Mesaflor (tableta) Reviewed by Momizat on . Mesaflor (tableta) Përbërja: -Mesaflor 500mg tablet të veshura. Një tabletë përmban: Principi aktiv: acid 5 aminosalicilik (mesalazine) 500 mg. Eksipientë: lakt Mesaflor (tableta) Përbërja: -Mesaflor 500mg tablet të veshura. Një tabletë përmban: Principi aktiv: acid 5 aminosalicilik (mesalazine) 500 mg. Eksipientë: lakt Rating: 0
You Are Here: Home » M » Mesaflor (tableta)

Mesaflor (tableta)

Mesaflor (tableta)

Mesaflor

Përbërja: -Mesaflor 500mg tablet të veshura.

Një tabletë përmban:

Principi aktiv: acid 5 aminosalicilik (mesalazine) 500 mg.

Eksipientë: laktosë, stearat magnesi, sodio karboksimetilamid, talk, polivinilpirolidon, kopolimer i tipit B i acidit metrakrilik, bioksid titani, citrat trietili, polisorbat 80, feroksid i verdhë (E 172), ferroksid i kuq (E 172)

Forma farmaceutike:
Tableta të veshura: 50 tableta 500 mg.

Kategoria farmakoterapeutike:
Antiinflamator intestinal.

Indikacionet terapeutike:

Tableta : koliti ulçeros dhe morbus Kron, trajtimi i fazës aktive të sëmundjes ,parandalimi i recidivave .

Kundërindikacionet:
Hipersensibiliteti ndaj salicilateve dhe komponenteve të tjerë dhe substancave rreptësisht të koreluara përsa i përket këndvështrimit kimik.Ulçera gastrike ose duodenale preesistente.
Pacientë me diatesë hemorragjike .
Fëmijë nën 2 vjeç.
Evitoni përdorimin e tabletave në fëmijët më të vegjël se 6 vjeç.
Përgjithësisht i kundërindikuar në shtatëzëni dhe në gjidhënie.

Masa për përdorimin:
Recidiva të simptomatologjisë objektive dhe subjektive pas ndërprerjes së trajtimit ose gjatë një trajtimi të papërshtatshëm.
Për formën orale në pacientët të cilët kanë vonesa në tretje ose janë të diagnostikuar me stenoze të pilorit, mund të ndodhë dalja e përbërësit aktiv në stomak duke çuar në irritim gastrik dhe duke e humbur kështu vlerën e preparatit.
Në pacientët me dëmtim të funksionit renal dhe hepatik duhet përdorur me shumë kujdes për shkak të karakteristikave të tij sintetike dhe metabolike.
Funksioni renal duhet monitoruar me kujdes gjatë trajtimit, sidomos në pacientët me anamnezë pozitive për patologji renale.
Duhet evituar përdorimi në pacientë me insufiçiencë renale.
Para se të fillohet trajtimi pacienti duhet ti nënshtrohet të gjitha analizave të nevojshme për të përcaktuar saktësisht diagnozën dhe indikacionet terapeutike.
Në pacientët të cilët trajtohen me hipoglicemiante orale, diuretike,apo kortikosteroide preparati duhet të përdoret me shumë kujdes.
Në pediatri preparati duhet të përdoret vetëm në raste të domosdoshme dhe nën kontrollin e mjekut.
Në fazat aktive të gradave të rënda këshillohet të shoqërohet me një kortizonik në rrugë sistemike.

Ndërveprimet me preparate të tjerë:
Në rastet e marrjes së Mesflor 500mg tableta të veshura duhet evituar marrja e laktulozës ose e preparateve të tjera, që duke ulur pH e kolnit, mund të bllokojnë lirimin e meslazinës.
Mund të fuqizohet efekti hipoglicemiant i sulfanilurese.
Nuk janë zbuluar ndërveprime me kumariniket, metotreksatin, probenecid, sulfinpirazone, spironolaktone ,furosemid dhe rifampicinën.
Është e mundur të fuqizohen efektet e padëshiruara të kortikosteroidëve në nivelin gastrik.

Përkujdesje të veçanta:
Përdorimi i zgjatur i preparatit mund të shkaktojë fenomene të sensibilizimit.
Shfaqja e fenomeneve te tilla kërkon ndërprerjen e menjëhershme të trajtimit.
Recidiva të simtomatologjise objektive apo subjektive mund të shfaqen si pas ndërprerjes së mjekimit ashtu edhe gjatë një trajtimi të papërshtatshëm.
Tabletat përmbajnë laktozë, dhe për këtë duhet të kihet kujdes në pacintët që shfaqin intolerancë.

Shtatëzania dhe gjidhënia:
Në shtatëzani preparati duhet përdorur vetëm në raste të domosdoshëm dhe nën kontrollin e rreptë të mjekut.
Megjithatë në javet e fundit të shtatëzanisë dhe gjidhënies përdorimi i këtij preparati duhet evituar.

Efektet mbi ngarjen e makinës:
Preparati nuk e ul përqëndrimin dhe nuk provokon përgjumje në pacientët gjatë trajtimit.

Mbajeni larg fëmijëve.

Dozat, mënyra dhe koha e administrimit:

-Tabletat e tretshme: 1 tabletë 3 herë në ditë, para ushqimit.
Doza mund të rritet deri në 8 tableta në ditë në raste të rënda. Përdorimi i tabletave duhet të evitohet në fëmijët më të vegjël se 6 vjeç.
Zgjatja e trajtimit në fazën aktive është 4-6 javë.
Gjatë sëmundjes, duhet një dozë mbajtëse e zgjatur për të parandaluar rishfaqen dhe doza dhe frekuenca e dhënies së mesaflorit duhet të përcaktohet me kujdes nga mjeku.
Tabletat duhet të pihen të plota pa u copëtuar me një gotë ujë dhe larg vakteve.
Për fëmijët më të mëdhenj se dy vjeç dozat duhen reduktuar sipas gjykimit të mjekut.
Zgjatja e trajtimit në fazën aktive është 4 deri në 6 javë.
Gjatë sëmundjes, duhet një dozë mbajtëse e zgjatur për të parandaluar recidivat dhe doza dhe frekuenca e dhënies se mesaflorit duhet të përcaktohet me kujdes nga mjeku.

MBIDOZIMI
Nuk njihen rastet e mbidozimit. Në rast se ky ndodh pas marrjes së tabletave pacienti duhet të bëjë menjëherë lavazh gastrik dhe infuzione me solucione elektrolit.
Nuk është menduar për raste të mbidozimit gjatë përdorimit rektal.

EFEKTE TË PADËSHIRUARA
Jane evidentuar shqetësime gastrointestinale (nauze, dhimbje në epigastër, diarre, dhimbje abdominale) dhe dhimbje koke.
Preparati mund të jetë shkak në raste të rralla i një intolerance akute e cila shfaqet me spazma, dhimbje abdominale, diarre me gjak, ethe, dhimbje koke, prurit dhe erozione të lëkurës që kërkon ndërprerjen e trajtimit.
Janë evidentuar raste me leukopeni, neutropeni, trombocitopeni, hepatite, pankreatite, nefrite intersticiale dhe insufiçencë renale.
Rrallë mund të evidentohen reaksione të hipersensibilitetit (erozione të lekurës, ethe).
Në të tilla raste duhet ndërprerë menjëherë trajtimi.
Respektimi i udhëzimeve të fletës së brendeshme redukton shfaqjen e efekteve të padeshiruara.
Është e rëndësishme të komunikohet me mjekun ose me farmacistin për çdo efekt të pa dëshiruar edhe pse mund të mos jetë përshkruar në fletën ilustrative.

Tags: , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top