Metadon Alkaloid 10mg / 1ml (pika tretësirë orale) Reviewed by Momizat on . Metadon Alkaloid 10mg / 1ml (pika tretësirë orale) Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim - Ruajeni këtë fletudhëzim. Ndosht Metadon Alkaloid 10mg / 1ml (pika tretësirë orale) Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim - Ruajeni këtë fletudhëzim. Ndosht Rating: 0
You Are Here: Home » M » Metadon Alkaloid 10mg / 1ml (pika tretësirë orale)

Metadon Alkaloid 10mg / 1ml (pika tretësirë orale)

Metadon Alkaloid 10mg / 1ml (pika tretësirë orale)

Metadon Alkaloid 10mg , 1ml

Para se të filloni ta merrni këtë bar lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim
- Ruajeni këtë fletudhëzim. Ndoshta do të keni nevojë që ta lexoni përsëri më vonë
- Nëse keni ndonjë pyetje tjetër ju lutemi drejtohuni te mjeku juaj ose farmacisti
- Këtë bar nuk duhet t’ua jepni të tjerëve. Ky mund tu bëjë keq atyre edhe nëse kanë të njejtat simptoma me tuajat.
- Nëse do të keni ndonjë efekt të padëshiruar serioz, ose nëse do të keni ndonjë efekt të padëshiruar i cili nuk përmendet në këtë fletëudhëzim ju lutemi tregoni mjekut tuaj ose farmacistit.

Përmbajtja e fletëudhëzimit:
1. Çfarë është Metadon Alkaloid dhe për çfarë përdoret
2. Para se ta merni Metadon Alkaloid
3. Si të merret Metadon Alkaloid
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja e Metadon Alkaloid

Substanca aktive është metadon hidroklorid.

Substancat ndihmëse janë: benzoati i natriumit, gliceroli, monohidrati i acidit citrik, sorbitoli 70% (i pa kristalizuar), ujë i purifikuar.

1. ÇFARË ËSHTË METADON ALKALOID-i DHE PËR ÇFARË PËRDORET?

Përmbajtja:
1 ml tretësirë (30 pika) përmban 10 mg metadon hidroklorid.
1 ml tretësirë përmban 10 mg metadon hidroklorid.

Forma farmaceutike
Metadon Alkaloid-i është tretësirë e kthjellët, e pa ngjyrë.
Metadon Alkaloid 10 ml tretësirë orale:
Kutia e kartonit përmbanё një shishe me 10 ml tretësirë orale me pikatoren e plastikës dhe kapakun, si dhe fletëudhëzimin.

Metadon Alkaloid 100 ml tretësirë orale:
Kutia e kartonit përmban një shishe me 100 ml tretësirë orale me pikatoren e shkallëzuar të plastikës dhe kapakun, si dhe fletëudhëzimin.

Metadon Alkaloid 1000 ml tretësirë orale:
Kutia e kartonit përmban një shishe me 1000 ml tretësirë orale me pikatoren e shkallëzuar të plastikës dhe kapakun, si dhe fletëudhëzimin.

Si vepron Metadon Alkaloid-i?
Metadoni është medikament narkotik i tipit të opiateve, i cili vepron duke u lidhur për receptorët specifik opioid në tru.
Metadoni i suprimon ose i heq simptomat fizike të abstinencës (mungesës së barnave) te personat e varur.

Kur përdoret Metadon Alkaloid-i?
Metadoni përdoret për trajtimin e varësisë në opioide.
Metadoni gjithashtu mund të përdoret edhe te rastet e dhembjeve të fuqishme ose te kollitja intensive.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI METADON ALKALOID?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Metadon Alkaloid?
• Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në metadon ose në cilindo përbërës tjetër të barit Metadon Alkaloid-it.
• Nëse keni sëmundje respiratore si astma;
• Nëse keni lëndime të kokës;
• Nëse keni pankreatit, dhembje të paqartësuara të barkut;
• Nëse keni sëmundjen e quajtur porfiri akute intermitente;
• Nëse dhembja ose kollitja e juaj mund të trajtohet me barna të tjera të cilat nuk shkaktojnë varshmëri;
• Nëse në dy javët e fundit keni marrur inhibitorë të MAO (barna për trajtimin e depresionit);
• Nëse jeni duke e marrur barin naltrekson
• Nëse shkoni për lindje ose jeni në lindje.

