MESACOR Reviewed by Momizat on . Mesacor Tableta të veshura me film - 20 mg (Olmesartan medoksomil) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit. - Ruajeni kët Mesacor Tableta të veshura me film - 20 mg (Olmesartan medoksomil) Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit. - Ruajeni kët Rating: 0
You Are Here: Home » M » MESACOR

MESACOR

Mesacor
Tableta të veshura me film – 20 mg
(Olmesartan medoksomil)

mesacor

Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzues përpara se të filloni përdorimin e barit.
- Ruajeni këtë fletëudhëzues. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
- Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
- Ky bar është përshkruar për ju. Mos e jepni tek persona të tjerë. Mund t’i dëmtojë ata
edhe pse mund të kenë të njëjtat simptoma si ju.
- Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore keqësohet ose në qoftë se vëreni ndonjë
efekt tjetër anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni
mjekun ose farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzues:
1. Çfarë është Mesacor dhe përse përdoret
2. Përpara se të merrni Mesacor
3. Si ta merrni Mesacor
4. Efekte anësore të mundshme
5. Si ta ruani Mesacor
6. Informacion i mëtejshëm
1. ÇFARË ËSHTË MESACOR DHE PËRSE PËRDORET
Mesacor përmban substancën aktive olmesartan medoksomil, i cili është një antagonist i
receptorëve të angiotenzinës – II me veprim të ngjashëm me atë të losartanit.
Mesacor përdoret në kontrollin e hipertensionit.
2. PËRPARA SE TË MERRNI MESACOR
Mos merrni Mesacor nëse:
- keni mbindjeshmëri ndaj olmesartan medoksomilit ose ndaj përbërësve të tjerë të
2
tabletave Mesacor;
- vuani nga çrregullime të rënda të veshkave,
- vuani nga çrregullime të rënda të mëlçisë,
- jeni në tremujorin e dytë dhe të tretë të shtatzënisë,
- jeni duke ushqyer fëmijën me gji,
- keni obstruksion biliar.
Tregoni kujdes të veçantë me Mesacor
Pyesni mjekun tuaj përpara se të merrni Mesacor nëse keni:
- stenozë të arteries renale;
- stenozë të aortës ose të valvulës mitrale;
- kardiomiopati hipertrofike.
Këshillohet monitorimi i përqëndrimit të kaliumit në gjak, sidomos në të moshuarit dhe në
pacientët me çrregullim renal; në këta pacientë mund të jenë të përshtatshme doza fillestare
të vogla.
Pacientët me aldosteronizëm primar dhe Afro – Karaibianë (sidomos ata me hipertrofi të
ventrikulit të majtë), mund të mos përfitojnë nga efekti i antagonistëve të receptorëve të
angiotenzinës – II.
Mesacor duhet të shmanget në tremujorin e parë të shtatzënisë.
Marrja e barnave të tjera
Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Mesacor.
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni
marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë. Mos harroni të informoni
mjekun tuaj për trajtimin me Mesacor në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër gjatë trajtimit,
sidomos këta të mëposhtmit:
- kripërat e kaliumit, sepse rrisin rrezikun e hiperkalemisë;
- ciklosporina, sepse rrit rrezikun e hiperkalemisë;
- diuretikët (diuretikët kursyes të kaliumit dhe antagonistët e aldosteronit) sepse
stimulojnë efekt hipotensiv dhe rrisin riskun e hiperkalemisë;
3
- litiumi, sepse eliminimi i tij reduktohet nga antagonistët e receptorëve të
angiotenzinës – II.
Shtatzënia dhe ushqimi me gji
Mesacor duhet të shmanget gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.
Mesacor kundërindikohet gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të shtatzënisë.
Mesacor nuk rekomandohet gjatë ushqimit me gji.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Mesacor ka një ndikim të vogël ose të moderuar në aftësinë për të drejtuar automjetin. Në
disa raste, në pacientët që marrin terapi antihipertensive, Mesacor shkakton marrje mendsh
ose lodhje, të cilat mund të çrregullojnë aftësinë për të reaguar.
Informacione të rëndësishme mbi disa nga përbërësit e Mesacor
