju mund të keni lëvizje të cilat nuk mund ti kontrolloni, sidomos të gjuhës, gojës, nofullës, duarve dhe këmbëve;
- Pamundësi e memorizimit;
- Vështirësi me urinim, kapsllëk;
- Nervozitet ose anksiozitet;
- Rënie e djersitjes.
Mund të shfaqen edhe efekte tjera të padëshiruara që nuk janë përmendur në këtë fletëudhëzim.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT

Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari.
Ky bar mund të merret vetëm me recetë të mjekut.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur.
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top