Përkujdesje të veçanta me Metadon Alkaloid:
• Nëse keni sëmundje të mëlçisë;
• Nëse keni sëmundje të veshkave;
• Nëse vuani nga sëmundjet e zemrës sidomos me ndryshimin e rrahjeve të zemrës;
• Nëse keni tension të ulët të gjakut;
• Nëse keni shok (pamjaftueshmëri cirkulatore e gjakut);
• Nëse keni epilepsi;
• Nëse keni diabet (sëmundje të sheqerit);
• Nëse keni hipotiroidizëm (pamjaftueshmëri e gjëndrrës së tiroidesë);
• Nëse gjëndrra adrenale (mbiveshkore) është hiperaktive;
• Nëse vuani nga problemet me prostatë;
• Nëse keni histori familjare te vdekjes së menjëhershme pa arsye.
• Nëse keni nivel të ulët të kaliumit, nariumit ose magnezit
• Nëse jeni tepër i sëmurë ose nëse jeni i moshuar. Ju mund të jeni të ndjeshëm në veprimet e këtij bari.
Metadoni mund të jepet te fëmijët vetëm në raste ekstreme.

Përdorimi i Metadon Alkaloid-it me ushqime dhe pije
Për pacientët që janë në terapi mbajtëse me metadon rekomandohet që çdo dozë të hollohet me ujë (ose me lëngje tjera të përshtatshme).
Derisa jeni duke e marrur këtë bar nuk duhet të pini alkool.

Shtatzania dhe gjidhënia
Para se të merrni ndonjë bar duhet të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin.
Ju nuk duhet të merrni metadon nëse jeni duke shkuar për lindje ose nëse jeni në lindje.
Gratë shtatzëna mund të futen në programin e trajtimit me përdorimin e metadonit.
Kujdes i veçantё duhet me parandalimin e sindromit të abstinencës te i porsalinduri.
Gjidhënia është e lejuar te terapia mbajtëse, por dozimi duhet të jetë sa më i vogël që është e mundshme.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Ju nuk duhet të ngisni makinën ose të operoni me makineri derisa jeni duke e marrur këtë bar i cili në mënyrë të fuqishme ndikon në aftësitë psikofizike.
Ju mund ti ndërmerrni këto aktivitete vetëm me lejen e mjekut.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të tabletave Metadon Alkaloid
Metadon Alkaloid-i përmban sorbitol.
Nëse mjeku juaj ju ka thënë se ju nuk i toleroni disa sheqerna, para se ta merrni këtë bar bisedoni me mjekun tuaj.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.

Është me rëndësi të veçantё nëse në të njejtën kohë merrni edhe këto barna:
• Nalokson/naltrekson/buprenorfinë;
• Antibakterial (rifampicinë, klaritromicinë, eritromicinë);
• Barna kundër infeksioneve me kërpudha (flukonazol, itrakonazol, ketokonazol);
• Antikonvulsiv (barbiturate, fenitoinë, karbamazepinë);
• Antiviralë (ritonavir, nelfinavir, nevirapin, efavirenz, zidovudin);
• Barnat që e acidifikojnë ose e alkalinizojnë urinën;
• Inhibitorë të monoamino oksidazës (përdoren për trajtimin e depresionit);
• Antidepresivë të tjerë (p.sh. fluvoksaminë, fluoksetinë);
• Depresor të SNQ (p.sh. barna si sedativët, trankuilizantët, hipnotikët, anestetikët);
• Analgjetikët e fuqishëm p.sh. morfinë, kodeinë, pentazocinë);
• Cimetidinë – për zvoglimin e prodhimit të acidit në stomak);
• Barna për probleme me zemër (verapamil, enalapril);
• Barna diuretike (barna që rritin sasinë e urinës).

3. SI TË MERRET METADON ALKALOID?
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit në varësi nga natyra e sëmundjes.
Dozimi është individual dhe mund të ndryshohet në harmoni me gjendjen e pacientit.
Rekomandohet që çdo dozë të hollohet me ujë (ose me ndonjë lëng të përshtatshëm).