Ky bar përmban laktozë. Nëse ju është thënë nga mjeku juaj që keni intolerancë nga disa
sheqerna, kontaktoni mjekun tuaj përpara se të merrni këtë bar.
3. SI TA MERRNI MESACOR
Gjithmonë Mesacor merret ekzaktësisht si ju thotë mjeku juaj. Duhet të konsultoheni me
mjekun ose me farmacistin tuaj në qoftë se nuk jeni i sigurt.
Mesacor merret nga goja për trajtimin e hipertensionit. Pas dozës së parë, efekti hipotensiv
zgjat për 24 orë. Efekti hipotensiv është i dukshëm brenda dy javësh nga fillimi i terapisë dhe
është maksimal brenda 8 javësh.
Në fillim të terapisë përdoren 10 mg olmesartan medoksomil një herë në ditë. Në qoftë se
është e nevojshme, doza rritet në 20 mg një herë në ditë; maksimumi është 40 mg në ditë.
Në pacientët me çrregullim renal, nuk rekomandohet përdorimi i Mesacor në çrregullimin e
rëndë renal (kur klirensi i kreatininës është nën 20 mL/min.) duke qenë se përvoja është e
limituar, dhe doza maksimale në çrregullimin nga i lehtë në të moderuar (kur klirensi i
kreatininës është 20 deri në 60 mL/min.) është 20 mg në ditë.
4
Në mënyrë të ngjashme, në pacientët me çrregullim hepatik, nuk rekomandohet përdorimi i
Mesacor në çrregullimin e rëndë hepatik duke qenë se nuk ka përvoja të tilla. Pacientëve me
çrregullim hepatik të moderuar duhet t’i jepet një dozë fillestare prej 10 mg në ditë dhe doza
maksimale është 20 mg në ditë.
Në qoftë se keni marrë më shumë Mesacor
Në qoftë se keni marrë më shumë Mesacor se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se
fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të
telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që
duhet të ndërmerren.
Në qoftë se keni harruar të merrni Mesacor
Në qoftë se harroni një dozë (ose më shumë doza), merrni dozën në vazhdim kur të jetë
koha për marrjen e zakonshme të saj.
Mos merrni një dozë të dyfishtë (ose më të lartë) për të plotësuar dozën (dozat) e harruar(a).
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose
farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat e tjera, Mesacor mund të shkaktojë efekte anësore, të cilat janë zakonisht
të lehta, megjithëse jo çdokush i manifeston. Njoftoni mjekun tuaj për efektet anësore të
mëposhtme që mund t’ju shfaqen:
- hipotension simptomatik ku përfshihet marrja e mendve, kryesisht në pacientët me
reduktim të vëllimit intravaskular (p.sh. pacientët që marrin doza të larta të
diuretikëve);
- me raste mund të ndodhë hiperkalemi;
- të zakonshme: çrregullime gastro – intestinale, dhimbje kraharori, edemë periferike,
hipertrigliceridemi, lodhje, simptoma të ngjashme me ato të gripit, kollë, faringit, rinit,
infeksion i traktit urinar, hematuri, hiperuricemi, artrit, dhimbje të muskujve dhe të
skeletit;
- më pak të zakonshme: anginë, vertigo, rash;
5
- shumë të rralla: dhimbje koke, trombocitopeni, mialgji, prurit, urtikarie.
Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte
anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmëroni mjekun ose
farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI MESACOR
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Mesacor pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim.
Ruajeni në temperaturë nën 25°C.
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga dielli dhe nga lagështia.
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmbajnë Mesacor – Tableta të veshura me film 20 mg
Lënda vepruese është olmesartan medoksomil.
Çdo tabletë e veshur me film përmban 20 mg olmesartan medoksomil.
Përbërës të tjerë: laktozë monohidrat, celulozë mikrokristalore, hidroksipropilcelulozë, stearat
magnezi, acid stearik, dioksid silici koloidal, Opadry II i bardhë.
Përmbajtja e paketimit:
Kuti kartoni me 30 tableta të veshura me film.
Mbajtësi i autorizimit për tregtim (MAT) dhe prodhuesi:
PROFARMA Sh.a.
Rruga “Myslym Keta“
Tel.: 00355 4 23 89 602
Tiranë – Shqipëri
Ky fletëudhëzues u formulua në Tetor 2014.

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top