Dozimi i rekomanduar është:
Procedurat detoksifikuaese
Stabilizimi (në mungesë të simptomave substanciale të abstinencës) shpeshëherë mund të arrihet me dozën ditore prej 40 deri në 60 mg.
Pasi që pacienti të stabilizohet brenda disa ditëve, dozimi i metadonit mund të zvoglohet gradualisht në ditë ose në interval prej 2 ditësh derisa të arrihet gjendja pa bar.
Programi mbajtës
Përdoruesit e fortë të agonistëve të opiateve zakonisht në fillim marrin 30 mg metadon dhe 10 mg tjera në 3-8 orë nëse është e nevojshme. Doza totale ditën e parë nuk duhet të tejkalojë 40 mg. Stabilizimi i dozës mbajtëse zakonisht shfaqet te doza 40-120 mg në ditë.
Trajtimi i dhembjes
Për lirimin fillestar të dhembjeve të fuqishme, dozimi i zakonshëm i metadonit është 2.5-10 mg çdo 3-4 orë nëse është e nevojshme. Për lirimin e dhembjeve kronike të fuqishme, metadoni jepet në dozë orale 5-20 mg çdo 6-8 orë. Pacientët me dhembje kronike të kancerit metadonin duhet ta marrin jo më shpesh se çdo 4 orë gjatë 3 – 5 ditëve të para, të cilën e pason doza fikse çdo 8 deri në 12 orë në varësi nga nevojat e pacientit.
Kollitja e padurueshme
Për kontrollimin e kollitjes së padurueshme e përcjellur me dhembje, metadoni zakonisht jepet në dozë 1 deri në 2 mg çdo 4 deri në 6 orë, por te përdorimi i gjatë të zvoglohet në dy herë në ditë.
Dozimi në pediatri:
Detoksifikimi dhe terapia mbajtëse me metadon duhet të harmonizohet me protokolet e aprovuara klinike dhe rregullativat e aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Dozimi duhet të harmonizohet me kujdes nga ana e mjekut në bazë të peshës trupore dhe moshës.

Nëse përdorni Metadon Alkaloid më shumë sesa duhet:
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Metadon Alkaloid sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin. Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Simptomat e mbidozimit janë: vështirësitë me frymëmarrje, përgjumje e theksuar ose edhe stupor deri te koma, zvoglimi i bebzave të syve, lëkura e ftohtë dhe e njomë, ngadalsim i theksuar i frekuencës së zemrës, dobësi muskulare.
Në raste ekstreme, frymëmarrja ose qarkullimi i gjakut mund të ndalen dhe të shfaqet ataku i zemrës.

Nëse keni harruar ta merrni Metadon Alkaloid
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Metadon Alkaloid
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mjeku juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Simptomat e efekteve të abstinencës janë pagjumësia, dhembjet, shkuarje e hundëve, teshtimë, marramendje, humbje e oreksit, diarre). Mjeku juaj do ta zvoglojë dozën gradualisht.
Pas sindromit të abstinencës zvoglohet edhe toleranca prandaj dozat që më parë kanë qenë të tolerueshme tani mund të jenë fatale.

Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4. EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Metadon Alkaloid mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
• Te të varurit nga narkotikët në fillim të trajtimit shfaqen: euforia, marramendja, përgjumja, nauzeja, vjelljet, kapsllëku, djersitja ekscesive, çrregullimi i urinimit, enjtjet;
• te personat e varur nga opioidet gjatë fazës së terapisë mbajtëse: djersitje profuze, nauze, kapsllëk;
• te personat e pavarur në opioide: euforia, kokëdhembja, pagjumësia, agjitacioni, ndryshimi i perceptimit të të pamurit, tharja e gojës, anoreksia, hipotensioni, retencioni urinar (pamundësia e urinimit, rënia e libidos, varshmëria, toleranca.
Tregoni mjekut tuaj, ose drejtohuni te spitali më i afërm nëse shfaqen:
• Kruarje, skuqje, urtikarie.
• Vështirësi në frymëmarrje dhe marramendje;
• Ndryshime në ritmin e zemrës;

Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletëudhëzim.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT

Ruajtja
Fëmijët të mos kenë arriitje në këtë bar!
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.
Bari mund të ruhet për një muaj nga hapja e parë, nëse ruhet në temperaturë nën 25ºC, i mbrojtur nga drita.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Metadon Alakaloid tretësira orale merret vetëm me recetë të mjekut.
Metadon Alakaloid tretësira orale përdoret në institucionet shëndetësore.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Comment

© 2013. Te gjitha te drejtat e rezervuara.

Scroll to top